Por kur ju poqi me mua Dashuria…

Shkruar nga Françesko Petrarka

Poezi moderne dhe jo vetëm ajo dashurore, lirikat te “Canzoniere” të Françesko Petrarkës janë pranuar si model, duke u përpunuar në shekujt e mëpasëm; një tufë nga këto lirika, të përzgjedhura janë sjellë në shqip nga Ferdinand Leka

I

Ky sonet mund të quhet si një hyrje e Kanconieres së Petrarkes, megjithëse në të vërtetë do të ishte epilogu i tij, sepse besohet që është shkruar në vitet e fundit të jetës së poetit, kur mendoi t'i rendiste e t'i rregullonte lirikat e veta.

Është si një prelud poetik ku tingëllojnë shumë motive që do të zhvillohen në lirikat e tjera. Tek poeti luftojnë në mes tyre ndjenjat e njeriut të ri të Rilindjes Evropiane, pasionet tokësore me ndjenjat kristiane, të fuqishme në mesjetë, që e shtyjnë të pendohet për dëshirat e kësaj bote dhe i bëjnë thirrje të mendojë për jetën e përtejme.

Ju që dëgjoni sot në vargjet e mi,

Tingujt me psherëtima e ngashërime,

Ushqim zemre në rini plot gabime,

Kur nga ç'jam sot isha tjetër njeri.

Shpresoj të gjej mëshirë e dhembshuri,

Për shpresa të kota, vuajtje edhe pësime,

Shprehur me stile të ndryshme dhe arsyetime,

Për ata që e dinë ç'do të thotë dashuri.

Porse tash vonë e kam kuptuar mirë,

Se u bëra përralla e botës për kohë të gjatë,

Sa turp prej vetes sime tash më vjen;

E turpi është fryti i kësaj kllapie të vështirë,

Pendimi i hidhur e shikimi qartë,

Ëndërr e shkurtër është çka botës pëlqen.

II

Poeti tregon si u sulmua në befasi nga Dashuria, që e plagosi papritur dhe pastaj e nënshtroi pa shpëtim. Me sa duket poeti e ka hartuar në moshë të vonë, për ta vënë në fillim të Kanconieres, ashtu si dhe sonetin e mëparshëm.

Disa kritikë të tjerë mendojnë së është një nga lirikat e para të poetit në moshë të re e për më tepër bën fjalë për një dashuri tjetër, para Laurës.

Për një hakmarrje të hirshme të vet,

E njëmijë fyerje në një ditë për të goditur,

Përsëri Dashtnia tinëz harkun pat ngritur,

Si ai që të dëmtojë vend e kohë pret;

Virtyti strehë thellë përbrenda gjet'

Ndër sy dhe zemër, në mbrojtje duke pritur,

Derisa goditja për vdekje pat zbritur

Aty ku e ka zakon të vejë çdo shigjetë

Por i hutuar nga sulmi i papritur,

Nuk pati kohë sa duhej, as fuqi,

Virtyti ta përballte me arme atë zor;

O në atë majë të vështirë e të lartë i ngjitur

Nga brenga për të shpëtuar me dredhi,

Siç do tashti, por s'ka kush i jep dorë.

III

Duke zhvilluar më tej motivin e sonetit të mëparshëm, përshkruan si nisi dashuria e tij për Laurën dhe përcakton edhe ditën (6 prill 1327). Poeti nuk dyshonte se do të binte në Dashuri pikërisht të Premten e Madhe, kur bota e krishterë është në zi për vdekjen e Krishtit.

Nga dhimbja për Atë që i ka krijuar,

Atë ditë rrezet e diellit humbën ngjyre,

Kur unë rashë në lak, pa ditur se në atë mënyrë,

Po më lidhnin, grua, ata sy të shkruar;

Në atë kohë s'dyshoja do më kishin sulmuar

Shigjeta të Dashurisë, prandaj pa kqyrë

Asnjë dyshim, e me besim në fytyrë,

N'dhimbje të përgjithshme imja ka filluar.

Pa armë kur isha Dashuria më shitoi,

Rruga nga sytë në zemër s'kishte derë,

Prandaj tash lotët më kullojnë si kroi;

Por, më duket mua, s'e pati për nderë,

Kur juve, armëngjeshur, harkun s'ju tregoi,

Mua të më plagosi në atë gjendje të mjerë.

IV

Ngre lart Laurën, duke kujtuar që, ashtu si vetë Krishti nuk deshi të lindte në Romë, por në Judë, ashtu dhe vasha e Poetit doli në dritë në një fshat të vogël dhe të rëndomtë.

