Një riformim i vizionit për botën

Një riformim i vizionit për botën:
Natasha Lushaj

1. Romani i Gazmend Krasniqit, Shitësit e Apokalipsit, Saras2012, i vendos ngjarjet në kohë legjendare (e pakohë) apo si në një kryqëzim alegorik të kohëve të prapësive të fatit me ato të shlyerjes së “fajeve” ose “mallkimeve”. Marrëdhëniet hapësiro-kohore janë krejt tjetër në krahasim me romanin tradicional: tani e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja mbivendosen vazhdimisht, dilet nga koha objektive, e matshme nga sahati, kalohet te koha e “brendshme”, e cila është njëkohësisht kohë “e humbur” dhe kohë “mikse”. Në fakt, është një segment kohe, i hapur në të dyja anët (ku shkrihen: e shkuar – e tashme – e ardhme), fragment në të cilin kohët “ngjeshen” dhe bashkëjetojnë: që nga kohët primitive (shpellore), kohët “brenda telave” të para ‘90-s, deri te kohët postmoderne (avionët, interneti). Por nuk ka kufi të ndarë mes tyre. E shkuara dhe e ndaluara mbeten dhe rishfaqen nga njëri brez te tjetri, duke përsëritur stereotipin e të menduarit apokaliptik. Në funksion të kësaj është mungesa e kufirit midis jetës dhe vdekjes, midis qenies dhe mosqenies, midis botës që rrëfyer dhe asaj të nënkuptuar makthshëm, bota e Përtejanaltës (që gati ngjan me botën e përtejme, aq abstrakte është kuptimi dhe ekzistenca e saj nga analtasit e ngujuar mes mallkimit dhe tabuve). Prandaj edhe hapësira është e “deformuar”: toposi i ngjarjeve del shpesh nga vatra kryesore e tharmit autokton, Analta dhe shtëpia e Kasapit. Më saktë, ajo vatër “zgjerohet” pa kufi, duke qenë po ajo dhe përsëri jo ajo. Hapësira ku jetojnë, ku shkojnë e nga vijnë personazhet është toka dhe qielli, varri dhe shpella, bota përtej dhe pylli, vatra dhe maja e pemës. Hapësira kështu është edhe ajo një segment, e hapur nga të katër anët.

Gjuha e romanit nuk përshkruan “faktet”, por motivet dhe influkset e ndërgjegjes, labirintet e psikës, nisur nga konceptualiteti i një shoqërie me një vizion të thyer, të fragmentuar, të dalëboje, të realitetit. Këtij lloj romani nuk mund t’i kërkosh një paraqitje të qartë, me logjikë, të gjërave dhe pika fikse të verifikueshme të kohës dhe hapësirës. Kontakti si lexues me këtë lloj teksti është shumë më tepër se përjetim estetik, është riformim i vizionit për botën ku jeton.
Ajo që e unifikon këtë kronotopi të absurdit të përjetshëm është motivi i përsëritjes së mallkimit dhe i apokalipsit, që i trondit në rrokullimën e tyre, sa herë që ndërgjegjja njerëzore rinxjerr në rend të ditës ndryshimin, tejkalimin e tabusë. Janë ngjarje që ndodhin jo në kohë, por në psikë. Jo në realitet, por në gjuhë.
Ky lloj romani bëhet përshkrues i ndërgjegjes në krizë të njeriut bashkëkohor, në një shoqëri që e shqelmon, e godet dhe e dëbon nga radhët e saj, e bën të ndihet i huaj me veten dhe me të tjerët, me gjithë botën. Nga kjo narrativë dalin personazhe që çmontohen në historinë e dështimit të tyre, në historinë e ndërgjegjes së tyre të thyer. Por, sipas nesh, romani i G. Krasniqit e “lexon” realitetin edhe në përmasën e vet sociale, e reflekton krizën e thellë të njeriut, duke sonduar në ndërgjegjen e tij. Kufijtë e njeriut / lexim-receptimit ndoshta duhen kërkuar në vështirësinë dhe shpesh në paaftësinë për të paramenduar si hipotezë edhe një “njeri të ri” / lexues të ri.

2.
Gazmend Krasniqi

Realitetin e romanit mund ta shohësh nga disa pikëshikime, në disa perspektiva, për t’iu përshtatur shndërrimeve të një bote që shumëfishohet e ripërsëritet, që mbivendoset, që thyhet dhe riformohet, por nuk është më kurrë e njëjta ose nuk është më kurrë ajo e para. Alegoria e errët e rrugës së ndaluar, të mbuluar prej kohësh, ndoshta prej shekujsh, me ferra të pakalueshme, saqë fëmijët rriteshin pa e mësuar qenien e saj, nën frikën e zemërimit të tmerrshëm të kuçedrës, mund të ketë gjithfarë nëntekstesh: nacionale, politike, sociale, intime, fetare, psikologjike. Është tema e shkeljes së tabuve, pas së cilës duket se do të vijë fundi i botës. Tabuja e parë lidhet me tentativën e zbulimit të enigmës së botës së madhe, të asaj që digjet frikshëm dhe e pakuptueshme tutje në horizontin e pashkelur kurrë nga askush. E dyta lidhet me zbulimin në një rrafsh tjetër të enigmave: nëpërmjet dijes, arsyes, shkencës. Dija si fatkeqësi mes njerëzve të padijshëm, krejt specifike si motiv në hapësirën e letërsisë sonë, ndoshta nga Camaj e këtej, vjen me figurën e mësuesit dhe pastaj nxënësve të tij, bijve e nipërve të Kasapit. Por gjatë leximit del se enigma më e madhe është brenda vetë njeriut, në raportet e ndërlikuara mes dashurisë e urrejtjes, instinkteve dhe arsyes, lidhjeve të gjakut dhe lirisë individuale, shtysave misterioze të frikës dhe gjakmarrjes, në rrathë gjithnjë e më të ngushtë, gjer në cakun e fundit të thjesht ekzistencës fizike, në një botë armiqësore, e mbushur me hakmarrje e paragjykime instiktive, frikëra e ankthe ekzistenciale. Raportet mes vetëdijes së individit dhe shtresave të vetëdijes kolektive të gjenit dhe familjes u ngjajnë palimpsesteve, që rrezatojnë që nga errësira dhunë, ankth, shpresë të turbullt dhe një dritë të largët, që i josh protagonistët ta kërkojnë larg Analtës shpëtimin e tyre. Por të gjithë rikthehen po aty, për të çuar deri në fund atë që është parathënë, pa i ikur dot fatit dhe ndërgjegjes. Në të gjitha rastet njeriu do të përshkojë ciklin e vet të vuajtjes në një përpjekje të pafund për mbijetesë. Romani mbyllet me shuarjen e vijës mashkullore të fisit të kasapit, për t’u shtrirë në shuarjen e tërë fshatit, ironikisht bash atëherë kur nuk pritej: as dashuria nuk i shpëton nga faji i shkeljes së tabusë, që i ndëshkon tash tri breza.
Zymtësia e perspektivës sikur të çon në idenë e destinit të mbirjes së një gjeni të ri, krejt të pamolepsur nga primitivizmi i hakmarrjes, frika, dhuna dhe izolimi tragjik. Kjo e parathënë vesh pothuaj të gjitha personazhet, me gjithë origjinalitetin e ndërtimit të dramës së secilit. Nëpërmjet ndërthurjes së mjeteve të së mrekullishmes, fantastikes, magjikes, së bukurës dhe tragjikes, ata mbartin në skemën e motivit të përbashkët, dramën e domosdoshmërisë së ikjes që aty, si nga kurthi i mallkimit të fatit, me kontrapunktin e shpirtit kërkues, etjes për zbulime brenda botës së tyre instiktive dhe në universin e pafund.
Planet konceptuale të figurave dalin nga skemat e zakonshme: ata janë sa njerëz, po aq hije të vdekurish, ata janë fantazma që nuk mund të fotografohen, por kjo nuk i ndalon të guxojnë e të ëndërrojnë, të urrejnë e të vrasin, të dashurohen, të lindin fëmijë e të zhyten në shkrimet e dijeve e të shkencës moderne për eklipset dhe makinat fluturuese. Ata verbohen nga dhimbja, por fitojnë aftësinë për të parë të papashmen e të pandodhurën ende; ata lindin për të qenë binjakë, por e jetojnë gjithçka përgjysmë, prania e mistershme e tjetrit i shtyn prapa në instinktet shpellore. Është një botë fantazmagorike, në një kaos fataliteti e përpjekjesh mbinjerëzore, e parë si përmes një nebuloze të kuqërremtë gjaku e zjarri, në kufirin ku ndahet errësira e erës së instinkteve dhe dogmave me dritën e erës së arsyes dhe harmonisë.

