ELEMENTI KONTRASTIV MIDIS REALËS DHE IMAGJINARËS

Rovena Vata
ROVENA VATA

1 Elementi fantastik dhe gjysmëfantastik
2 Truku artistik i hiperbolizimit dhe animizmit
3 Formulat magjike si komunikim i tabuzuar me demonët
4 Aleatë dhe kundërshtarë

Elementi fantastik dhe gjysmëfantastik

        Edhe Zanat, edhe orët kanë më shumë tipare njerëzore se mbinatyrore, sepse janë të mveshura me ndjesi e përjetime sikurse njerëzit. Në momente të caktuara dinë të gëzohen, të zemërohen, të pikëllohen, të qajnë, të luajnë, të këndojnë, por edhe të hakmerren sikurse njerëzit.
        Dëshira dhe dashuria për të takuar gruan në botën e të gjallëve, bëhet shkak për ‘ringjalljen’ e Kirilloit (Rinë- Katërinëza), të njeriut të vdekur në ‘lugat’ tek “ Kryengritje për lugat”, për mbajtjen e fjalës së dhënë tek “Natë muaji maj” e M. Kuteli. Ringjallja e të vdekurve dhe pushteti i tyre demoniak, zbulohet përmes shndërrimit të ndarjës humane të njeriut në lugat. Te “Lugetrit e fshatit tim” dhe “Kryengritje për lugat” Kuteli nuk zhvendoset nga qendra e elementit fantastik[1]. Bëhet fjalë vërtet për lugetër, të cilët në rrëfime janë prerë sipas patronësh të letërsisë gojore: veprojnë si personazhe të mirëfilltë, takojnë njerëz rrugëve (doemos, natën) dhe kuvendojnë me ta, i ngulin në sy bashkëbiseduesit “dy flakë bojë-bojë, me nga gjashtë qoshe”, ndezin bute, derdhin drithë e prishin qumësht; ata gërvallen, thërrmojnë xhama, godasin me shukreta, hyjnë në qymeze e u thyjnë kokën pulave, pëgërin krojtë e fshatit, u vënë zjarr mullarëve. Ja si shkruan Kuteli: “Shok-o, nuk di fshatrat e tjera, po fshati ynë është rëngë me lugetër.
S’ka pranverë e verë që të mos ngjallen nga dy a tre! E si ngjallen-o, - lebeti e Zotit! Zënë e bëjnë trazira e zullume, si mos më keq! Jo shkrepin si flakë e llaftarisin të madh e të vogël; jo hipën lart, majë çatisë a majë plepave, e hedhin me gurë; jo këputin remën e mullirit; jo u dalin njerëzve mbudhë natën, e u punojnë të një mijë e njëqindat. Ka pastaj të tjerë që ndizen në flakë si qoftëlargu, angullijnë si çakalli e hyjnë atje ku i ke kadet me bulmet e t’i gjysmojnë. Ky murgu Mero ra e vdiq aty e dy muaj nga njëfarë ograie, sindozot se i pat qenë shkruar. Që në të gjallë fshati thosh se do ngrihet lugat. E me të vërtetë, sapo vdiq, ra e u ngrit[2].
        Për ta bërë të besueshme kalimin nga realiteti i prekshëm te ai fantastik, pra për të pranuar ekzistencën e elementëve të tillë, përshkrimi i Kutelit mbështetet edhe në elementëve të tjerë: “Tani, nga frika e lugatit, udha që shkon rëposh varreve është e shkretë. Edhe pojaku që është pojak me dyfek në dorë nuk shkel natën andej. Vozitin vetëm qentë e shtrigat e fshatit, në orën e trerrshme kur ziren magjitë. Në hënë të re magjistriëat hyjnë në varre kaluar mbi maëokë të egër e marrin dhe e eshtër të vdekuri për të mbylluar e për të ëelur, për të lidhur e për të zgjidhur, për të mbërthyer e për të zbërthyer[3].
        Në rrëfimet me subjekte fantastike autori na ofron raporte të të gjallëve me të vdekurit, marrjet dhe dhëniet mes tyre. Sipas Zhan Pol Sartri: “Letërsia ka fuqi të pakushtëzuar pë të krijuar një botë fantastike duke u nisur nga disa rregulla[4].