Ai që të pakufi e tregoi artin,

Tërë mjeshtërinë e bindshme dhe të vlerë,

Kur e krijoi këtë dhe atë hemisferë,

E më të urtë bëri Jovin se Martin;

Kur, për të sqaruar shkrimet, drejtoi hapin,

Drejt tokës sonë, mbetur në terr ngaherë,

Pjetrin e Gjonin hoq rrjetash me 'i herë,

E i bëri mbretërinë e qiellit të kapin.

Nuk desh të lindej në Romë, vend madhështori,

Por në Jude, pse mbi të gjitha donte

Të çmohej përvuajtëria në këtë botë.

E tash nga i vend i vogël një diell nxori.

Sa dhe natyra rreth e falënderonte,

Që u lind aty një grua aq hireplotë.

VII

Nxit një mikun e vet të studiojë me ngulm letërsinë dhe filozofinë, pa marrë parasysh mundin dhe sakrificat që nevojiten për të arritur majat në këto fusha. Njëkohësisht ankohet për braktisjen e tyre nga shumë veta për t'u dhënë pas përfitimeve të shpejta materiale.

Puplat e buta, gjumi e grykësia,

Nga bota çdo virtyt e kanë dëbuar,

Prandaj nga rruga e mbarë tash ka dredhuar,

Natyra jonë, e mundur nga mbrapshtia.

Kaq është errësuar, humbur ka hijeshia

E qiellit, ku çdo jetë është formuar,

Saqë me gisht sot kanë për ta treguar,

Këdo që Helikone do të rrjedhë poezia.

Kush pyet për larin? Për mirtin e hijshëm?

"Filozofi, tash je skamnore e mekur",

Thotë turma e etur vetëm për fitimet.

Në rrugën tjetër pak kanë për të ndjekur,

Por aq më tepër të lut, shpirt i njerëzishëm,

Punën fisnike mos ta prejnë mundimet.

XI

Pasi Laura e kupton dashurinë që ndien për të, tregohet më e rreptë ndaj tij dhe për këtë qëndrim të saj ankohet poeti në këtë baladë të quajtur "Balada e Velit".

Pa velin në fytyrë, në hije o në diell,

Grua, s'ju pashë ndo 'i herë,

Mbasi e kuptuat atë dëshirë që më ther,

E çdo tjetër lakmi zemre më heq fill.

Fshehur sa i mbajta të bukurat mendime,

Që në prag të varrit më çuan nga lakmia,

Pashë se në fytyrë ju ndritën rreze mëshire;

Por kur ju poqi me mua Dashuria,

Flokët e artë s'pranuan më shikime,

E ata sy dashnorë nga dheu i prire.

E humba, i mjeri, atë shikim plot hire.

Për vdekje ai vel më sundon,

Në vapë e në akull kur përherë mbulon,

Të bukrit sy, e u merr atë dritë të kthillë.

XIII

Poeti bekon çastin në të cilin njohu Laurën, sepse dashuria për të e pasuron shpirtërisht dhe e shpie tek e Mira më e lartë. Është edhe ky një ndër sonetet me të njohura të Petrarkës.

Kur në mes të grave tjera Dashuria,

Në të bukurën fytyrë zë vend te ajo,

Më pak e hijshme duket cilado,

E nga dëshira vlojnë ndjenja e mia.

Duke bekuar vend, kohë e orë rrija,

Që sytë e mi më lart panë se kushdo,

E i them unë shpirtit: shumë ti falëndero,

Që aq e lartë t’u bë atëherë sajdia.

Prej saj të vjen mendimi dashuror

Që, kur e ndjek, te e mira e lartë të çon,

Duke përçmuar çfarë lyp çdo tokësor;

Prej saj të vjen gjithë ai hir shpirtëror,

Që fill për shteg të qiellit të drejton,

Sa që tashti mua shpresa më krenon.

XV

Poeti, duke u larguar nga Laura, plot me trishtim kthen kokën prapa dhe shikon me lot në sy vendin ku e lë atë. Është i dëshpëruar që duhet të jetojë pa të dashurën, por Dashuria e ngushëllon në vargjet e treshes së fundit të sonetit.