Lahuta e Mizerjes (Botuar më 1945)

Lahuta e Mizerjes (Botuar më 1945):
Petro Marko

Nëse Patër Fishta këndoi Lahutën e Malësisë, ku ngre trimërinë dhe traditat e burrërisë së malsorit, akoma nuk ka dalë ndonjë poet që të shrkuajë Lahutën e Mizerjes së kësaj popullate të lënë në primitivitetin e saj prapanik.Në një maqinë të madhe dhe të zbuluar kthehen nga Puka për në Shkodër shumë veteranë të ushtrisë sonë të kaluar nga mosha. Ata e lanë pushkën dhe tani kthhen për në vendet e tyre. Ka aty gjirokastritë e korçarë, dibranë dhe elbasanas. Dhe flasin për Mirëditën dhe Dukagjinin, për Malsinë e Madhe dhe për Tropojën, sikur të flisnin për vende të largëta dhe të harruara nga jeta. “Çuditem se si mund të rrojnë me ato kondita dhe me ato zakone që kanë. Aman o Zot! Si vishen, si mbathen, si flenë, si hanë, si banojnë në këto vende”, thosh një fshatar nga Myzeqeja i cili si partizan kishte shëtitur tetë muaj në malësitë e veriut. “Që të jetosh aty duhet të të ketë mallkuar njeri”, përfundoi myzeqari, që për ne ështënjeriu më i varfër dhe më i shtypur i Shqipërisë.Kjo do të thotë se më tepër se 150 mijë njerëz që bëjnë jetën e zezë patriarkale janë më të mjerë se bujqit e shtypur të Myzeqesë dhe të Vurgut. Aty shumë rrallë shkeli këmba e invazorit. Aty shumë rrallë depërtoi ndonjëherë ndonjë rreze drite, që humbi në kasollet e errëta të një popullate që është përpjekur kudoherë për të mbajtur lart flamurin e zakonit të valavitur nga murlani i Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe të mbajë shpirtin gjallë me ndonjë copë buke mizerje ose me një grusht gështenja. Varfëri, varfëri, mizerje, injorancë dhe çifteli, që mbi majat e maleve dhe në grykat e egëra ligjëron me nota monotone vajtimin e maleve.
Po të udhëtojë njeriu nga Kopliku në Bajzë, Hot, Vorr i Papës, Gropëzë, Tamarë, Predelec, Selcë, Vermosh, Theth, Lumi i Shalës, Kodra e Shën Gjergjit, Shosh, Nikaj, Mertur e Dushman dhe të jete i veshur si tërë njerëzit që shëtisin në Shkodër ose në Tirane, popullata e këtyre malësive do ta shikojë si njeri të huaj, si ndonjë turist që shkon aty për kuriozitet. Aty çdo fshat bën një jetë që i ngjan asaj të fshatit tjatër. Në tërë këto vende nuk gjen asnjë libër, asnjë broshurë, se pothuajse njëqind për qind janë analfabetë. Në Kastrat, një i ri 26-vjeçar më thotë: “Babai im i pagoi mësuesit njëzet korona sermi që të mos më pranonte në shkollë!”Malsorët e këtyre vendeve jetojnë në varfërinë më të pabesuar. Bukën e gojës e bëjnë vetë dhe tokën e punojnë me metodat më primitive. Aty vetëm misër mbillet. 25 për qind e popullatës sivjet kanë bërë misër për tre muaj. Aty e kanë për turp të kenë mbulesë. Atij që guxon të bëjë një mbulesë, mblidhet tërë fshati dhe ia djeg. Lëkura e deles dhe e dashit përdoret për veshje dhe kurrë nuk e ndërrojnë këmishën, nëse e kanë, veçse atëherë kur bëhet copë-copë.
Jam mysafir në të parin e fshatit, në një kasolle të errët që simbolizon vulën e patriarkalizmës. Në darkë kuvendojmë në errësirë dhe nganjëherë i zoti i shtëpisë ndez një copë pishe për të parë fytyrën time. Fjalë të pakta dhe të matura, si dhe nevoja të pakta që me zor plotësohen. Aty errësira dhe heshtja herë-herë trembet nga ndonjë e lehur qeni ose nga notat monotone të ndonjë çiftelie. Malsori thotë se ka qenë kudoherë me shtatë krajlat dhe me atë që sundonte kalanë e Shkodrës. Nderi është mbi të gjitha. Besa dhe mikpritja janë dy nga karakteristikat e çmuara të traditave të malsorëve. “Shkodranët nuk janë të mirë, se kur zbresim në qytet ata nuk na kthejnë sytë, ata tallen dhe na përbuzin. Po kur vijnë këtu ne i presim me çka mundemi.” Kështu më thosh një malsor i urtë, i cili më numëronte bajraqet e një kohe që perëndoi.
Dhe në të vërtetë ajo kohë perëndoi përgjithnjë. E ç’kishin bërë regjimet e kaluara për të dhe për këtë popullatë? Hiçgjë. Veçse që kanë shtuar më shumë varfërinë dhe injorancën dhe u kanë dhënë një nxitje më të madhe gjaqeve dhe përçarjeve. Shkolla hiç! Rrugë hiç! Asnjë interesim për popullin. Një interesim vetëm për kapidanin ose për bajraktarin, që këta t’u shërbenin klikave shtypëse. Xhandarët, kryeplaku, hoxha ose pruti, nëpunësi ose inspektori bënin ç’u thosh bajraktari ose kapidani, dhe këta për popullin ishin Perëndia. Këta për popullin ishin frika. Taksa mbi taksa, shtypje mbi shtypje detyronin një pjesë të kësaj popullate të dëgjonte qorrazi “autoritetin” që u imponohej me forcë. Një ishte qëllimi i autoritetit qeveritar në ato vende: të përçante, të shtonte farën e terrorit. Dhe në këto kushte si mund të shpëtonte malsia nga zinxhirët e fortë të patriarkalizmës? Nëse ndonjë përparimtar kërkonte të ndizte një çikë dritë në kasollet e errëta, ishin vetë autoritetet që shtynin të tjerët ta poshtëronin këtë përparimtar. Edhe ata që vinin në ushtri, kur kthehesin prapë aty ku kishin lindur, ç’të binin nga edukata e ushtrisë, përveç mësimit për të qenë më të disiplinuar për t’iu nënshtruar shtypjes?
Ndodha në Pukë kur niseshin rekrutet për në ushtrinë kombëtare. Një përgjegjës i mblodhi dhe u tha midis të tjerave: “Ju nuk po shkoni më në ato ushtri që ju bënin të ktheheshit më në errësirë dhe më në konfuzion sesa ishit: Ju po shkoni në një shkollë. Atje do të mësoni shumë gjëra që do të jenë të vlefshme për veten tuaj dhe për këtë vend kaq të mjerë. Kur të ktheheni ju do të jeni në pararojën e ndriçimit të vëllezërve tuaj. Ju do të jini ata që do të ndihmoni shumë të lëvizë popullata e këtyre vendeve, mbi kurrizin e së cilës regjimet e kaluara hidhnin gjilpëra morfine për ta mbajtur në letargjinë e përjetëshme.. .” Dhe me të vërtetë, kur të kthehen këta ushtarë, do të jenë ata që do të copëtojnë vargonjtë e rëndë të patriarkalizmës. Tani vjen pyetja: Ç’efekt do të bëjnë reformat e mëdha kombëtare në Pukë dhe në Dukagjin, në Lezhë dhe në Tropojë, në Mirditë, në Malësinë e Madhe dhe në Gjakovë? Bajraqet dhe kapedanët, vojvodët, princërit, që me florinë e huaj forconin zinxhirin e skllavërisë, u shpartalluan. Malësoret brenda këtyre dhjetë muajve kanë parë në mes të tyre partizanin e Shqipërisë të zbathur e të leckosur, por të fortë si arma që mban në dorë, të urtë e të duruar si ylli i shkëlqyer që mban në ballë. E dashurojnë dhe e respektojnë se tek ai shohin një vëlla përkrahës dhe një mbështetje për të drejtat dhe sigurimin e tyre. Malsori e adhuron trimin.
Malsori është i drejtë dhe i pastërt si era e maleve që mbush mushkërite e tij. Për herë të parë ai sheh që flitet për të, që punohet për të, që i jepet ndihmë nga ana e qeverisë, megjithë vështirësitë e mëdha. Ndihma më e madhe nuk është as kilua e misrit, as gramët e kafesë ose të sheqerit, po shkulja nga damarët e tij e frikës nga qeveritari. Unë nuk mund të shtroj këtu problemin e shpërnguljes për ata malsorë që s’kanë tokë dhe që s’mund të rrojnë aty ku lindën, por dua t’u përgjigjem disa armiqve të demokracisë dhe të popullit, që përhapin parulla, si për shembull: “Po të vejë malsori në një fushë vdes nga malarja. Qindra familje malsorësh nga Kelmendi dhe nga Malësia e Madhe kanë zbritur që me kohë në Bregun e Matjes, në fushën midis Lezhës dhe Milotit, dhe aty jetojnë. Punojnë tokën duke bërë bukën e vitit dhe pasi e korrin kthehen prapë në Malësi. Disa prej tyre janë instaluar aty dhe kanë përmirësuar shumë standardin e jetës, se kanë bërë ndonjë shtëpi, kanë veshur ndonjë këmishë dhe kanë ndezur ndonjë llambë në shtëpitë e tyre. Kjo do të thotë se malsori nuk vdes po të punojë. Përkundrazi, me pune ky do të bëhet zot i vetes dhe qytetar i lirë dhe i vlefshëm. Por problemi i shpërnguljes akoma nuk është paraqitur. Doemos qeveria jonë do të interesohet dhe bile shumë për këtë popullatë të mjerë. Për shembëll, po të marrin Pukën, toka e saj është e pasur dhe aty mund të prodhohet shumë rrushi, gështenja, patatja e të tjera pemë. Mirëpo fshatarët gjer tani nuk e kanë punuar, se ata vetëm misër mbillnin.Lahuta e mizerjes nisi të kthehet në një lahutë pune dhe reformash, dhe tingujt e saj oshëtijnë me krenari edhe në kasollen më të errët të Malësive të Shqipërisë.