Këtë element e hasim tek Kuteli të rrëfenjat e tij: “Natë Gushti”, “Natë prilli”, “Natë muaji maj”, “Natë qershori”, “Letrat e ndajnatës”, “Kryengritje për lugat”,  “I vdekuri dhe i gjalli”, ku i ngrituri nga varri është element fantastik dhe i gjalli gjysmëfantastik. Në çdo marrëdhenie të heroit të gjallë me të vdekurit përëaktohet një kthim i këtij heroi në botën e të gjallëve, por tashmë të ndryshuar dhe transformuar dhe siç pohon vetë “I huaj midis të huajsh”[5].
        Përmbajtja e prozës së Kutelit i përket një përpjesëtimi estetik pitagorik, ku fantazia e cila merr njëlloj nga prototipi muzikal i arkitekturës idetë e një realiteti, identifikohet me një ndërtim që duhet të mbetet i bukur përjetësisht: “Dalngadal sikur prej qenies së sotme filloi të ngrihet një lloj mbulese e imët e endur prej valëve të kohës. Kjo na i ngjante një pëlhure që u hepua e u firos në mugëtirë. Atëherë valët e dheut e të lëndinave, të derdhura mbi mure e gurë, se ç’u tërhoqnë më një anë sipas një urdhërate, edhe, sa të mbyllësh e sa të hapësh sytë, të gjitha ndërtesat e moçme u rritnë, sikur në vend të vet. Tani Katjeli, ky fshat i bukur i Zotit Nikoll Branës, m’u faneps ashtu sikundër se pat qenë katër a pesë breza më parë[6].
        Në tregimet dhe rrëfenjat ku mbizotërojnë temat e jetë-vdekjes që ndërlidhen me bestytninë, misticizmin, realen, irrealen, siç janë: “Lugetrit e fshatit tonë”, “I gjalli dhe i vdekuri”, “Rinë Katerinëza”, si dhe në novelën “E madhe është gjëma e mëkatit”, Kuteli i “zgjedh” karakteret e vullnetshme “përtej valëve të kohës”, të cilat dalëngadalë ndeshen me botën irreale, me atë tragjike misterioze të jetës ku projektohet bota e fantastikës. Bota artistike e Kutelit është një botë, që i ngjan sa realitetit aq dhe fantastikes. Karakteristika e një teksti fantastik, nuk është prania e thjeshtë e dukurive ose e qenieve të mbinatyrshme, por është një proëes ngurrimi, që ndodh midis tij dhe lexuesit, kur atij të fundit i duhet të perceptoj ngjarje të paraqitura. Për gjatë historisë lexuesi e pyet vetën (ndonjëherë këtë e bën një personazh, madje edhe vetë protagonisti), nëse faktet e sjella shpalosen me anë shkaqesh të mbinatyreshme, të natyrshme nëse në të (faktet), bëhet fjalë për vegullim apo për realitete[7]. Kështu do të shprehej Todorovi në lidhje me raportin, që krijojnë tekstet fantastike me lexuesin e tyre. “Ngurrimi në perceptim” sipas tij lind ngase shpesh ngjarja e jashtëzakonshme (pra potencialisht e mbinatyrshme) zhvillohet jo në një mjedis të mrekullushëm, por në një kontekst të përditshëm, që për ne mund të ngjajë i rëndomtë. Po të shohim rrëfimet e Kutelit që kanë në themel të tyre fantastikën dhe gjysmëfantastikën bindemi që rrëfimi fantastik i tij është, rrjedhimisht rrëfim i një perceptimi që çon në mëdyshje[8].
         Tregimi:“Rinë Katerinëza” i shkon mjaft mirë përshtat këtij përshkrimi të përgjithshëm të gjinisë fantastike. Është pjesa më e madhe e dallimeve mes “dy botëve” që shkaktojnë ngurrim tek të dy protagonistët e përqafuar para varrit të hapur:
“Si do që ta lidhim besën, moj ftujza ime? A vjen ti në atë jetë, a të vij unë këtunë? Për këtu ta lidhim besën, o im zot! Dhe u ngritën edhe lidhën besën, aty në varri i s’ëmës, ndenë dritën e zonjës Hënë.  E askush s’duhej të dinte besën, e martesës së tyre!”[9].                    