Unë për çdo hap rri prapa duke u kthyer,

Me trup të lodhur që memzi e baj,

E ajri që ju thithni më bën të ofshaj,

Më ngushëllon, para rri duke më shtyrë;

Pastaj, kur shoh ç'e mirë më është rrëmbyer,

Rrugën e gjatë e jetën të shkurtë, nuk bëzaj,

Mbes shtang i zbehur, hapat në vend i mbaj,

sytë me lot më rrinë përtokë mbërthyer.

Nga 'i herë në mes të vajit që më trishton,

Si munden këto gjymtyrë- dyshim më përftohet

Nga shpirti i vet të rrojnë kaq larguar?

Por më gjegjet Dashuria: a s'të kujtohet

Se të gjithë dashnorët kështu e kanë zakon,

Nga çdo cilësi njerëzore të përjashtuar?

XVI

Larg Laurës, Poeti rri duke kërkuar me ankth në gratë e tjera mos gjendet ndonjë që t'i kujtojë tiparet e saj, duke menduar se kështu mund të gjejë pak ngushëllim. Në dy strofat e para e krahason veten me një plak të lodhur që merr rrugën për në Romë për të parë pëlhurën me të citën besohej se Veronika e Biblës i kishte fshirë fytyrën Krishtit gjatë rrugës së Kalvarit dhe aty kishte mbetur shëmbëllimi i tipareve të Krishtit.

Plaku thinjosh, i zbehtë, merr rrug'n e vyer,

Të bukurin vend të lindjes ka braktisur

Dhe të dashurit e vet, të lemerisur,

Se nuk e dinë vallë prap ka për t'iu kthyer.

Trupin e lashtë me zor shkon duke e shtyrë,

Ditët e fundit të jetës duke i grisur,

Vetes i jep mos të presë rrugën e nisur,

Lodhur nga udhëtimi edhe mosha e thyer;

Dhe mbrrin në Romë, i nxitur nga dëshira,

Fytyrën për të parë të vetë Atij

Që dhe atje lart në qiell shpreson ta ketë,

Ashtu, unë i mjeri! nganjëherë u prira,

Të shoh ndër tjera, o grua, sa ka mundësi,

Formën tënde të lakmuar të vërtetë.

Laura është drita që ia merr sytë Poetit dhe e vret. Ai dëshiron të ikë prej saj, por mendimi për të e ndjek kudo dhe e bën të qajë me dhimbje të thellë.

Kur jam drejtuar krejt nga ajo anë,

E bukura fytyrë e vashës ku lëshon dritë,

E në mend më është ngulitur ajo dritë,

Që më ndez përbrenda e më djeg tejembanë;

Unë që kam frikë se zemra mund të marrë anë,

Po shoh te vetja si fiket çdo dritë;

Eci si i verbëti që ndër sy s’ka dritë,

E prapëseprapë lëviz ai nga çdo anë.

Pra, nën goditjet e vdekjes pikëlluese,

Iki, por s'jam i shpejtë, e ajo deshirë

Kudo më ndjek, e nuk më lë në vetmi;

I heshtur eci, pse çdo fjalë pikëlluese,

Njerëzit do i zhgrehte në vajë, e un kam dëshirë

Lotët e mi të derdhen në vetmi.

XIX

E ka të vështirë të përballojë shikimin e Laurës, por megjithëse kjo e mundon shumë, nuk rri dot pa e kërkuar atë.

Përmbi tokë gjenden me sy pishë frymorë,

Që dritën diellit pa frikë ia shikojnë,

Por disa tjerë nuk mundin ta durojnë,

E veç nga mbrëmja dalin, si me zor;

Tjerë, lakmi e çmendur i gënjen çdo orë,

Se zjarri që shkëlqen do t'i gëzojnë,

Por flakët e këtij do i përcëllojnë;

I mjeri unë, që bëj pjesë në këtë dorë.

Se nuk kam forcë, jo kurrë, ta pengoj dritën

E asaj grua, s'di si të gjej mbroje,

I futur në errësira, natën vonë;

Pse fati im më shtyn ta shoh pa droje,

Me sy të sëmurë, nga vaji që më veniten,

E mirë e di se ndjek çka më shkrumbon. 