Europa dhe ne të tjerët (Botuar në vitin 1934)

Europa dhe ne të tjerët (Botuar në vitin 1934):
Nga Branko MERXHANI

Koha jonë, kohë pleonasmash dhe produksioni të tepër, është mbushur edhe nga Profetë, që profetizojnë “Fundin e Evropës”. Vallë? Kaq shpejt? Po kur u-plak dhe po jep shpirtin djali i djeshmë? Gjurmat e para të jetës së saj nuk e kapërcejnë shekullin XII. Po dita e vërtetë e lindjes së saj është më e afërme. Mund të na e kallëzojë edhe fantAzia më e varfër e brezit më të parë. Besimi i “Perëndisë-Njeri” që erdhi dhe iku si ndonjë “VISION”këtu e njëzet shekuj më parë, po mbretëron akoma edhe sot. Byzanti, ky emër mizor dhe për të qarë, qëndroi më se njëmijë vjet. Vetëm hija e tij rrojti pesë shekuj. Po Evropa? Mbaroi? – E rreme! Në rrezat e Uraleve po gjëmon zëri i saj. Shpirti i saj sapo arriti në fushat mëkatare të Azis së harruar. Evropa hyri në Azi këtu e një shekull e gjysmë më parë. Tani që ikën, që ecën praptazi, tani pikërisht hyn në ‘të. Evropa u-fut thellë në kryet, në gjakun, në shpirtin e robërvet të saj të djeshmë. Atje ku ata hynë horizonti ndroi menjëherë. Në stepat e thata pa an’e krye po mbijnë pemë që shtien hije aq sa qielli i kaltërt i vendit të prallës dhe të ëndërës po mbushet me tym të zi, që lëshon një Perëndi e re: MAQINA.Një shekull e gjysmë Azia plakë, ky djep i feve dhe i Theokrative, po lozte me shakat e saj. Dora e saj, e hollë dhe sentimentale po shkruante vjersha dhe bënte lodra. Nuk deshi të ndrojë me fuqin e Maqinës. Trembesh nga armët më të mbaruara dhe nga dituria më e lartë e zaptonjësit si nga ndonjë mëkatë. Kërkoi shpëtimin e saj nga mohimi i duruar dhe i pambaruar i Theokratisë. Atje brenda e kishte burgosur shpirtin e saj. Po turpi i saj mbeti jashtë. Kështu, duke fshehur shpirtin dhe duke lënë jashtë trupin, pandehte se do të shpëtonte. Shpëtoi sa mund të shpëtojë edhe ai zog i varfër që fsheh vetëm kryet brenda në rërë që të shpëtojë nga plumbat e gjahtarit!…Shtrenjt e pagoi Azia verbërinë e saj. U bë skllave.
Njëqind e pesëdhjetë vjet shkuan sa të sgjohet Azia. Ballët e saj i ndriti tej-për-tej nga një flakë e bardhë. Pasioni i saj është pa fre, i egër, hakmarrës. Po Theokratët u-vogëluan. Tashmë ajo kërkojn Maqinën, beson Maqinën – me atë dashuri, me atë pasion që besonte gjer dje hallet e saj të mëndafshta dhe vazot e saj t’ergjenta. Merr pastaj maqinismën idololatrike dhe e shkrin mirë-e-mirë brenda në flakën e të dhëmburavet të saj njëqind e pesëdhjetë vjet me rradhë. Ka edhe ajo nostalgji për Qytetërimin dhe për Teknikën e madhe të sotme, jo vetëm me syrin e dobisë, po sidomos me vendimin e çlirimit kombëtar. Në Rusi, në Turqi, në Persi, në Hind, po zien nostalgjia e shpëtimit të Aziarit. Azia vjen në vehte – për hir të Evropës.“EVROAZIA” bredhëse e Trubeckoj-it, kjo copë dhe në mes të Evropës dhe Azisë, ç’bëhet? – Popujt e saj po marin frymë thellë. Demokratitë e saj po shtohen. Është shenjë që edhe ata hynë në periodën e zierjes së brëndëshme. Karta shoqërore dhe ekonomike e popujve të vegjël të ndryshmë, që nga ujrat e shqetësuara të Egjeut gjer në buzëdetin e vërtetë të Filandisë, po sillte gjer dje të nxirat e një rënieje të heshtur. Mirëpo arritën në periodën më karakteristike të mundimeve të tyre të gjata: në periodën e REALITETEVET KOMBËTARE. – Të huajt u-hoqën pothua vetë, pasi humbën robet e tyre të verbër. Po djemt e robërvet, të ritur në pikëllim dhe në mizori, përpiqen të ngulin flamurin e jetës së re mbi gërmadhat e errëta të kullës së neveritur. Sepse besojnë në dynamismën dhe në produktivitetin e popujve të tyre.Evropa na sbrazi xhepin, po na mbushi shpirtin.

Ca Fjalë të Vogla Përpara Një Monumenti të Math

Ca Fjalë të Vogla Përpara Një Monumenti të Math:
Nga Faik Konica

Një ditë dimri, më 1920, shtypi i Evropës bëri të njohur se guvernat e Inglisë, të Francës, dhe t’Italisë, kishin arrirë në një marëveshje për Shqipërinë dhe kishin përfunduar që ky vënt të ndahej në mes t’Italianëve, të Grekëve, e të Sërbëve. Dëshpërimi më i rëndë kishte mbuluar zëmërat dhe fytyrat e Shqipëtarëve të mirë. Ah sikur të mos ish i sëmurë Uilsoni! ky mendim, kjo fjalë, dilte nga shpirti ynë. Po Presidenti i madh, zëri i lartë, i të cilit e kishte shpëtuar një tjetër herë Shqipërinë, lëngonte në shtrat, i thyer dhe i mbaruar. Fati përkrahte shtrëmbërin’ e politikanëve t’Evropës; Shqipëria ish e dënuar për vdekje, dënimi do të zbatohej doemos, as një rëzë shprese s’ndritte prej gjëkundi. Po e papritura ngjau: Ra rrufeja mu në tryezë ku vjedhësit e lirive dhe mundonjësit e popujve të vegjël bëjin planet e tyre.
Kjo rrufe ishte zëri, aq kohë i pushuar, i Uilsonit. Presidenti i sëmurë, i mbërthyer në shtrat të lëngimit, u ngrit për gjysmë dhe e para fjalë që tha ishte për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë: – Qëndroni! është padrejtësi ajo që doni të bëni! ka edhe Shqipëria të drejtën të rojë! – Fjalë monumentale, të larta e të pavdekura si majat e Alpeve, të cilat fryjtin anë mbanë të botës një erë të paqme nëpër qelbësirat e politikës së poshtër. Ndërgjegjja e njerëzisë e njohu përsëri zërin e madh, edhe u drodh nga gëzimi: se Uilsoni, duke mbrojtur Shqipërinë, nuk mbronte një popull vetëm: mbronte gjithë popujt, se mbronte parimin që edhe popujt e vegjël e të pafuqishëm kanë të drejta si popujt e mbëdhenj e të fortë. Politikanët zvarranikë t’Evropës qëndruan; hoqën duart nga plaka; ca nga turpi, më tepër nga frika, u penduan; planin e tyre e hodhën në shportë; dhe Shqipëria mbeti e pacopëtuar.
Jemi të bindur se çdo shqiptar di dhe kupton ç’borxh të madh i kemi Uilsonit. Në qoftë se ka ndonjë Shqipëtar që s’mer vesh se shpëtimi dhe liria e vëndit tij i detyrohen kryesisht Uilsonit, ai nuk është njeri dhe duhet të kemi mëshirë për verbërinë dhe errësirën që i ka mbuluar trutë.
Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Uilsonit një monument të pavdekur në zëmërat e tyre. Edhe po t’ish i vogël për të tjerët, Uilsoni duhej të ish i madh për shqiptarët. Po madhësia e tij është e përgjithëshme; është një madhësi nga ato që s’mohohen. Edhe atje ku ka bërë gabime, – gabimet e Uilsonit janë prej njeriu fisnik. Ka dashur në Gjermani vetëm prishjen e një sistemi që ai e gjykonte si të lig; s’ka dashur shkatërrimin e popullit gjerman: që nuk e ndaloi dot, është mjerimi dhe jo faji i tij. Drita, që Uilsoni shtiri në ndërgjegjet e njerëzve, do të shkaktojë më në fund shëllbimin e gjithë popujve. Parimet që ka mbrojtur me aq shkëlqim – çlirimin dhe bashkimin e gjithë popujve, të mëdhenj e të vegjël – do të jenë ungjilli i ri i njerëzisë së nesërme. Përpara këtij profeti të idealismës e të vëllazërisë, më të famshmit burra Shteti duken qesharakë, njerëzit e tipit të Napoleonit duken fare të vegjël. Që t’i gjejë një shok Uilsonit, dikush në Evropë përmëndi jo vetëm Linkolnin, po dhe Krishtin. Një gjë ësht e sigurtë: që Uilsoni është një nga udhëheqësit më të lartë e më fisnik që kanë ndritur udhën e njerëzisë.

Dielli, 7 shkurt 1924 6 f. 4.