         Dhe të Tat Tanushi kur përshkruan fytyrën e Kalijes ndodh proçesi i ngurrimit: “Sepse fytyra e saj vishej në një pah drite si dritë e henës mbi ujë. Po drita e henës është pa jetë, kur se drita që mbulonte fytyrën e Kalijes ish e gjallë. Ajo kish po në atë kohë edhe bukurinë e të vdekurit edhe të të gjallit” [10].
        Ngurrim kemi edhe të protagonisti i tregimit: “Qysh e gjeti ago Jakupi rrugën e zotit”, po nëpërmjet një gjendjeje ndërdyzashi: “Sikur nuk ishte as ditë, as natë - një gjë e përzjerë - e sikur Ago Jakupi ngitej për në mal, aty nga udha e vreshtave. Ish si patë qënë dje e nuk ish si dje - se tjatër dritë kish bota. Ecte edhe dëgjonte ay vetë çapet e veta: bumb, bumb, bumb!”[11].     
        Edhe karakteristika të tjera të tekstit, e afrojnë rrëfimin kutelian me gjininë fantastike në përgjithësi. Për mënyrën si trajtohet materiali, fantastikja na kujton Gogolin, tek i cili shpesh nxjerr kryet, rëndom një fantastike qesharake a tragjike njëkohësisht e përrallave, e besimeve popullore. I shpeshtë si figurë në tekstet e Gogolit sië e kemi thënë më sipër është djalli. Djalli i tregimeve të tij është edhe ky qesharak e përrallor, por ka edhe dobësi e vese njërëzore[12].
“Ndërkaq djalli iu afrua me ngadalë hënës dhe u mat ta zgjaste dorën që ta kapte, por menjëherë e tërhoqi sikur t’i ishte djegur; atëherë u fryu gishtërinjve, zuri të tunde këmbët dhe u hodh fluturimthi nga ana tjetër; pastaj prapë u largua dhe e tërhoqi dorën. Por, edhe pse nuk po i shkonte mbarë puna, djalli dinak nuk i la prapësitë”[13].                           
         Këto tekste shfaqin një prirje të theksuar drejt alegorisë, por që nuk bëhet asnjëherë shumë e fortë, sepse ato ruajnë edhe elementët që vijnë nga burimet folklorike, duke e bërë gjithsesi të thjeshtë dhe të kuptueshëm tekstin. Ka raste që në kundërvënien mes të mirës dhe të keqes, sipas Plasarit na bënë që të na lind pyetja mos kemi të bëjmë me tregime moralizues, si në rastet “Qysh e gjeti ago Jakupi rrugën e zotit”, “Natë muaji Maj”, “I pasuri që ish i varfër fort”, por është pikërisht elementi fantastik që e bën tekstin letrar dhe aspak didaktik. Edhe nga Gogoli fantastikja përdoret me mjeshtëri e me një origjinalitet të veëantë dhe të rradhë. Ajo nuk qëndron jashtë jetës së përditshme, por përzihet me të, aq sa nuk e dallon ku është e vërteta e ku nis trillimi.
Kufoma tani qëndronte para tij në të njëjtin vend rrethi dhe ia kishte ngulur ata sy të vdekur, që kishin marrë një ngjyrë të gjelbër. Seminaristi fërgëlloi sytë dhe i shkuan morniëa në tërë trupin. Duke ulur sytë përmbi libër, zuri t’i lexonte lutjet më zë më të lartë dhe dëgjoi që kufoma prapë kërëellite dhëmbët dhe zgjati krahët për ta kapur[14].                                                          Në rrëfimet e Kutelit veçohen shkallë - shkallë fanitjet e mbinatyreshme, të zakonshme për tregimin fantastik: vegimi i Ago Jakupit realizohet në tri shkallë të njëpasnjëshme të pasuara nga tri “zgjime”.: “Agai u zgjua për të tretën herë, po nuk u zgjua mirë se ëndrra vazhdoi. Sikur ecte në një vapë të madhe, në një rrugë pa hije edhe i digjej shpirti për një pikë ujë. Edhe vuante e gulçonte si jo më keq, sikur kish kaluar mbi supe qoftëlargun”[15].                   
          Edhe tek tregimi “I pasuri që ishte i varfër fort” protagonisti, përpara se atij t’i shfaqej vegimi fle dhe zgjohet plot tri herë.