Standard

Timo Flloko, një poezi lamtumire për Ali Podrimjen

Takimi i fundit kishte qenë vetëm dy muaj më parë në takimet letrare “Azem Shkreli” në Pejë, që përkonte me 15-vjetorin e vdekjes së poetit e prozatorit kosovar. I kishte dhënë dhe një poezi. Aktori Timo Flloko e përjetoi jo me pak dhimbje ndarjen nga kjo jetë të mikut të tij, Ali Podrimja. “Jam njohur me të personalisht pas viteve ’90. Madje ka qëlluar të jemi takuar bashkë me Bekim Fehmiun. Jemi takuar shpesh, në Kosovë e në Shqipëri, madje kemi këmbyer edhe poezi e dorëshkrime”, kujton Flloko. Por i paharrueshëm do të mbetet për të takimi më i fundit. I kujtohet se si një fotograf kërkonte Ali Podrimjen, por nuk e njihte e aktori, për shaka, i thotë: Jam unë! Ata që ishin përreth qeshën. “Të gjithë duam të kemi diçka prej poeti, si Aliu, u thashë”. Në këtë takim të fundit, Podrimja i dhuroi aktorit një poezi të vetën, të cilën e kishte shkruar në vitin 2006. Titullohet “Në teatrin ilirik”. Në dedikim i shkruan: “Timos me zemër! Tani gjendemi në teatrin “Estref Begolli”. Me zë të dridhur aktori lexon poezinë. Ia ka kushtuar poetit Mihal Hanxhari. Në një dëgjim të parë duket kështu, por në të vërtetë duket si një kumt për fundin e tij të papritur në Francë. Poezia mbyllet “Tek varri i poetit mbinte Pylli Magjik i Vajit”. Trupi i pajetë i poetit kosovar u gjet më 21 korrik, në një pyll afër qytetit Lodeve në Francë, ku merrte pjesë në edicionin e 15-të të festivalit të poezisë “Zërat e Mesdheut”.

Për mikun që nuk jeton më, Flloko ka shkruar një poezi, titulluar “Hyu i Pyllit të heshtjes”, e cila botohet për herë të parë.
Hyu i Pyllit të heshtjes

Timo Flloko

Thonë se hyre në pyllin magjik, në Bois de Boulogne,

në pyllin e dashurisë…

Thonë humbe kujtesën – ndoshta dhe shpresën (!),

në ikjen tej vetes,

zhveshur,

në vdekje,

mbi trup të natyrës.

Nga pezmi mik,

a kohës për të ikur,

atje,

në zemër të pyllit,

ia zure shtegun të përkohshmes jetë,

natës plot mistere?…
Të dehu aroma dhe ëndërrove një pemë,

të lashtë sa krijimi,

pemën e Lumit,

birit,

nga amshimi,

ndjeve mall, etje,

luajte me vdekjen,

prej dëshpërimit…

Erdh’ koha, the,

më lini këtu, në shpirt të pyllit,

me nimfat enigma,

të fle…

Kjo fshehtësi përjetë është e imja…

Jam hyu i dashurisë,

Ali Podrimja…

Dhe portat e erërave mbylle.

U shtrive enkas mbi shtrojën e heshtjes,

në zgrip të harresës,

për t’ia lënë peng misterin,

botës,

universit…
Re, fjete në pyll,

dhe u pa një yll,

që të mbuloi me rreze…

Vallë ashtu deshe!…
(Në ëndrra, Artemida,

me hark ta shënjoi zemrën,

të qëlloi në asht,

dhe ëmbëlsisht të vrau.)
Vdekje e lehtë,

për një poet!
Harresë sublime,

mbi drithërima gjethesh që shushurijnë vargje

orfeiane,

u shtrive, fjete,

me Zotin mbi vete.
Kështu ish parathënë,

e papritura ikje,

e jotja,

e ankthtë,

e frikshme,

e mistertë,

e mahnitshme…

prej poeti.

Pse nuk kthehet tryeza 100-vjeçare e Mjedës?

Më 1 gusht, në Kukël të Shkodrës do të përkujtohet 75-vjetori i Ndre Mjedës. Do të bëhet përurimi i ringritjes së kompleksit muzeor, vendosja e shtatores prej bronzi, por do të mungojë tryeza 100-vjeçare ku ka punuar Mjeda. Muzeu Historik i Shkodrës nuk jep përgjigje për ekspozimin e saj
Mentor Qyku*