LIRIA DASHURORE (Botuar më 1934)

LIRIA DASHURORE (Botuar më 1934):
Nga Branko Merxhani

“Kemi lindur për dashurinë dhe vetëm me anën e saj njohim njëri-tjetrin. Kemi nevojë për dashurinë si lulja që ka nevojë për diell”- WILLIAM PLATT

Të mos ju gënjejë titulli i sotmë. Do të bëj fjalë për FAMILJEN ashtu siç paraqitet brenda në përpjekjen moderniste të shoqërisë s’onë dhe ashtu siç e do Neo-Shqiptarisma.Nuk shkruaj studime. Jap semplërisht disa Formula, që përmbajnë vijat e përgjithëshme të mendimevet të mia – mendime të derdhura brënda në kallëpe të ngushta. Për këtë nuk më intereson këtu as shvillimi historik e filosofik i Familjes përgjithrisht, as influencat e saj positive ose negative mbi qytetërimet e vjetëra, as edhe lëvizja e sotme kryengritëse kundër institucioneve shoqërore, lëvizje e cila passi siguroi kaq lirira politike e shoqërore në favor të gravet në Evropë e në Amerikë, sot përpiqet të arrijë edhe Lirinë Seksuale të botës së bukur. Tendenca narcistike e Qytetërimit Europeo-Amerikan ndofta një ditë do t’a shuajë krejt institusionin monogamik të shoqërisë së sotme, t’i japë gruas ato të drejta dashurore që ka edhe burri, të legjitimojë produktet e mëmavet të pamartuara, djemt e dashurisë dhe të dëfrimit. Libra e famëshme e gjykatësit amerikan të dëgjuar Ben Lindsey mbi “Kryengritjen e djalërisë moderne”, është libra më e goditur e epokës. Anëtarët e “compagnonate marriage”, domethënë e “Martesës miqësore” shtohen dita me ditë. Qytetërimi Europeo-Amerikan shtroi nënë bisedim vlerën e formës së sotme së martesës dhe është e vërtetë se ata që dyshojnë nuk janë të paktë…Po të gjitha këto janë hypotheza, dëshira dhe përpjekje të një bote, Qytetërimi partikolarist i së cilës ka një të shkuar të paktën dhjetë shekujsh. Pastaj këtë pikë e kam theksuar shumë herë: Intelektualët t’onë duhet që mendimet dhe vështrimet e tyre shoqërore t’i puthitin, sa të jetë e mundur më shumë, në sheshin e Socialitetit të popullit t’ onë. Tendencat e përparuara dhe ekstremiste të Europeo-Amerikanismës janë shumë të rënda për supet t’ona. Ne kemi të tjera kujdesje, të tjera detyra. Sot-për-sot “le të punojmë kopshtin tonë”. S’jemi akoma të pregatitur që të zëmë as vendin më të vogël brënda në Pallatet e mendimit shoqëror…Përgjegjësia realiste e peripetisë s’onë historike, domethënë pamundësia që nuk patëm dot një Shtet të vërtetë, me vethe dhe të vazhduar në as nonjë periodë të së shkuarës s’onë kombëtare, rrjeth kryesisht nga të shterpuarit e shpirtit t’onë shoqëror, nga anarkia dhe panjoftësia shoqërore e cila më tepër nga çdo gjë tjetër dëmtoi dhe prishi Institutin Familjar. Në këtë s’kanë faj as vazhdimi historik i shkeljevet të huaja influencat fataliste të Dogmatismës pseudo-Islamike. Burimi i së keqes është shumë më thellë. Në vënd që të hedhim sytë t’ona nga jashtë me shpresën dhe ngushëllimin se vetëm atje do të sbulojmë shkakët e së keqes, është më mirë të hedhim sytë në vetëhen t’onë brenda nesh, brenda në Unën t’onë shoqërore…Shkaku i parë i anarkis s’onë Familjare është forma e jetës, që ka rojtur populli ynë shekuj me radhë, domethënë shumë përpara jo vetëm të sundimit turk, po edhe përpara sundimit romak-byzantin. Dhe është një rjedhje natyrale  e konditavet sociologjike dhe psykologjike të kësaj jete, e cila e çveshi krejt entitetin t’onë shoqërorë nga çdo gjurmë Ideologjie shokërore. Nuk duhet të harrojmë kurrë se jemi stërnipërit e një populli, miku i vetëm edhe armiku i vetëm i të cilit ka qënë shekuj me radhë dyfeku, që mbante në krah. Kjo është arsyeja për të cilën, me gjithë egoismën tonë karakteristike dhe me gjithë Heroismën t’onë, ulëm kokën përpara forcës së zaptonjësvet. Jo vetëm ulëm kokën, po edhe u shërbyem interesavet të tyre me gjakun t’onë. Kjo prapë është arsyeja – dhe është një gjë shumë karakteristike nga pikëpamja e psykologjisë shoqërore – për të cilën një nga Intelektualët t’onë që zë një vënd të shkëlqyer në Historinë e Leteraturës së një popullit të huaj dhe zaptonjës, shkruan se “perioda më e pasur dhe më e lumtur e Historisë s’onë” ka qënë pikërisht perioda e hidhur dhe e errët e robërimit t’onë nga Turqit. Dhe kjo me qënë se në atë epokë stërgjyshërit t’onë të gjorë përpiqeshin me zëmër trime në vijat e luftës së zaptonjësit, po një ditë ktheheshin, në vatërën atërore të shkretuar, të ngarkuar me flori boll, me plaçka të shumta dhe me “kuaj të bukur” të fushavet të largme të Arabisë, Misirit dhe Hungarisë!…Po paraja, dyfeku, “kuajt e bukur” dhe gjithë epopeja e plaçkavet me se u shpërblyen? U shpërblyen me sakrificën dhe përbuzjen e atdheut, të familjes dhe të Djalit. Kjo sakrificë, ky harim janë pamja e sbërthimit të njëzet shekujve shqiptare…Të gjitha anët e kalives s’onë shoqërore qëndrojnë mbi themele të kalbura. Mbi këtë prishje është e pamundur të ngrihet një godinë e re. Për këtë detyra kryesore e brezit t’onë është që të hedhim themele të ra të forta për një shoqëri të re. Gjith përpjekja jonë qytetëronjëse nuk mundet veç se të ketë për qëllim puthitjen systematike të dispozitavet dhe energjirat kombëtare me nevojat e realitetit të sotmë dhe me kërkimet e Qytetërimit t’onë të nesërmë.Kemi nevojë për një bazë për Korporatën t’onë Shoqërore të re. Kemi nevojë për një Familje shqipëtare nacionaliste. Vetëm kjo është e zonja të krijojë një karakter moral të ri dhe të na falë një formë të re jete. Djalëria Neo-Shqiptare do të hidhet në fushën e luftës shoqërore me bindjen e patundur se vetëm ahere do të triumfojnë Idealet e saj kur do të vijë ajo ditë e madhe, dita e Shqipërisë së Re në të cilën nuk do të ketë me as një pengim jo vetëm legjislatif po edhe preventif që të bashkojnë zemrat e tyre Djemtë dhe Vajzat të atdheut shqipëtar pa ndryshim dipendence fetar. Domethënë kërkojmë edhe ne një farë Liri Dashurore. Po me ndryshimin që, kur po bota e industrializuarë ka kryesisht për qëllim reformën e tipit Romak të Familjes, ne përkundrazi duan të krijojmë një vatrë familjare të typit Romak, vatrë e cila do të çdukë për herë edhe gjurmat e fundit të influencave fetare të huaja, do të marë vesh shpirtrat e popullit t’onë, do t’a nacionalizojë shtëpinë t’onë, do t’a shqiptarësojë Shqipërinë t’onë. Këtej e tutje fillon ruga e emancipimit të Shqipëtares…

Bujtës të largët

Bujtës të largët:
Konsuj, historianë, gjeografë, arkeologë, etnografë e udhëtarê francezë të shekullit XIX nëpër udhët shqiptare