Fjeti edhe u zgjua, fjeti edhe u zgjua - tri herë rrjesht - pastaj fjeti më thellë, sepse trupi i tij ish i lodhur së tepërmi edhe mendja e robëtuar me kamje e skamje e me sterra për ujë”[16]. Ndodh, që rrëfimtari të jetë edhe vetë i pranishëm brenda historisë që rrëfen, si tek rrëfimi “Përtej valëve të kohës”, e cila e lehtëson integrimin e lexuesit në universin e subjektit. Sipas Plasarit, aludimet për të panatyrshmën gjenden të shpërndara gjithë andej, rrëfime të tilla shërbejnë si dekor që na parapërgatisin për pranimin e tyre: “Frushullime gjethësh, zhurmërima krojesh, zënie apo fanitje të bëfta të hënës, klithma shpresrie, gjurmë, vaj ulliri, mjalt blete, dru qiparisi etj”[17].
        “Të lugetërit e fshatit tim” dhe “Kryengritje për lugat” Kuteli e mbart këtë “ghost story” mbi tone së shumti humoristike, pa e zhvendosur nga qendra elementin fantastik.
Tani askush nuk çante kokën për të vaditur misrat vetë zoti edhe njerëzia rrinin të shkujdesur në Çuka. Rrinin në Çuka duke pirë duhan e duke folur - ujeme - jo për një lugat që kish dalë në Osnat, jo për një gur që kish rënë nga qielli mbi Shëmbitrin e Pevelanit e jo për një gjarpër që kish dalë e kish folur se iu afrua fundi botës. Gjurma e gjarpërit, dukej në gjithë fletët e trëndafilit të vendit”[18].                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                               Të këto rrëfime (po edhe të të tjera) mungesa rreth së cilës na end fantazia e rrëfimtarit  shndërrohet në prani. Bëhet fjalë vërtetë për lugetër, të cilët në rrëfime kanë veçoritë e letërsisë gojore: veprojnë si personazhe të mirëfilltë, takojnë njerëz rrugëve (sidomos, natën) dhe kuvendojnë me ta, i ngulin në sy bashkëbiseduësve “dy flakë bojë - bojë, me nga gjashtë qoshe”, ndezin duhan me eshkë e masat, thyejnë qeramidhe, përmbysin bute, derdhin drithë e prishin qumësht; ata gërvallen, thërrmojnë xhama, godasin me shukreta, hyjnë në qymezë e u kthejnë kokën pulave, pegerin krojtë e fshatit, u vënë zjarr mullarëve etj.: “E sa ishin mbledhur aty ne streha mbetën pa frymë, si kufoma. Deshën të ngrihen e  s’ ngriheshin dot, deshën të thërresin e s’ thërrisnin dot, se këmbë – gojë e dorë bashkë ua zaptoi lugati. Flaka ndenj sa ndenj kështu, pastaj u hepua e u ngrit lart. Një e pa majë çatisë, një majë plepit… E si iku lugait, mezi muar shpirt e u ngritën nga vendi e u kyëitën nëpër sëpi. E sikush gjeti atje gjurmët e lugatit: kujt Iikish derdhur butet, kujt drithët, kujt qumështin[19].
                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              Pjesa tjetër e personazheve të kësaj galerie fantastike kalojnë përseri në “këtë botë” nga dashuria: kirolloj vjen për t’iu përgjigjur thirrjes së një vashe (Rinë Katerinëza ); Zef Shabani kthehet “nga malli i Dafinës” (Letrat e ndajnatës); edhe vasha linjë bardhë të katjelit të moëëm,  së cilës rrëfimtari ia ndjen mbi ballë “dorën e brylltë”, prej një ndjenjë të tillë kthehet. Të gjitha këto përshkrime si prani të gjalla, me detaje që ne i dallojmë mirë si, për shembull, ndonjërit petkave u vijnë “era myk”, fytyrën e ka “të tretur”,  sytë “të thelluar”.
“Sa i tretur je, o im zot. Rrobat të kanë marrë myk, fytyra të është tretur edhe sytë thelluar - po je kaq i ëmbël e të dua kaq fort sa s’dua të ndahemi kurrë!”[20].                       Apo një tjetëri “i shkon drita tejpërtej nëpër trup” dhe bie pak si era dhè e myk.
