KADARE, NOBELI DHE SHQIPTARËT

Nga Gjekё Gjonlekaj



Alfred Nobeli “mbreti i dinamitit” siç e quanin nё atё kohё lindi nё Stockholm nё vitin 1833. Prejardhja e familjes Nobel ishte nga fshati Nobbelov. Pavarёsisht se ishte familje e varfёr ata u arsimuan nё Universitetin mё tё mirё tё vendit  Uppsala . Alfred Nobeli nё kohёn e tij ishte njё ndёr njerёzit mё tё pasur dhe mё tё njohur nё botё,dhe kishte njё karakter tё veçantё. Victor Hugo e kishte cilёsuar si “milioner vagabond”. Gjatё viteve tё fundit tё jetёs kishte menduar shumё pёr tё ardhmen e pasurisё sё tij. Ai nuk ёshtё martuar kurrё dhe nuk kishte pasardhёs tё drejtpёrdrejtё,qё mund ta trashёgonin atё pasuri, edhe pse kishte pasur lidhje intime me disa gra qё mё vonё i sollёn kokёçarje. Para vdekjes nё vitin 1896 Alfred Nobeli kishte lёnё testamentin e tij pёr shpёrblimet qё do t’u jepeshin shkencёtarёve tё ndryshёm. Por kishte lёnё edhe testamentin e çmimit Nobel pёr Letёrsi.Pjesёn mё tё madhe tё jetёs e kaloi nё Paris , kishte lidhje miqёsore me shumё poetё e shkrimtarё. Pas vdekjes se tij çmimi Nobel u rregullua me ligj nga Parlamenti dhe Akademia e Suedisё nё bashkёpunim me shumё institute dhe organizata tё tjera. Themelimi i çmimit Nobel ishte njё proçedurё shumё e ndёrlikuar. Por pas disa vjetёsh ky çmim u konsolidua.

Laureati i parё i çmimit pёr letёrsi ishte poeti francez Sully Prudhomme nё vitin 1901. Qysh atёherё e deri vitin e kaluar kёtё çmim e kanё fituar 111 shkrimtarё e poetё. Nobelet janё tё ndryshme dhe secili çmim ka historinё e vet. Tё gjitha çmimet mund tё jenё kolektive,por jo çmimi Nobel pёr letёrsi sepse kёtё e fiton vetёm njё autor. Pёr shqiptarёt çmimi Nobel u bё shumё i njohur dhe i dashur nё vitin 1979, kur Nёna Tereze u laurua pёr Paqe. Rrugёn e saj e vazhdoi shqiptaro-amerikani Ferid Murat.

Pёr pothuajse tri dekada emri i asnjё autori nuk ёshtё lakuar mё shumё pёr kёtё Çmim se emri i shkrimtarit tonё Ismail Kadare. Java e parё e tetorit pёr shqiptarёt ёshtё shumё e nxehtё, ashtu siç janё kampionatet e futbollit pёr brazilianёt. Gazetat e mёdha botёrore disa herё e kanё vёnё emrin e tij nё rrethin mё tё ngushtё tё kandidatёve pёr kёtё çmim. Pritja pёr çmimin Nobel ёshtё e natyrshme,por kur zgjatet shumё atёherё i del lezeti. Mario Vargas Llosa kishte pritur mё shumё se 30 vjet, bile kur e njoftuan me telefon, tha se e kishte harruar krejtёsisht kёtё çmim.Jo tё gjithё qё kanё fituar kёtё çmim janё sot tё njohur nё letёrsinё botёrore. Çmimin Nobel nuk e fitoi kurrё Leon Tolstoi, Ibseni, Joyci , Virginia Woolf ,Wallace Stevens dhe as Vlladimir Nabakov, por tё gjithё janё shkrimtarё me famё botёrore. I tillё ёshtё edhe Ismail Kadare. Veprimtaria letrare e Ismail Kadaresё ёshtё si njё “bibёl shekullore”. Ky autor shqiptar ka fituar pothuajse tё gjitha çmimet dhe shpёrblimet e larta evropaine.