Luan Rama

François Pouqueville

Shkrimi i këtij libri nisi krejt rastësisht. Një ditë, një regjisore, një mikesha ime e Kinostudios, me të cilën kisha punuar 25 vjet më parë, më solli një video me një film që kishim realizuar së bashku mbi një bard të këngës epike, që atëherë jetonte në Curraj të Epërm, në një vend tepër të largët, midis maleve të veriut shqiptar. Një fshat i humbur përmes grykësh pa rrugë, ku për të shkuar atje, duhej të udhëtoje katër-pesë orë në këmbë. Nuk di se kush më kishte folur rreth atij bardi 105-vjeçar, i quajtur Mëhill Vukaj, i cili me lahutë në dorë dhe veshur me tirq të bardhë, këndonte akoma këngë të gjata në mijëra vargje, këto “monumente” të gjalla të traditës epike, i cili zgjohej dhe flinte me këngët e Mujit dhe Halilit dhe ato të Ago Ymerit. Duke riparë filmin në Paris, m’u shfaq menjëherë ai udhëtim i lodhshëm dhe i paharruar, ai udhëtim në ato shtigje që kalonin buzë greminash, mes pamjesh përrallore, të papara ndonjëherë në ekranin shqiptar. Nga një lartësi prej 2000 metrash, në Qafë Kolsh, udhëtari mund të shikonte atë gropë gjigante, gati kozmike, ku lumi i Cemit, poshtë, dukej si një vijëz e hollë ngjyrë blu, mes atij gjelbërimi të madh. Aty fillonin Bjeshkët e Nëmura, trojet e atyre këngëve epike të lindura në shekujt XIII-XIV dhe të përcjella brez pas brezi. Më kujtohet se që nga ajo kohë, udhëtimi nëpër malet shqiptare u kthye për mua në një pasion të veçantë. Ngjitja drejt majëmaleve ishte një lloj pikëtakimi me qiellin dhe kishte gjithnjë në vetvete diçka të mistershme, si në malet veriore ashtu dhe ato të jugut shqiptar, apo brigjeve të Jonit, në majat e Çikës apo të Pikëllimit.
Në Paris, kisha pasur mundësinë të lexoja shumë shënime udhëtimi të udhëtarëve dhe konsujve francezë që kishin përshkuar Shqipërinë e shekullit XIX dhe pikërisht në ato shënime, unë rigjeja vendet që kisha shkelur dikur si kineast, shtigje thepisjesh, qafa marramendëse ku ulërinte era, ujëvara dhe pllaja dehëse. Përmes librave, zbulova historinë e vërtetë të atyre maleve, të atyre bujtinave të legjendës që nuk ekzistonin më, por që kishin mbetur si toponime të vjetra. Zbulova copëza jete e historish që kishin ndodhur në malet e vendit tim, në qytete e fshatra, kronika befasuese dhe një epikë që shkëlqente në një varfëri të skajshme, ngjarje të cilat menjëherë mendova t’i përcjell në lexues të tjerë. Ç’ishte vallë Shqipëria e shekullit XIX? Çfarë ndodhte në jetën e banorëve të saj. Cilët ishin këta njerëz dhe fqinjët e tyre. Nga vinin dhe çfarë ishte ardhmëria e tyre… Cili ishte ky “popull i të Bardhëve”, siç e quante historiani dhe linguisti Cyprien Robert popullin shqiptar?
Përgjatë një shekulli, nëpër Shqipëri nuk udhëtuan vetëm konsulli François Pouqueville, gjeografi Ami Boué, Cyprien Robert apo konsujt francezë Hyacinthe Hecquard e Auguste Dozon; nuk ishin vetëm gjeologët Virlet, Viquesnel, Coquand apo konsujt e studiuesit e tjerë të njohur si Lejean, De Wiet, Dumont, De Constant, Batiffol, Bérard apo Degrand, por dhe shumë udhëtarë të kombësive të tjera, anglezë e skocezë siç ishin Lord Byron me mikun e tij, Hobhausse, Sir Thomas Hughes apo Sir Henry Holland, austriakë e gjermanë si Hahn apo Bartholdy, italianë, etj., madje gjer te perandori i Meksikës, Ferdinand Maximilian Joseph, i cili do të shkruante për shqiptarët, Durrësin etj. Këta udhëtarë, si kronistë të asaj që kanë parë dhe përjetuar gjatë shekullit XIX, tregojnë për personazhe dhe ngjarje të jetës dhe historisë shqiptare, për ndodhi që kanë ndodhur më parë, histori familjesh, tribush, njerëzish të zakonshëm, por që janë copëza jete që mbushin afreskun plot ngjyra të jetës shqiptare, ashtu siç ishte dhe ajo familje shqiptare në një fshat të Shkodrës që i kërkoi konsullit Degrand të bëhesh nuni i fëmijës së tyre dhe që ai t’i priste flokët. Nga kronistë të kësaj kohe ishin dhe Sir Arthur Evans (1877), William Wingfield, (1853), Georgina Mackenzie dhe Paulina Irby, që përshkruan Dalmacinë dhe Shqipërinë në vitet 1861-1864, veçanërisht Prizrenin, Gjakovën Prishtinën, tekste që tashmë na i ka bërë të njohura dhe studiuesi Robert Elsie. Ishin gjithashtu misionarët jezuitë të vitit 1840, apo françeskanë të mëvonshëm që kërkonin të ndihmonin nga afër banorët e atyre maleve që nuk pranonin të tjetërsoheshin. Shumë piktorë të famshëm nga vizatimet dhe tablotë e tyre të jetës dhe botës shqiptare, janë bërë të njohur për kujtimet e tyre gjatë udhëtimit nëpër Shqipëri, apo në pashallëkun e Janinës, siç ishte Charles Cockerelle, që vizitoi Janinën, Durrësin etj., në vitin 1814. Edward Lear, na la tablo të mahnitshme të qyteteve shqiptare, të Shkodrës, Elbasanit, Krujës, Tiranës, Kavajës, Janinës, Gjirokastrës etj., si dhe kujtime mjaft interesante gjatë udhëtimit të tij në vitin 1848, të cilat i shkroi në ditarin e udhëtimit. Ai kujtonte me humor atë skenë interesante në Elbasan kur njerëzit i mblidheshin përreth dhe e merrnin për një lloj magjistari me ato portrete që bënte: “Ende nuk kisha filluar mirë të vizatoja, – shkruante ai, – kur ia behu popullata e Elbasanit një nga një e dy nga dy, e shumë shpejt u mblodh një ushtri e tërë me nja tetëdhjetë, apo njëqind syresh, me kureshtjen e etur që u lexohej në sy. Mbarova së vizatuari ca prej ndërtesave kryesore, por kur i panë ato, nga turma shpërtheu njëzëri thirrja e përgjithshme “Shejtan!” Është pak e çuditshme të shpjegohet, por shumica e sehirxhinjve futën gishtat në gojë dhe filluan të fishkëllejnë si të xhindosur, siç bëjnë çirakët e kasapëve në Angli. Ndoshta ishte një lloj formule kundër magjisë sime, nuk e di, por papritur kuptova absurditetin e qëndrimit tim aty, duke vizatuar i ulur mbi një ledh, ndërkohë që një turmë e tërë më fishkëllente me sa fuqi kishte. Pa marrë parasysh pasojat, shpërtheva në të qeshur me gulçe, impuls që, me sa duket, u pëlqeu edhe gegëve, sepse filluan të gjithë njëzëri të lëshojnë britma kënaqësie, ndërsa ledhet përcillnin jehonën e atij gazi të hareshëm”… Në vitin 1848, ishte gjithashtu udhëtari dhe ish konsulli anglez, Sir James Henry Skeene, që udhëtoi nëpër Shqipërinë e Mesme, duke vizituar vende nga Elbasani gjer në Janinë.
Në fakt, udhëtimi i lordit anglez, Byron, në Shqipëri që në vitin 1809 dhe miqësia me Ali Pashën, e veçanërisht libri i tij Pelegrinazhi i Child Harold, lanë mbresa të mëdha në shpirtrat e intelektualëve europianë për t’i kthyer sytë nga Greqia e Shqipëria, nga ajo botë që ziente në kërkim të pavarësisë. Dhe këta intelektualë, në atë kohë u quajtën “levantinët”, pasi ata morën rrugët dhe shkuan në gjurmët e lordit anglez, i cili aq bukur i kishte përshkruar imazhet e maleve shqiptare dhe shpirtin e këtij populli. Në sytë e këtyre udhëtarëve të sprovuar u shfaqën rite, zakone, besëtytni e mitologji, disa prej të cilave vinin madje që larg, nga kohët pagane, për çka do të shkruanin hollësisht Robert, Hecquard apo Dumont. “Syri i keq”, zanat, kuçedrat, lubitë e dragonjtë, pemët me gurë apo procesionet funebre, ushqimet në varret e të vdekurve, gjithçka ishte një botë sa e vrazhdë aq dhe ekzotike, pasi shumica e këtyre riteve kishte pushuar së ekzistuari në shumë nga popujt e tjerë të të njëjtit qytetërim europian. Për vëllain e vrarë diku, motra kthehej në shpend. Dhe atëherë, na kujton Hecquard, duke e kërkuar “çdo mbrëmje mbi çati ajo klithte emrin e tij”… Mitologji e legjenda. Historiani e gjeografi Victor Bérard, duke vizituar varrezat ortodokse të Elbasanit, shkruante në librin e tij Turqia dhe helenizmi kontemporan se “anash, në të djathtë të kokës së varrit, te veshi, ka gjithnjë një dritarez të vogël apo kamare, ku siç thuhet, “do të vijnë dallëndyshet për të më lajmëruar pranverën dhe bilbilat që do më tregojnë për majin e bukur”. Në varret e reja, njerëzit kanë bërë blatime të shenjta: një shportë me bukë, një enë me peshq të vegjël, një gjellë me bajame, rrush të thatë, oriz të zier apo grurë…”