Jemi para një ngjarjeje të madhe me rëndësi kombëtare: 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe në kuadrin e këtij jubileu, do të përjetojmë 75-vjetorin e vdekjes së një prej pararendësve më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, Dom Ndre Mjeda. Me këtë rast, më 1 gusht do të zhvillohet një veprimtari e dendur shkencore dhe përkujtimore, në Kukël-Bushat (Shkodër). Mund të themi se është organizuar një rikthim plot dinjitet i Mjedës në këtë trevë, ku ai jetoi, shërbeu dhe krijoi veprat e tij për tre dhjetëvjeçarë. Që më 16 dhjetor 2011, Ministria e Kulturës ka shpallur Kishën e Shën Shtjefnit dhe Shtëpinë famullitare të Ndre Mjedës në Kukël, monument kulture. Tani ka përfunduar faza e parë e rindërtimit të këtij kompleksi muzeor, çka përbën një lajm të mirë për shqiptarët, të cilët shpejt do të kenë një qendër muzeore më shumë dhe jo dosido, por të klasit të parë, ashtu siç e meriton një figurë e tillë e shquar, si Ndre Mjeda. Edhe problemi i derdhjes në bronz i shtatores së Mjedës tashmë është zgjidhur përfundimisht, falë përkushtimit të  Vladimir Llakaj (me fonderinë private) dhe skulptorit të talentuar, Sadik Spahiu, i cili me plot dashamirësi e realizoi këtë shtatore. Ajo do të përurohet pikërisht ditën e caktuar, më 1 gusht në Kukël. Mjeda kthehet kështu madhështor “te njerëzit e tij”, tek ai truall që e deshi aq shumë, për të cilin bëri aq plane dhe projekte dhe punoi e krijoi aq shumë. Pas një periudhe të errët dhe të gjatë, ai kthehet në vendin e vet, ashtu madhështor dhe i thjeshtë njëkohësisht, ashtu si e mbajnë mend bashkëkohësit. Tani kemi përpara fazën tjetër të projektit për qendrën muzeore “Ndre Mjeda”: Po mendohet e punohet për restaurimin e shtëpisë së Mjedës dhe plotësimin e saj me reliktet e poetit. Janë plane për ta kthyer atë në një qendër të studimeve albanologjike, aq edhe turistike-kulturore.