Veprimtaria e tij letrare prej 20 mijё faqesh ёshtё e nobelueshme. Tre kolosё pёr tre gadishujt e mёdhenj evropianё. Dante, Servantesi dhe Kadare. Pas Homerit pёr gadishullin Ballkanik vjen menjёherё Ismail Kadare. Veprat e tij u krijuan nga trysnitё e mёdha politike, ashtu siç krijohen edhe diamantёt nga trysnitё gjeologjike.

Nёna Tereze dhe Ferid Murati kishin mbёshtetjen e dy demokracive mё tё mёdha tё botёs. Tani, Ismail Kadare duhet tё ketё mbёshtetjen e demokracisё evropiane, franceze dhe tё kombit shqiptar. Anёtarёt e Akademisё franceze janё tё privilegjuar dhe Franca ka disa detyrime pёr qytetarin e saj. Franca i nderon shumё anёtarёt e Akademisё franceze. Pastaj Ismail Kadare ёshtё edhe anёtar i Legjionit francez tё Nderit. India dhe Shtetet e Bashkuara kanё merita pёr fitoren e Nёnёs Tereze dhe Ferid Muratit. Para 16 vjetёsh me ftesёn e Ismail Kadaresё mora pjesё nё ceremoninё solemne tё pranimit tё tij nё Akademinё franceze. Ishte njё prej ngjarjeve mё tё bukura qё kisha parё ndonjёherё nё jetё. Pranimi i tij nё Akademinё mё tё njohur tё botёs ishte njё vepёr madhёshtore dhe ato ditё revista “Figaro” kishte botuar nё faqen e parё shkrimin me titull: “Prej Thomas Jefferson-it e deri tek Ismail Kadare. Bile e gjithё kopertina e faqes sё parё shkёlqente nga fotografia e Ismail Kadaresё. Anёtari i parё i huaj i Akademisё franceze kishte qenё presidenti amerikan Thomas Jefferson, qё sot e kёsaj dite konsiderohet si babai i demokracisё amerikane dhe presidenti mё intelektual i Shteteve tё Bashkuara. Krahasim i mrekullueshёm.

Para disa muajsh nё njё bisedё telefonike e pyeta Ismail Kadarenё kur ke pёr ta fituar Çmimin Nobel ? Ai u pёrgjegj: Çmimin Nobel do ta fitoj kur t’u mbushet mendja shqiptarёve.Nuk bёri asnjё koment tjetёr nё lidhje me kёtё çёshtje. Kjo pёrgjigje mё ngacmoi shumё. Pse ne shqiptarёt nuk e bёjmё punёn tonё? Tё gjitha shtetet dhe kombet bёjnё presione tё ndryshme pёr kandidatёt e tyre, bile pёr kandidatёt e çmimit Nobel bёjnё edhe mё shumё. Mbёshtetja e shqiptarёve ёshtё e rёndёsishme. Kёtё tё vёrtetё e kam dёgjuar nga disa shqiptaro-amerikanё tё Hollywood-it. Thirrjet telefonike letrat dhe mesazhet elektronike pёrfillen jashtzakonisht shumё nga juritё e qendrave kulturore amerikane. Grupimet e tilla politike nё anglisht quhen (lobe) qё nё kohёn e duhur luajtёn rol me rёndёsi pёr Kosovёn.

Çmimi Nobel ёshtё mё i rёndёsishёm pёr kombin shqiptar se pёr Ismail Kadarenё. Nobelistёt e moshёs sё tij nuk ngallёzehen shumё pёr kёtё fitore. Pёr autorin do tё ishte mё shumё fitore morale. Atleti nuk ёshtё i madh pse fiton trofeun. Atleti ёshtё i madh edhe pa trofe. Shkrimtarin ose poetin nuk e bёn tё madh çmimi Nobel, por e bёn tё madh vepra letrare. Çmimi Nobel ёshtё vetёm njё mirёnjohje. Kjo kurorё e mbretёrisё letrare do tё nderonte kulturёn tonё kombёtare e sidomos gjuhёn shqipe dhe do tё ishte shpresё e frymёzim pёr shkrimtarёt dhe poetёt shqiptarё nё tё ardhmen. Nёna Tereze, Ferid Murati dhe Ismail Kadare do tё ishin njё triumvirat i vёrtetё. Bile njё fjalё e urtё shqiptare thotё: “E treta e vёrteta”.