Ligjet e maleve, “Kanuni”, i cili edhe pse i pashkruar ishte një ligj i patundshëm, i palëvizshëm, i përjetshëm… spektaklet rreth gjakmarrjes apo pajtimi i gjaqeve, ishin skena që i çonin këta udhëtarë në kohëra shumë të largëta, në kujtesën homerike apo romane, në ritet tepër të vjetra frënge apo gjermanike, me “Rrethin e gjakut”, i cili ishte ende i gjallë në këto male sa herë gjykohej rreth pagesës së gjakut apo të drejtës për të vrarë. Pajtimi mes dy familjeve në gjak ishte një spektakël i denjë për penën e tragjedianëve të mëdhenj klasikë, Sofokliu ose Euripidi etj. “Dymbëdhjetë nëna të fisit që ka bërë vrasjen, – shkruante Cyprien Robert, dëshmitar i këtij spektakli, - vijnë duke mbajtur në gji foshnjat e tyre dhe ato rënkojnë nga dhimbja në këmbë të njeriut që ka pësuar tragjedinë. Ndërkohë pleqtë diskutojnë çmimin e gjakut. Të gjitha plagët e të vrarët, numërohen me imtësi, duke caktuar çmimin që duhet paguar si në kodet e vjetra gjermanike apo në ritet e vjetra të frankëve. Më së fundi shfaqet fajtori, i cili ka varur në qafë armën që ka qëlluar viktimën. Ai zvarritet në gjunjë deri te prijësi i gjykimit, i cili i heq atij armën nga qafa dhe e flak tutje. Familjarët e viktimës e marrin dhe e thyejnë atë. Kryetari i familjes tundet, qan, vështron qiellin dhe ndërkohë fajtori i puth gjunjët. Por ai i përgjigjet: “Shpirti im nuk është ende gati”. Më së fundi, kur ai është gati ta falë, ai e ngre fajtorin e mbytur në lot, e mbështet pas gjoksit të tij dhe bashkë me të hidhen në krahët e prijësit pajtues. Një paqe e përjetshme vendoset përmes betimit midis dy fiseve, të cilët sipas shprehjes ‘gjaku u përzje’ bëhen miq për kokë”…
Po kështu, nuk mund të mos habitesh kur në dorëshkrimet dhe librat e këtyre udhëtarëve jo të zakonshëm, ata përshkruajnë mikpritjen shqiptare, atë mikpritje mes një varfërie të madhe, ngazëllimin e malësorit për mikun edhe kur ai duhej të vazhdonte zinë për vdekjet dhe gjakderdhjet në familjen e tij, apo të tribusë së tij. Shtëpia e tij, edhe pse e varfër, i ngjante si të thuash një strehe të shenjtë, të Zotit, siç e quante shqiptari strehën e tij, ku udhëtari i largët ishte si një i dërguar i vetë Hyjnisë… E megjithatë, nuk ka udhëtar që të mos shkruajë për malet hijerënda, vargmalet e magjishme shqiptare, vendet e thepisura dhe shpesh të pakalueshme, që mbartin aq shumë mite e histori. Shkrimtari Auguste Meylan, i cili i kishte shkelur këto vende që më 1878, kujtonte dhe një legjendë të vjetër që qarkullonte në gojëdhënën popullore. “Djalli, thotë një legjendë e vjetër malazeze e shqiptare, – shkruante ai në librin e tij Përmes Shqipërisë, – po kalonte nëpër botë me detyrën për të shpërndarë malet mbi këtë tokë. Duke kaluar nga Mali i Zi, thesi me gurë që mbante mbi shpinë u ça dhe gjithë ai vend u mbush me gurë… Dhe Shqipëria pati pjesën e vet. Ky vend është një nga vendet më të thepisura të botës: male thikë që ndjekin njëri-tjetrin dhe njëri më i ashpër se tjetri. Në thellësi të luginave rrjedhin lumenj të cilët aty-këtu krijojnë liqene të vegjël e të mëdhenj…”
Këta udhëtarë, na kanë lënë njëkohësisht të shkruara, imazhet e Shqipërisë së shekullit XIX, pamjet dhe fytyrat e qyteteve të ndryshme shqiptare, të jetës së tyre të përditshme, të urbanistikës, të traditave, zhvillimit të tregtisë e të marrëdhënieve njerëzore, midis njerëzve të besimeve të ndryshme, por të të njëjtit popull. Janë tepër të veçanta përshkrimet e konsullit Pouqueville në bregdetin shqiptar, apo ato gjatë udhëtimeve të tij nëpër Zagori, Përmet, Berat, Apoloni e Vlorë; po kështu përshkrimet e konsullit Hecquard në Shkodrën qytetare, me ahengxhinjtë, besimet, jetën e pazarit shkodran, këngët historike dhe pasurinë e veshjeve të kësaj zone. Po kaq interesante janë dhe përshkrimet e konsujve Dozon apo Degrand për Korçën apo Durrësin e Tiranën, e cila, në atë kohë ishte thjesht një fshat piktoresk, ku Degrand dëgjonte ehot e një “Marsejeze” shqiptare, përshkrimet e Krujës, Lezhës, etj., apo të “Mirditës së lirë” të vizituar nga Hecquard, Lejean, de Wiet, etj. Oroshi dhe gjithë Mirdita, (ku mirditasit, siç shkruante Victor Bérard “ishin të mbrojturit e Francës”), kishte mbetur fortesa e vetme e krishterimit të lirë. Imazhet që na sjell gjeografi dhe historiani Bérard rreth Elbasanit dhe përshkrimi i atij udhëtimi nga Durrësi, Kavaja e Peqini, drejt Elbasanit, Librazhdit e deri në Ohër, është plot ngjyra dhe emocione. Dhe po t’i krahasosh përshkrimet rreth të njëjtit qytet nga një udhëtar te tjetri, në kohëra të ndryshme, ndien njëherësh zhvillimin e këtyre qyteteve, edhe pse një zhvillim i ngadalshëm dhe pa ngjarje të mëdha. Madje, disa prej këtyre udhëtarëve, siç ishte historiani francez, Joseph Reinach, shkruajnë si të ishin shkrimtarë të vërtetë, apo novelistë të sprovuar, duke përshkruar peizazhet dhe botën fshatare e qytetare, zemërimin e stuhive dhe rrugët e përbaltura, çka të bën t’i jetosh drejtpërdrejt ato.
Veçanërisht në gjysmën e dytë të shekullit XIX, shumë studiues që përshkuan Shqipërinë, në shënimet e tyre trajtojnë dhe çështjen e prejardhjes së shqiptarëve, ku spikat sidomos dhe çështja pellazgjike. Ndryshe nga Pouqueville që hedh tezën se mos vallë shqiptarët kanë ardhur nga Azia, për Ami Boué-n dhe gjithë të tjerët, shqiptarët janë pasardhës të ilirëve: “Rrënjët e tyre janë në Iliri” – shkruante ai, duke shtuar se “shqiptarët janë një popull i bukur dhe ndër më të vjetërit e Europës”. Kështu, konsulli Hecquard shkruante në librin e tij Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë se shqiptarët “këta ilirë të lashtë i përkasin një dege të lavdishme të racës së bardhë që e quajnë ariane (të “Bardhët”, L.R.)… Historia na sjell shumë prova të shkëlqyera të energjisë, mençurisë dhe veprimtarisë së tyre. Veç këtyre, ata kanë ruajtur gojëdhëna dhe zakone kalorësiake që të kujtojnë botën e heronjve tanë si te “Chansons des Gestes”, (Këngë kreshnikësh), veçanërisht të Garin le Lohèrin… Shqipëria i ka dhënë gjithnjë njerëz të shkëlqyer Greqisë së lashtë, perandorisë bizantine e së fundi Turqisë dhe Greqisë bashkëkohore…”
Në fundin e shekullit XIX, çështja pellazgjike ishte mjaft e diskutuar. Një nga njohësit më të mirë të kësaj çështje, Louis Benlow në studimin e tij Greqia para grekëve, shkruante se “në tokën e Greqisë ka gjurmë të shumta të një qytetërimi më të hershëm në kohë sesa qytetërimi i grekëve … dhe se shumë nga emrat e qyteteve, maleve, lumenjve e personazheve të ndryshëm nuk i përkasin mitologjisë greke, por qytetërimit të pellazgëve, dhe se gjuha shqipe është një çelës për deshifrimin e tyre”. Cyprien Robert shkruante në librin e tij Sllavët e Turqisë, se kombësia e shqiptarëve, popullit të të “Bardhëve”, “shkon gjer në kohën e pellazgëve dhe popujt grekë e sllave i kanë gjetur padyshim atje, në trojet e tyre”. Po kështu, dhe konsulli francez në Shkodër, Alexandre Degrand, i cili ishte i pari që shkeli në Koman dhe bëri kërkime arkeologjike në nekropolet e hershme të kësaj qyteze, në librin e tij Kujtime nga Shqipëria e Epërme, pyeste nëse “vallë vërtet shqiptarët janë pellazgë, nga ajo racë që Homeri e cilësonte hyjnore, pra të jenë pellazgë të mbetur të pastër dhe të papërzier deri në ditët tona, duke ruajtur gjuhën dhe shumë zakone të tyre, siç afirmojnë dhe disa shkrimtarë modernë që e kanë studiuar këtë çështje?…
Por një nga çështjet më të veçanta dhe që të bie në sy te disa studiues, rreth Shqipërisë dhe kulturës së vjetër shqiptare, është përqasja e veriut shqiptar, e miteve, zakoneve dhe traditave të malësorëve, me botën homerike, një botë që në Greqi ishte shuar prej shekujsh dhe tashmë pothuaj ishte harruar, ndërkohë që në malet shqiptare, epika homerike jetonte ende në kulturën popullore, ku shpesh përqasjet e tyre ishin të habitshme. Një nga studiuesit më në zë të kësaj teze ishte historiani dhe gjeografi Albert Dumont, një nga dishepujt e “Shkollës Franceze të Athinës” e më pas i “Shkollës Franceze të Romës”. Me sytë e tij, Albert Dumont shikonte se në ato kulla guri të maleve shqiptare, në dasmat, procesionet funebre, gjakmarrjet, mitologjinë, ritet pagane etj., prushet homerike ende nuk ishin shuar. Dhe kjo ndodhte vetëm në Shqipëri dhe askund tjetër në Ballkan, në këtë djep të lashtë të qytetërimit europian. Në librin e tij Ballkani e Adriatiku, kur shkruan për tributë shqiptare, Dumont thekson se “malësorët shqiptarë jetojnë të izoluar, por kanë një kryeplak, i cili vendos për kohën e kullotave, ndarjen e tyre, kohën e shtegtimit, kur ka ankesa të një fqinji për tjetrin etj. Në Greqinë antike, qeveritarët e çdo tribuje quheshin “pleq”. Ishin ata që bënin drejtësi, ashtu të ulur mbi gurë, në formë rrethi, siç tregohet dhe në mburojën e Akilit. Kur prijësit shqiptarë