“Të tjerët nuk e vinin fort re, se ata kishin gazin e tyre, po ky zot i dasmës e rrihte mendjen si belcat në dërstilë në e kish parë a në s’e kish parë këtë dasmor që i shkonte drita tejpërtej nëpër trup e që binte pak si erë dhè e myk”[21].                                                                           Prandaj t’u kthehemi më mirë konsideratave të Martin Camajt e të kujtojmë se, në rastin kur e pranojmë që ky shkrimtar “nuk i përket asnjë rryme letrare plotësisht” apo “mbetët mik tri ditësh”, vetëm për kalim, kudo të vendosët mbrenda kallepit të-izmave”, kjo jo vetëm nuk na pengon, por na vjen në ndihmë për të vënë re se lidhjet e Kutelit me tregimin fantastik aq të theksuara janë, sa domosdoshmërisht i bëjnë sfidë realizmit, së paku një realizmi në kuptimin e tij klasik. Po të pranojmë parimin sipas të cilit mekanizmi i fshehtë i llojit fantastik qëndron, në ngurrimin e shkaktuar mes një universi (imagjinar) të mrekullueshëm, atëherë mund të pranojmë atë që shprehet Todorovi, se të letërsia fantastike duhet të shohim një fushë të ngushtë, por të previligjuar nisur prej së cilës mund të nxjerrim hipoteza që lidhen me letërsinë në përgjithësi. Kuteli na paraqitet si një krijues që e paska kuptuar qysh herët (në vitet ’20, kur janë filluar, për shembull, “I vdekuri dhe i gjalli”, “Rinë Katerinëza” etj), së realizmi të largon në letërsi nga realiteti. Ai mund të ngjasojë sikur ka kaluar nëpër një përvojë “realiste”, por kjo nuk i ka shërbyer vetëm së për të dëshmuar, që realitetin shkrimtari mund ta gjejë vetëm nëpërmjet rrugëve të fantazisë.
        Tek e rilexojmë prozën tregimtare të Kutelit, një nga mësimet që prej saj mund të nxëmë është së trillimi nuk është i lirë. Trillimi duket i caktuar për të na shpërfaqur realen; të kujtojmë, si shembuj, vegime që kryejnë këtë detyrë të rrëfimet: “Qysh i gjeti Ago Jakupi rrugën e zotit”, “Përtej valëve të kohës”, “I pasuri që ish i varfër fort”[22].
“Zgjati pastaj dorën - një dorë të thatë e leshtore, (dorë dreqi) - edhe e kapi dreqin dhe e flaku në zjarr e tym, sa ky lebetit me tmerr të madh. Ti në vend të më sjellësh njërez mi merr (Ti s’je për mua, se rreh të bëhesh ëngjell i bardhë! Edhe bjeri t’i biem, sa dridhej shpella gjithë, se bashku me maëokët e me bufët që ishim brenda”[23].                         Fantazia nuk ka vlerë tjetër veçse kur krijon diçka reale.: ”Dalngadal-e-dalngadal sikur prej qenies së sotme filloj të ngrihet një lloj mbulese e imët e endur prej valëve të kohës. Kjo na i ngjante një pelhure që u hepua e u firos në mugëtirë.  Atëherë valët e dheut e të lëndinave, të derdhura mi mure e gure, se u tërhoqnë menjanë sipas një urdhërate, edhe, sa të mbyllësh e sa të hapësh sytë, të gjitha ndërtesat e moçme u rritnë sikush në vend të vet. Tani Katjeli, ky fshat i bukur i Zotit Nikoll Branes, m’u faneps ashtu sikundërse pat qënë katër-a-pesë breza më parë[24].                                    
“Jeta - shkruante bashkëkohësi i shkrimtarit tonë, J.Pirandelo, - për të gjitha absurditetet e paftyra, me të cilat shyqyr Zotit është plot, ka privilegjin e pamuar që të mos ia këtë nevojen asaj besueshmërie së cilës arti është i detyruar t’i bindet.” Absurditetet e jetës kanë nevojë të duken të besueshme ngaqë janë të vërteta, në kundërshtim me ato të artit që, për t’u dukur të vërteta, kanë nevojë të jenë të besueshme që një shkrimtar si Kuteli e ka pasë njohur mirë një paradoks të tillë, mund të na e vërtetojë këtë edhe fragmenti i mëposhtëm, larg të qenit një trillm, meton të jetë një regjistrim besnik realiteti në Testamentin që shkrimtari i la gruas së tij: “Mendjen e kam të turbullt nga pagjumësia, nga ëndrrat e këqija. Sikur më ndiqnin gjermanët, që të më varnin.  Iknja me vrap, hynja në gropa e puse, dilnja prapë”[25].