Sivjet populli shqiptar po pёrgatitet pёr tё kremtuar nё mёnyrё solemne 100-vjetorin e pavarёsisё. Pavarёsisht se ёshtё i ndarё politikisht populli shqiptar kurrё nuk ka qenё mё i lumtur se sot.Brenda kёtij shekulli janё krijuar dy shtete shqiptare. Demokracia dhe teknologjia po e bёjnё jetёn mё tё lehtё dhe mё tё lumtur. S’ka dyshim se tё gjithё veprojmё nё frymёn e njё pёrvjetori tё madh. Por ёshtё momenti historik pёr tё gjithё shqiptarёt kudo qё janё nё globin tonё t’i bёjnё thirrje Komisionit Letrar tё Çmimit Nobel qё sivjet dhe jo mё vonё t’i japё çmimin Nobel shumё tё merituar shkrimtarit tonё Ismail Kadaresё. Ështё detyrё e çdo shqiptari brenda e jashtё atdheut t’i bёjё thirrje e lutje atij Komisioni tё nderuar qё sivjet kjo kurorё e kulturёs t’i jepet kёti titani shqiptar. Do tё ishte nё nderin e tё gjitha zyrave qeveritare dhe jo qeveritare, tё instituteve, qendrave fetare, shkollave dhe universiteteve, klubeve, shoqatave, shtёpive botuese, shkrimtarёve, poetёve, kritikёve letrare, historianёve dhe akademikёve qё t’i bёjnё thirrje Komisionit tё Nobelit qё sivjet kjo kurorё letrare t’i jepet shkrimtarit tonё. Edhe mjetet e informacionit elektronike dhe tё shkruara duhet tё bёjnё punёn e tyre. Ballkani po troket nё dyert e Evropёs si asnjёherё mё parё dhe ky çmim do tё ishte çelёsi kryesor i asaj porte pёr tё ardhmen e kёtij gadishulli. Njё lutje kolektive gjithkombёtare do tё merrej parasysh. Kёto janё vlera tё mёdha qё i nderon bota e qytetёruar. T’i nderojmё edhe ne. Nё fund po citoj disa fjali tё letrёs sё Alain Bosquet drejtuar jurisё sё Çmimit Nobel: “Sado e ndryshme qё tё jetё Shqipёria nga Suedia apo nga Franca ajo ka nxjerrё nё dritё njё gjeni. Kadareja njihet nё tё gjithё planetin; tё kurorёzosh Kadarenё nuk do tё thotё ta emanciposh atё: do tё thotё tё emancipoheni vetё ju”. Pra ne, kombi shqiptar kemi nevojё urgjente pёr emancipimin tonё. Ky shkrimtar gjenial i fisit tonё meriton respektin tonё tё sinqertё. Nё qoftё se Ismail Kadare fiton kёtё çmim e fitojmё edhe ne. Prej asaj dite qёkur Nёna Tereze dhe Ferid Murati kanё fituar Çmimin Nobel edhe Unё e kam ndjerё veten se jam pjestar i atyre çmimeve. Pёr Ismail Kadarenё qё e ngriti gjuhёn dhe kulturёn shqiptare nё nivelet mё tё larta botёrore do tё ndjehemi edhe mё mirё. Urojmё qё sivjet pas 100-vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё tё shkojmё nё Oslo pёr tё festuar ditёn mё tё madhe tё kulturёs shqiptare. Vepra e tij do tё shkёlqejё si rreze drite mbi gadishullin ilirik. O Zot dёgjoje lutjen tonё!