Rikthimi i tryezës 100-vjeçare
Kjo është pjesa e gëzueshme, por kemi edhe anën tjetër: Ka një vit që shqiptarët presin të mësojnë se çfarë po bëhet me tryezën e punës së Mjedës, e cila për fat të mirë është ruajtur fizikisht, por që për fat të keq po rrezikohet dita-ditës që të dëmtohet dhe është lënë në mëshirën e fatit në depot e Muzeut Historik të Shkodrës. Qytetarët shqiptarë pyesin: Pse nuk ka filluar restaurimi i saj? Pse nuk dërgohet ajo relikt në vendin e vet, në “Qendrën Muzeore Ndre Mjeda” për t’u vizituar, të paktën me raste festash. Me të drejtë ato pyesin: A do ta shohin këtë relikt unikal në llojin e vet në 1 gusht të këtij viti, kur çdo gjë është organizuar më së miri, por vetëm ajo pritet të vihet në vendin e saj? Ka një vit që pyesin dhe nuk marrin përgjigje. Janë kryer disa nga procedurat për restaurimin e kësaj tryeze relikt nga institucionet përkatëse, por ka një moskokëçarje të çuditshme nga organet administrative të Ministrisë se Kulturës dhe Muzeut të Shkodrës ndaj kësaj çështjeje. Ministri i Kulturës ka bërë premtime, por deri tani nuk është bërë asgjë konkrete. Janë marrë vesh shtete të ndryshme për lëvizjen e veprave të artit botëror. Sot edhe muzetë më konservatorë janë bërë të hapura për publikun e gjerë. Duhen masa sigurie: natyrisht shteti i merr ato. U morën vesh Shqipëria me shtetin austriak dhe po kthehen në vend, me rastin e Pavarësisë, përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit. Pse të mos merren vesh shqiptarët brenda të njëjtit shtet, shtetit të shqiptarëve që festojnë, nderojnë dhe krenohen njëkohësisht me figura të tilla si Mjeda. Nëse bëhet fjalë për ta ruajtur, themi se ajo duhet ruajtur nga agjentët biologjikë dhe fizikë të dëmtimit të veprave të artit. Nëse bëhet fjalë për ta mbrojtur nga rreziqet e tjera, edhe atë e ka në dorë Ministria e Kulturës e cila duhet të caktojë një organikë për këtë qendër muzeore të një rëndësie të veçantë. Në Arkivin e Qarkut Shkodër ruhen dokumente që provojnë se në vitet 1981-‘82 Komiteti Ekzekutiv i Rrethit Shkodër ka marrë vendime të rëndësishme në mbështetje të “Shtëpisë Muze Ndre Mjeda” përgjatë viteve 1982-1990. Janë kujdesur drejtpërdrejt kryetarët e Komitetit Ekzekutiv të kohës Lefter Goga dhe Nesip Ibrahimi. Të paktën të shkojmë deri te Ministria e Arsimit dhe e Kulturës e periudhës së diktaturës e cila, me 16 nëntor 1985 mori vendimin për emërimin e një personeli për Shtëpinë Muze “Ndre Mjeda”. Ky vendim ruhet në AQSH dhe u nis në Komitetin Ekzekutiv të kohës me shkresën nr. 6983 së bashku me organikën financiare për mbulimin e këtij punonjësi. Deri tani kanë treguar kujdes dhe janë angazhuar me këtë problem, drejtori i  Monumenteve të Kulturës të rrethit të Shkodrës, Ervin Gjini, drejtori i qendrës muzeore, Ndre Mjeda”, Dom Nikë Ukgjini, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, por duhet edhe më tepër të tregohet një interesim dhe angazhim për zgjidhjen e problemit nga autoritetet qendrore. Është në nderin e Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topallit, dhe të ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi, prezenca e tyre në veprimtarinë përkujtimore të këtij viti më 1 gusht në Kukël. Sivjet natyrisht duhet të jenë të pranishëm, edhe Kryeministri, Presidenti, si edhe kryetari i qarkut, kryetari i bashkisë dhe prefekti i Shkodrës, së bashku me drejtuesit e kulturës në vend. Gjatë diktaturës ishin fjalët, premtimet,  tani duhen vepra:  Në ceremoninë e përurimit të shtëpisë muze “Ndre Mjeda”  në Kukël, më 22 nëntor 1982 (janë fotografitë e rastit) kanë marrë pjesë personalitetet më të larta të Shkodrës, për kohën. Prezenca e personaliteteve më të larta që drejtojnë vendin sot në ditët e demokracisë dhe pjesëmarrja e tyre në veprimtaritë kushtuar këtij savanti që krijoi një epokë është më e pakta që duhet të bëjnë ata për kulturën e këtij vendi. Aq më shumë se kemi hyrë në fazën përfundimtare të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Shqiptarët ngado që janë pyesin më të drejtë: A do ta kenë fatin për ta parë tryezën e poetit të magjive të tingujve të shqipes, Ndre Mjedës, autorit klasik të kryeveprave të letërsisë shqipe: “Andrra e jetës”, “Lissus”, “Scodra”, “I tretuni”, “Vaji i bylbylit”, “Mahmud Pasha në Mal të Zi”, “Lirija”, “Meyerling”, “Gjuha shqipe”? Ata me të drejtë pyesin: cilët janë ata dashamirësit e vërtetë të kulturës kombëtare dhe cilët janë ata që e pengojnë këtë kulturë për motive të dobëta dhe meskine? Duam nuk duam, historia ka një të mirë të madhe: I shkruan këto gjëra dhe ua transmeton brezave. Prandaj, Ministria e Kulturës, duhet të bëjë çmos që tryeza 100-vjeçare e poetit, me 1 gusht të jetë e ekspozuar në Shtëpinë Muze të Mjedës, për kënaqësi të vizitorëve të shumtë të cilët do vërshojnë drejt Kuklit.