Ata më ndiqnin. Ment më kapnin. Iknja përsëri. Në një çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamë. Fundja, u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë. Prapë gropa, puse, gremina. Sikur isha në Berat, nën Kala. Në një strehë të Kalasë, pranë Kishës. Më tej në Fier. Kisha shpëtuar nga ndjekjet dhe kërkonja ndonjë shtëpi për t’u fshehur. Isha i zbathur, i zhveshur.  Dikush me thirri: “Qëndro, Dhimitri! Të zumë! “Më rrethuan, më zunë dhe po me shpinin të me vrisnin. Unë qeshnja. Kisha qejf të më vrisnin… Dhe ja, u gjenda në burg. Shumë njerëz. Midis tyre Sofo Çomora, që ka vdekur. Më shikonte më dhembje. “Si u bë kështu, o Pasko? Ç’ ke bërë? - S’e di. -Shiko këtu. Dhe më dha ca shkresa të shkruajtura bukur: një akt akuze dhe ca lidhje të tjera. Më quanin “bejtexhi”. Më thoshin se kisha bërë një vjershë për glyren me rima italiane.  Pashë Andrean. I ardhi keq.  U vendos të më vrasin. Prapë u gëzova. Fundja, do vdes – thashë. --- Do shpëtoj. Do lodhem. Jeta ime ka qënë shumë e turbullt, e ngartërruar, e mire dhe e keqe.  Sa mirë, që mbaroi[26].                                                                                                            
        Testamenti letrar i Kutelit adresuar gruas dhe fëmijve është teksti më i dhembshëm i tij që i kapërthur situatat e fundjetës në një gjendje ku meditohet për vdekjën, madje si në ëndërr të llahtarshme përvijohen së bashku: vetmia, dhembja, haluçinacioni, ikja, vuajtja, ndjekja, tradhëtia, vrasja…
         Ky Testament e kuptimson poetikisht e përjetësisht kohën e dhembjes krijuese, jetësore, ekzistenciale të shkrimtarit në çastin me përfytyrorë të vdekjesimit. Është një dialogim i habitshëm në raportin: ego - interego, në kacafytje të përthellë me jetë - vdekjen, ku zatetët emocioni dhe arsyeja përbrenda ritualit të pagjumësisë apo të ëndrrave të liga, herën tjetër. Testamenti i tij është një alegori e fortë për absurditetin jetësor, njerëzor, shoqëror, por edhe letrar në kohën kur është shkruar.                                                                                                                         Edhe pse e vijëzon edhe të kaluarën e shkrimtarit, domëthenia letrare e kritike e tij përqëndrohet në një kohë të përjetuar me aktivizimin e një akti qëllimor si porosi, amanet për gruan, për fëmijet, për rrethin, edhe atëherë kur gërshetohën faktet letrare me të ndodhurit jetësore. Hetimi i botës fantastike të një shkrimtari është posaçërisht i frytshëm, jo vetëm për të zbuluar parametrat sociologjike të gjinive letrare, po edhe për të kontrolluar pikat e takimit mes shkrimit dhe leximit. Sepse nga koncemtimi i ri, i reales i nxjerr letërsisë moderne disa prej energjive të saj me të mira; së këndejmi Kuteli ka nxjerrë pjesën ndofta me të realizuar të veprës së tij. Ajo çka e “pështjellon’’ letërsinë nuk është fantazia në vetvetë. Është ai pezmatim i subjektivitetit që përbën një nga simptomat e krizës së përgjithshmë të qytetërimit - dhe të letërsisë brenda tij.