mblidhen po kështu për të vendosur, ata formojnë atë që quhet “rrethi i gjakut” (la ronde du sang), çka sagat e vjetra e quajnë “gerichtsring”. Gjithashtu, ai pikas, siç shkruan në shënimet e tij, se gjatë shekujve, pagesa e gjakut që bëhej me bagëti kaloi më vonë në pagesën me para. “Për shqiptarët, një vrasje vlen 750 piastra. Tarifa e princave “merovingines”, (frankët e shekujve V-VIII, L.R.), nuk ishte më e lartë se kaq. Zakoni i pagimit në raste të tilla u zhduk shpejt te helenët. Në “Skenën e gjykimit” që e shohim në mburojën e Akilit, të dyja palët kundërshtare diskutojnë rreth çmimit që duhet paguar për një të vrarë. Grekët përdornin fjalën që më vonë nënkuptonte ndëshkimin. Ndërsa “pena”, “peine”, tregon një pagesë, nga fjala latine “pendere”, “poenam”. Tacite shkruan se ishte koha e gjatë e gjakmarrjes që bëri të lindë ky lloj kompensimi. “Duhet ndarë urrejtja ndër të afërmit dhe miqtë e babait të tij. Këto urrejtje nuk janë të pamëshirshme. Madje dhe vrasja paguhet, pësohet, përmes dhënies së një numri kafshësh. Atëherë gjithë familja është e kënaqur”. Kjo frazë zbatohet te shqiptarët dhe gjermanët”. Duke shkruar rreth rrëmbimit të grave, që është e dukshme në tregimet homerike dhe duke e përqasur me atë çka ndodhte në malet shqiptare, ai theksonte: “Homeri shkruan se gratë e bukura vlejnë më shumë buaj. Kjo fjalë, te grekët është njëlloj si “mundinen” te gjermanët. Në disa tribu, martesa bëhet me të grabitur. Çdokush do të martohet duke grabitur gruan e tribusë armike. Në Orosh, në qendër të Mirditës, pothuaj gjithë gratë janë të grabitura. Princi i zonës, meqë para disa vitesh mbeti i ve, grabiti bijën e një beu të Krujës. Dhe kjo është e përgjithshme në këto male”… Të njëjtën përqasje pohonin dhe De Wiet, Hecquard etj.
Ndërkohë që nëpër Greqi interesi i studiuesve europianë ishte i jashtëzakonshëm, kohë kjo kur themelohej dhe “Shkolla Franceze e Athinës” dhe kur zhvillohej “Ekspedita e Moresë” me një grup dijetarësh, gjeografë e historianë, arkeologë, botanistë, gjeologë, etj., udhëtarë të paktë kalonin dhe drejt Epirit, Shqipërisë, brigjeve të Ilirisë, për të njohur këtë cep të Ballkanit dhe të “Turqisë Europiane”, siç quhej në atë kohë gjithë kjo pjesë e Ballkanit. E sidoqoftë, shumë prej udhëtarëve, konsujve, gjeografëve e veçanërisht arkeologëve, siç ishin Léon Heuzey, Alfred Gilliéron apo Pierre Batiffol etj., pikasën se dhe Shqipëria, ky vend i varfër dhe i humbur në errësirë, kishte dëshmi të pasura të historisë së tij të lashtë, rrënoja e gjurmë qytezash të antikitetit. Apoloninë e Ilirisë, Butrintin, Finiqin me muret ciklopike, Orikumin, Bylisin e gjer nekropolin e lashtë të Komanit, apo kodikët e vjetër mesjetarë që fshiheshin në kishat e Beratit, të cilat do t’i zbulonte historiani i Kristianizmit, Batiffol. Por në errësirën osmane, kur shtrohej çështja e lirisë dhe pavarësisë shqiptare, pothuaj askush nuk mendonte, ose të kujdesej për tempujt e lashtë në gur apo në mermer. Disa statuja që përfunduan në Louvre apo në British Muzeum, portrete e shtatore në mermer, një Auguste, Demetre, Artemise, Hermes etj., duke u shpëtuar kështu pashallarëve, të cilët i përdornin gurët e antikitetit për themelet e sarajeve të tyre, i treguan Perëndimit për një vend me një histori të madhe. Ashtu si konsulli francez i Janinës, Pouqueville, dhe kapiteni anglez, Leake, apo arkeologët Heuzey, De Glaubry, Gilliéron etj., do të befasoheshin nga ajo shtyllë e vetmuar në Apoloninë e Ilirisë, dëshmi e atij tempulli të jashtëzakonshëm të Dianës, një nga më të rrallët e Ballkanit, të rrënuar nga tërmetet, koha dhe njeriu.
Por bota shqiptare nuk ishte vetëm brenda kufijve të pashallëqeve shqiptare, por dhe jashtë tyre, veçanërisht në Greqi, ku po këta udhëtarë, apo dhe të tjerë, të mëparshëm e të mëvonshëm, janë pikëtakuar me shqiptarët e vendosur atje shumë shekuj më parë. Dora d’Istria nuk mundi të vinte në Shqipëri, por ajo pikëtakoi dhe njohu shqiptarët e diasporës, jo vetëm ata të Italisë së jugut, me të cilët kishte një korrespondencë të pasur, por dhe me ata të Greqisë, të cilët i takoi kur bëri udhëtimin e saj të njohur në botën e letrave përmes librit Udhëtim nëpër Rumeli e Greqi. Pikërisht në këtë libër, kjo intelektuale e njohur në rrethet europiane dhe me origjinë shqiptare, përshkruan takimet me kolonitë shqiptare të Atikës, Livadhjasë, Moresë, Korintit, Hidrës, Specajt etj. Përshkrimet e udhëtarëve dhe studiuesve francezë për arvanitasit përbëjnë si të thuash një antologji më vete, pa harruar takimin plot emocione të Chateaubriand me shqiptarët, apo ato të intelektualëve të tjerë si shkrimtari Edmond About, Lamare Picquot, C. D. Reffenel, Henri Belle, Népomoucène Lemercier, Claude Fauriel, diplomati dhe akademiku Félix de Beaujour, studjuesi Auguste Boppe etj., deri te kujtimet e kolonelit francez, Vautier, i cili i njohu personalisht heronjtë e shquar të Revolucionit grek me në krye Marko Boçari, Kollokotroni, Xhavella, Bubulina etj., dhe luftoi krah tyre. Dhe kjo listë është e gjatë, përshkrimet janë të shumta. Edhe Pouqueville, Boué, Heuzey, Gilliéron, Dumont etj., i kishin pikëtakuar shqiptarët e Greqisë, pasi siç shkruante kartografi Guillaume Lejean, “gjaku i shqiptarëve është i përzier me atë të helenëve”. Dhe kjo ishte më se e vërtetë, pasi në historinë shumëshekullore, fatet e të dy popujve kishin qenë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Ambasadori francez në Kostandinopojë në vitin 1784, Choiseul-Gouffier, i cili disa herë udhëtoi nëpër Greqi, në librin e tij Greqia e sotme, shkruante për shqiptarët se “Në Greqi ka dy lloj racash njerëzore të dallueshme dhe që njihen me lehtësi: raca e shqiptarëve dhe raca helenike. Në epoka të ndryshme, shqiptarët kanë pushtuar Greqinë kontinentale dhe Peloponezin”.
Për “gjakun e përzier” flet akoma më shumë Fallemeyer në librat e tij Elementi shqiptar në Greqi,si dhe Historia e Gadishullit të Moresë, apo Gobineau. Të udhëtoje në Shqipërinë e shekullit XIX nuk ishte e lehtë. Ishte një sprovë që kërkonte guxim dhe kurajë të madhe, pasi mungesa e udhëve, e komunikacionit, e qëndrimit, rebelimet e pareshtura kundër Portës së Lartë, i bënin këto udhëtime mjaft të vështira e me shumë të papritura, pa folur këtu për klimën e ftohtë të maleve shqiptare, kur siç kujtonte Cyprien Robert nga veriu shqiptar, një mëngjes, meqë kishte fjetur në natyrë, kishte gdhirë i mbuluar nga një shtresë dëbore. Ami Boué i shpëtoi vdekjes fare rastësisht, meqë në Shkodër ku ndaloi, ishte një mjek dalmat; Martin Leake, që udhëtonte në Shqipërinë e Mesme, i bllokuar nga mushkëria, u detyrua të kthehej mbrapsht nga itinerari ku donte të shkonte; Pouqueville, të cilin në detin Adriatik e zuri një stuhi e paparë, sapo zbriti në brigjet shqiptare, udhëtimi nëpër malet e Himarës, apo Akrokeraune, do të ishte një kalvar i vërtetë, ashtu si dhe për Victor Bérard malet e Librazhdit dhe qafat e Xhurës; kartografi Lejean u lodh aq shumë nga udhëtimet e tij, saqë pas udhëtimit në Shqipëri, ishte bllokuar i sëmurë në Filipopolis të Maqedonisë dhe më pas, kur mbërriti në Francë, shumë pak javë do ta ndanin nga vdekja. Ashtu siç shkruante Dora d’Istria, e cila dhe ajo ndoqi traditën e dijetarëve-udhëtarë, “udhëtimet kërkojnë kurajë të madhe”. Dhe ajo shtonte: “Sa më shumë udhëtoja, aq më shumë pikasja se ishte e pamundur ta njohësh një popull nëse nuk njeh historinë e tij dhe shkrimtarët e tij”…