*Studiues

TREGIMET E PANJOHURA TE POETIT DIN MEHMETI. Shkruan Ali D. Jasiqi

Shkruan Ali D. Jasiqi

Pak kush e din se poet i mirenjohur, autor i afër 20 (njëzetë) përmbledhjeve të poezive dhe një drame Din Mehmeti ka shkruar edhe tregime. Sepse, ai asnjëherë nuk e ka përmend, se ka botuar edhe krijime në këtë gjini të krijimtarisë letrare. Në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, konkretisht në vitin 1961-1962 derisa punonim bashkë në rubrikën e kulturës të gazete “Rilindja”, kishte dalë nga shtypi përmbledhja e tregimeve” Ditari  i një gjuetari” të shkrimtarit të njohur rus Ivan  Turgenjeve në përkthim të mrekullueshëm, bërë me sa më kujtohet nga Mitrush Kuteli, të cilin e lexonim me ëndje. Me qenë se i ati i poetit ishte gjahtar Dini pat thënë se do të shkruaj disa tregime dhe kështu do të bënte një përmbledhje tregimesh me ketë tematikë, pasi kishte botuar tregime më parë. Vlen të theksohet se tregimet që i kishte botuar gjerë atëherë nuk kishin asgjë të përbashkët me idenë e Dinit për tregimet me tematikë nga gjuetia. Ato kishin tema tjera. Si do që të jetë kjo ide, pra hartimi i tregimeve për gjuetinë dhe gjuetarët, nuk u realizua asnjëherë sepse si shumë shpejt do të shkoj në studime postëdiplomike  në Beograd dhe nuk u mur më me hartimin e prozave. Me gjithë atë në të, përditshmen “Rilindja” kishte botuar disa tregime, që mbetet  në gazeta pa mund të përfshihen në ndonjë botim të veprave të autorit, por që dy nga ato u përmblodhën në revistën letrare “Admet” të Andi Meçajt. Dhe për habinë tonë as me rastin e botimit të kompletit të veprave të tij ai nuk e pa të udhës që këto tregime ti përfshinte në ndonjë nga veprat e tij.
Janë këto dy tregime “Në thellësitë joshëse ”dhe “Tanusha” të botuara në gazetën” Rilindja”, siç u tha më lartë. Ato janë të shkurta, dhe  bien
në sy se janë shkruar nga një poet i talentuar, nga një poet që metaforën e ka një nga mjetet më të preferuara të të shprehurit artistik. Temat që trajtohen në këto  janë të ndryshme, por me gjithë atë kanë diç të përbashkët. Dhe kjo është përshkrimin e ambientit ku zhvillohen fabulat, përkatësisht përshkrimin i fizionomisë se protagonistit të njërës nga prozat në fjalë. Derisa në tregimin e parë, pra në atë “Në thellësitë joshëse “epet atmosfera që krijohet nga loja e fëmijëve derisa po freskoheshin në lum , por që përfundon me pasojë tragjike, sepse  është  mbyt djaloshit  dhe atë e vajton e ëma. Tregimi përfundon me këtë “Po, bukuria ende kishte që të tri rrathët e veta të mëparshme; qiellin nëpër të cilin diell nuk ndalte udhëtimin, harkun e largët të liqenit ku kaltërsia e tij derdhej në kaltërsinë qiellore dhe degët e plepave të lartë të mbushur me këngën e bilbilave. Por asaj tani askush nuk i gëzohej e as që e vërente; e mbuloi pëlhura e tejdukshme e vdekjes dhe kukama e një nëne”. Pra loja e fëmijëve dhe gëzimi i tyre që e kishin gjet duke u freskua në lumë përfundon tragjikisht. Shoku i tyre mbytet dhe atë e përcjellin për në banuesen e fundit të gjithë të pikëlluar. Ndërkaq në tregimin e dytë, pra në atë “Tanusha” kemi të bëjmë me një personalitet të njohur nga letërsia popullore, nga krijimet imagjinatave të filozofisë popullore, por që në realitet, siç do të thotë edhe vetë autori, kjo nuk është Tanusha  që  ” nuk ishte Tanusha e këngëve popullore, por vashë e vërtetë”. Në tregim ajo na del edhe më e bukur se Tanusha e këngëve popullore. Andaj asaj ia kanë zilinë vajzat por e adhurojnë meshkujt për bukurinë dhe sharmin që e bën tërheqëse dhe gjithësi simpatike dhe të lakmueshme për djelmoshat  e moshës se saj.“Ajo ishte lulja nga e cila mblidhnin propolisin shërues bletët e dashurisë dhe shëronin varret tona djaloshare. Tanushë, moj Tanushë, t’u thefshin ato këmbë që të mundësojnë të ecish si hyjneshë dhe që na i shkatërrove foletë vështirë të ndërtuara të dashurisë! – mallkonin vashat e lëna pas dore nga dashnorët e vet. Tanushë, moj Tanushë, pse nuk pranon të të më bëhesh lule në shpirt që do të kundërmojë këndshëm nëpër dhomat e qenies sime rinore?, klithnin djemtë”.Por edhe fundi i saj është i papritur  nga se  pasi djaloshi, të cilit ajo i ofron dashuri e refuzon largohet nga fshati, për të mos u pa kurrë më. Djaloshi që e kishte refuzuar dashurinë e saj me mallëngjim e shef atë duke pritur në stacionin e trenit, që e dërgonte në rrugëtimin pa kthim.
Duke e dhenë kështu portretin e kësaj bukurosheje poeti Din Mehmeti ka realizua një nga tregimet e bukura të letërsisë shqipe. Mund të themi se po të vazhdonte të shkruante tregime ai do të behej një ndër prozatorët e shquar të letërsisë sonë bashkëkohore. Për këtë dëshmojnë dy tregimet që u zunë në gojë, të shkruara nga poeti Din Mehmeti.