Edhe pse në cep të Perandorisë Osmane, e harruar dhe e mbytur në një letargji tragjike, përsëri, në shekujt e XVI, XVII dhe XVIII pati udhëtarë që e vizituan Shqipërinë. Ishin kartografë që hartonin hartat e Adriatikut dhe të Mesdheut, siç ishin Simon Pinargenti, Giovanni Comico, Piri Reis, Giusepe Rosaccio etj., të cilët na lanë pamjet e disa prej qyteteve shqiptare në vitet 1570 – 1573, si të Shkodrës, Vlorës, Sopotit etj. Po kështu, misionarë të ndryshëm kërkonin të dinin se ç’bëhej në këtë vend. Jean Carlier de Pinon, një udhëtar francez nga Cambrai, “écuyer dhe seigneur de Pinon, de Oucan, de Masnihs et de Rieux”, i cili ishte nisur drejt Jerusalemit, bashkë me një mikun e tij gjerman, Hans Jacob Breuning, duke iu afruar brigjeve shqiptare përshkruan gjendjen në qytetin e Vlorës dhe të rrethinave të saj. Në librin e tij, të botuar më vonë, Mon voyaige en Levant faict, l’an 1579, (Udhëtimi im në Orient, bërë në vitin 1579), ai shkruan për afrimin e anijes së tyre në brigjet shqiptare në 11 maj të atij viti, që siç shkruan ai për këtë vend, “në kohët e shkuara njihej me emrin Epir”. Më 12 maj, ata ishin përkrah maleve të Himarës dhe jo larg Vlorës. Më 13 maj, ata ishin në Bunac, kur panë një anije me një shqiptar mysliman dhe disa ortodoksë që donin të shkonin në Vlorë për tregti dhe me mallra. Por ndërkohë u shfaqen piratët, të cilët i ndjekin, edhe pse anija e Jean Carlier i qëllon me topa. Më 14 maj, kur Carlier dhe Breuning, me anijet e tyre hyjnë në portin e Vlorës, duke qëlluar me top për të njoftuar ardhjen e tyre, ata priten nga prijësi turk i Vlorës “Emin”, i shoqëruar nga çifutët përkthyes. Atje dhe morën vesh për fatin e tregtarëve, të cilët, pasi kishin braktisur anijen nga frika e piratëve turq, kishin marrë rrugën e maleve për në Vlorë, por rrugës, piratët i kishin ndjekur dhe pastaj i kishin lëshuar për 60 “sequins”. “Më 15 maj ne lëvizëm në brendësi të Vlorës, – shkruan Jean Carlier, – edhe pse ishte pak rrezik, meqë rrobat tona ndryshonin nga ato veneciane. Madje mund të na merrnin si njerëz të mbretit të Spanjës, dhe meqë armëpushimi midis sulltanit dhe mbretit nuk kishte hyrë ende në fuqi, ata mund të na kthenin në skllevër apo të na dënonin me vdekje si spiunë… Vlora nuk ka mure rrethuese dhe tani është kthyer në një sanxhak. Vendi është i mrekullueshëm, ka shumë qiparisa dhe toka është pjellore. Ka rreth 5 xhami, të zbukuruara me kullën e gjatë e të bardhë si dhe kullën e sahatit. Qyteti është i banuar nga myslimanët, çifutët dhe ortodoksit. Gruri, vera dhe mishi janë lirë. Më në jug, në një të hedhur shigjete, ngrihet fortesa e komandantit të portit. Njeriu që e komandon quhet Aga. Pak më larg, disi në mal, ngrihet një tjetër fortesë e ngjashme. Në këtë zonë ka shumë piratë e hajdutë që çdo ditë sjellin në qytet para e plaçka që ua rrëmbejnë kristianëve, të cilët nuk janë aleatë me sulltanin…”
Më 16 maj, merrte fund dhe aventura e Jean Carlier në brigjet shqiptare. Pasi i dhanë prijësit të qytetit dhurata të çmuara si vazo veneciane, qelqe të Murrano-s, sapunë etj., ata morën udhën drejt ishujve grekë dhe kepit të Sillos pranë Athinës, por në të dalë të portit të Vlorës, ndeshën piratë të tjerë që ktheheshin me një anije “marsiliana” që ua kishin kapur kristianëve…
Që gjatë shekullit XVII dëshmohet për tregtinë që zhvillonin shqiptarët me Francën e mbretit Louis XIV, ku në Durrës vinin anijet franceze që niseshin nga Provence, jugu i Francës apo nga Marseille. Ata sillnin stofra, prodhime mëndafshi e kinkaleri të ndryshme, në një kohë që ngarkoheshin në Durrës me grurë, lesh, vaj peshku e perime. Për të qenë më të sigurt, shpesh ata udhëtonin nën flamurin e Venedikut, pasi sulmoheshin e bastiseshin nga ulqinakët apo venecianët, siç ishte dhe rasti i kapitenit Botin nga Marseille, i kapur rob nga ata. Inari, konsulli francez në Durrës, lajmëronte tregtarët francezë për mundësitë e mëdha që kishin shqiptarët për tregti. Më 1691, raportet e Quai d’Orsay-it shkruajnë për konsullatën franceze në Durrës, e cila varej nga ambasada e Francës në Kostandinopojë dhe merrte udhëzimet nga konsullata e Selanikut. “Arsenali”, kantieri i ndërtimit të anijeve franceze në Toulon e merrte lëndën e drurit nga Durrësi.
Më 1699, konsulli francez njoftonte Quai d’Orsay-in në Paris se “afro 100 agjenci tregtarësh shqiptarë janë vendosur në Durrës”. Më vonë, konsujt francezë, Boulle, La Salle, Dupré, kishin bërë të mundur që më 1702, një konsull në Arta të kishte në varësi dhe Santi Quaranta (Sarandën), Sajadhën dhe Pargën. Konsujt të tjerë francezë që rrahën brigjet shqiptare ishin dhe marsejezi Joseph Isnard, Jean Dubroca, i cili vdiq në Arta në vitin 1736, Charles-Louis Deflandres, Jean Baptiste Jullien, Amable Galleigne, Joseph-Ignace Grimaldi etj. François Dubroca, biri i Guillaume Dubroca, kryente funksionin e konsullit francez në Durrazzo, përmes një dekreti të markezit Bonnac, ambasador i Francës në Stamboll. Historiani Jean-Claude Faveyrial, në studimin e tij Historia e Shqipërisë, duke shkruar për lidhjet e vjetra mes francezëve dhe shqiptarëve, theksonte se “Në kohën e Louis XIII, misionarët francezë që vizituan Shqipërinë, u habitën kur panë me admirim këtë racë me shpirt të fuqishëm, shtatlartë, me tipare të ashpra dhe me armët ku ishin emblemat e zambakut francez”.
Në vitin 1675, gjatë udhëtimeve të tij, gjeografi francez, Jacob Spon, kishte zbritur drejt Italisë, Zarës, Venecies e më pas, i shoqëruar nga kapiteni venecian Benedetto Sanuti, dhe botanisti anglez, George Wheler, me galerën “Hercule au berceau” po ndiqte bregun dalmat. Ai shkruante në përshtypjet e tij të udhëtimit dhe për Shqipërinë e asaj kohe e veçanërisht për himarjotët që ende i bënin ballë pushtimit osman: “Më pas ne lamë fortesën e vogël të Budvas që është zotërimi i fundit venecian në Shqipëri, – shkruante ai në librin e tij Udhëtim nëpër Itali, Greqi, Kostandinopojë. – Pastaj, po të vazhdosh nëpër tokë, çka e bëmë në kthim, shihet Ulqini, Ulcinium-i i dikurshëm dhe tashmë një qytet i turqve, qytet tregtar, i cili mund të ketë shtatë apo tetë mijë banorë. Frankët kanë një konsull atje. Durrësi, i cili dikur ishte Dyrrachium i romanëve, tani është veçse një fshat me një kështjellë të rrënuar.” Para se t’i afroheshin Vlorës, apo Valone, siç e shkruante ai, Spon, si edhe Wheler, përmend “fontanat e rrëshirës të përzier me bitum, me të cilat lyenin anijet dhe për çka shkruhet në librat e autorëve antikë”… “Afër ishullit të Sazanit ne zbulojmë malet Acroceraune, që sot i quajnë malet e Himarës. Nga ana e detit ato janë të populluara nga pesë-gjashtë fshatra, që u bëjnë ballë turqve dhe që nuk pranojnë të paguajnë haraçin. Fshati kryesor i tyre është Himara, e ndërtuar në një pjesë shkëmbore të thepisur, ku të gjithë mund të tërhiqen atje në rast nevoje… Janë ushtarë të mirë të fesë ortodokse, por dhe të zotë për të bastisur, siç janë “manjotët”. Fshati kryesor është Himara, i vendosur mbi një gropë të një shkëmbi të thepisur, me humnera anash, ku gjithë banorët mund të strehohen atje në rast nevoje. Nëse sulmohen nga deti, ata tërhiqen drejt atyre maleve të pakalueshme, duke marrë me vete bagëtitë. Aty ka shtigje të ngushta ku mund të sfidosh një ushtri të tërë, vetëm duke u hedhur gurë
Fillimi i shekullit XIX u duk se do të sillte ngjarje të reja në këtë cep të humbur të Perandorisë Osmane. Revolucioni Francez më së fundi e shkundi mendësinë e Europës së Vjetër dhe hapi rrugë të reja komunikimi, duke bërë që të depërtonin gjer në Shqipëri idetë e reja të iluminizmit francez. Napoléone Buonaparte e shikonte Shqipërinë si një aleate të tij, duke deklaruar se do ta mbronte kurdoherë këtë popull trim, siç do ta shkruante dhe në një letër që do t’i dërgonte birit të Karamahmud Pashës, pashait të Shkodrës, me rastin e vrasjes heroike të tij bashkë me një grup oficerësh francezë nëpër malet e Malit të Zi. Madje që në vitin 1797, ai dërgoi drejt Shqipërisë dhe Greqisë dy emisarë të tij, Dimo dhe Nicolo Stephanopoulos, për të kërkuar aleancën e grekëve dhe shqiptarëve. Kështu, gjatë shekullit XIX, dhe Shqipëria do të zgjonte interesin jo vetëm të politikave europiane, por dhe të shkencëtarëve, historianëve, gjeografëve, kartografëve etj. Kështu, nga fillimet e gjer në fundin e shekullit XIX, duke lexuar sot mbresat dhe kujtimet e tyre, ne rikrijojmë në imagjinatën tonë imazhin e Shqipërisë së asaj kohe, fytyrën e të parëve tanë. Duke  lexuar ato, të ngjan se dhe ne shkojmë në gjurmët e këtyre nxënësve të pashembullt të Herodotit, atit të Historisë, në gjurmët e këtyre udhëtarëve të palodhur, të cilët kërkuan ta shkruajnë historinë me atë që panë, që përjetuan dhe përballuan në vite të errëta dhe mes furtunave të kohës. Në këtë mënyrë ata u bënë kronistë të historisë së një populli, që edhe pse jetonin mijëra kilometra larg tyre, ky popull i bëri për vete me virtytin, nderin dhe forcën e dashurisë, me vështrimin e patrembur ballë tragjedisë dhe vdekjes, me ehon e këngëve lirike dhe vallet epike tronditëse. Një kërkim i mëtejshëm në arkivat e huaja dhe dorëshkrimet e vjetra do t’i pasurojë padyshim akoma më shumë këto itinerare, ku edhe sot, jeta e një populli është e prekshme, emocionuese dhe frymëzuese.