TANUSHA
TREGIM NGA DIN MEHMETI

Ajo nuk ishte Tanusha e këngëve popullore, por vashë e vërtetë. Ndoshta edhe më e bukur se ajo e këngëve popullore, sepse ishte e pranishme, hapëronte pranë nesh dhe nuk kishte nevojë t’ia trillonim bukurinë. Erdhi në lagjen tonë si freski mpirës, si lule në lule, si ëndërr në ëndërr, bukuri që zbukuronte të bukurën. Erdhi dhe na bëri të gjithëve t’i harronim vashat me të cilat me vite kishim thurur kështjellat e kënaqësisë e dashurisë sonë. Prishi foletë e dashurisë rinore me kujdes të thurura. Përnjëherë na bëri me dije se as bukuria e as kënaqësitë kanë fund. Se ne ishim si peshq të cilët as në detin e bukurisë e sa në atë të dashurisë nuk ishin zhytur në thellësitë marramendëse. Ajo na detyroi të pyesnim veten se si kishim mundur t’i dashuronim vashat që donim, si kishim qenë aq të verbër të mos i hetonim të gjitha ata të meta që kishin krahasuar me ecjen e saj, me lëvizjen e shtatit, me ngritjen e duarve që t’i rregullojë flokët…, me rrezatimin magjepsës që na la pa gjumë dhe ua ndryshoi drejtimin ëndrrave tona. Të gjithë ne e dashuronim ndërsa ajo e gjora ishte vetëm një. Në kënd të dashurohej kur ne të gjithë njësoj gjunjëzoheshim dhe ishim në gjendje t’i premtojmë se hëna do ta ndriçonte dhomën tonë të dhëndërisë e jo poçi elektrik vetëm nëse ajo pranonte të bëhej nusja jonë. Dhe nuk ishte premtim i kotë; Tanusha do të ishte hëna që duhej të shndriste dhomën e dhëndërisë.
Sa dashuri shumëvjeçare shkatërroi Tanusha, sa vasha e mallkonin dhe sa djem i dorëzoheshin gjumit dhe zgjoheshin duke përmendur emrin e saj. Tanusha mori përmasat e lutjes së dashurisë, dashuri që na e shuante etjen njësoj si gota e parë e freskisë së mëngjesit pranveror. Ajo ishte lulja nga e cila mblidhnin propolisin shërues bletët e dashurisë dhe shëronin varret tona djaloshare.
Tanushë, moj Tanushë, t’u thefshin ato këmbë që të mundësojnë të ecish si hyjneshë dhe që na i shkatërrove foletë vështirë të ndërtuara të dashurisë! – mallkonin vashat e lëna pas dore nga dashnorët e vet.
Tanushë, moj Tanushë, pse nuk pranon të të më bëhesh lule në shpirt që do të kundërmojë këndshëm nëpër dhomat e qenies sime rinore?, klithnin djemtë.
Vallë kishte ndonjë djalë që nuk ëndërronte Tanushën ta ketë në shtrat? Vallë ekzistonte mashkull që do t’i kishte thënë jo Tanushës sikur ajo t’i kishte propozuar takim?
Ku është nisur Tanusha? Kush e ka lënduar zemrën e saj? – Pyesnin djelmoshat e lagjes sime njëri tjetrin kur e panë Tanushën me valixhet në dorë si largohej drejt stacionit hekurudhor duke dënesur. I bekuar qofsh o Zot që na shpëtove prej saj, murmurisnin vashat duke e shikuar me bisht të syrit.
Unë qëndroja ulur në këndin e rrugës që çonte drejt stacionit hekurudhor. Dënesja në vete. Askush nuk e dinte pse asaj dite qanim unë e Tanusha. Një natë më parë ajo më pyeti se a e dua. Më tha se më dashuronte për së tepërmi. Iu përgjigja se fare nuk mendoj në të, se as që e vërej kur kalon rrugës. Ç’ka nuk i thash, dhe ç’ka nuk gënjeva me qëllim që sa më shumë ta ofendoja dhe ta shuaja zjarrin e dashurisë së saj ndaj meje. Më hutuan fjalët e saj, nuk dija çka të bëjë me tërë atë bukuri verbuese të cilën ajo posedonte. Thjeshtë, bukuria e saj ishte trishtuese, mallkimi më i madh që bartte Tanusha me vete