          Përshtypja e krijuar gjer më sot nga kritika rreth krijimtrarisë së Mitrush Kutelit, ka qënë ajo e një artisti të qetë, të lidhur që në embrion me mitren e folklorit, lidhje që nuk iu nda gjatë gjithë jetës; ajo e një prozatori që kënaqet duke thënë e rithënë, si  një plakush pranë vatrës, historitë e fshatit të tij të paharruar, që kalimi i kohës ia kishte veshur në fantazi me tisin laryshan të përrallave e të legjendave, ajo e një mjeshtri të rradhë të gjuhës që të lë gojë hapur me pasurinë e leksikut, me bollekun e frazeologjisë popullore, me muzikalitetin e ëmbël, me të cilin ishte në gjendje të pështillte çdo fjalë e çdo frazë, të gjitha këto janë patjetër, të vërteta.
        Aurel Plasari na zbulon në librin e tij një Mitrush Kuteli tjetër, të ri, të panjohur më parë prej nesh, një Kutel që shpërthen kornizat në të çilat, me dashje e pa dashje, ne ishim mësuar ta mbyllnim deri me sot[27].
Veprat e tij ishin “me të pranushme’’ si rrëfimet, “E madhe është gjama e mëkatit’’, “I vdekuri dhe i gjalli’’, “Rinë Katerinëza’’, “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e zotit’’, “Kryengritje për lugat’’, “I pasuri që ish i varfër fort’’.  Kuteli u përpoq, të bënte “të dukshmën të padukshme.”
“Agai fjeti edhe pa, një ëndërr të dytë: Ecte, gjithë rrugës së vreshtave edhe dëgjonte çapet e veta bumb-bumb-bumb. I doli prapë në të bardha me kërrabë në dorë edhe i tha: - O ago Jakup, o ago Jakup, bëj mirë e mbushe këtë thes me dhe. Nisi të të mbushe thesin. Dheu ish i fortë edhe agai u lodh e nisi të gulçojë.  Po për të mbushur, e mbushi”[28].
        Ai përpiqet të depertojë në misterin e jetës, misterin që ndan jetën nga mosjeta, të çilat përbejnë në fund të fundit një entitet (njesi) të vetëm, “realitetin’’ e vërtetë të qenies.         Aurel Plasari e shqyrton Kutelin si “shkrimtar fantastik”, si rrëfimtar në kërkim të hyjnisë. Në rrëfimet më të arrira të Mitrush Kutelit, tema qëndrore është jeta e fshatit shqiptar në të kaluarën, pozita e mjeruar e fshatarit, shtypja dhe padrejtësitë që rëndonin mbi kurrizin e tij, plagët e mëdha shoqërore[29].
 Merita kryesore e shkrimtarit qëndron në faktin se duke treguar për këtë kohë të errët e të përbindshme, ai afirmon qëndresën e paepur të fshatarve, si tipari zotërues i tyre. Sipas Belinskit, “gjithçka që mund të këtë të bukur natyra, gjithçka që mund të tërheqë jeta fshatarake e njerëzve të thjeshtë, gjithçka origjinale, tipike që mund të këtë një popull, shkëlqen me lule të shumëngjyrta në këto ëndërrime të para poetike të z.Gogol[30].
        Populli qëndron në bazë të metodës krijuese të tyre. Tregimet e Gogolit, Turgenievit si dhe të Kutelit i karakterizonjë këto veçori: janë të thjeshta, të zakonshme, të vërteta, të natyrshme, origjinale, të reja. Veçantinë e autorve e gjejmë tek e zakonshmja, të ajo që bejnë njërezit në jetën e përditshme pa zbukurime, pa ndryshime. Në vepër s’ka efekte, s’ka skena, s’ka stolisje dramatike gjithçka është e thjeshtë dhe e kapshme. Rrethanat janë të zakonshme, ato duken të njohura për lexuesin e kohës së tij, por edhe për lexuesin e kohëve të tjera. Roli i lexuesit është i njëjtë si të Kuteli, Gogoli dhe Turgenievi hapësira që i lihet lexuesit për interpretim është subjektive.              
“Pas tre ditësh Xheladin Benë e kallen në varr. Xhixhi – hanemi mori ç’mori e u kthye, me karvan e suvarinj, në pashallekun e babait. Çifligjet i shiti më vonë. Po Gurija ç’u bë? Ku ta dish?[31].                                                          
         Lexuesi i sotëm arrin të futet kaq mirë në këtë ambjent sa mund t’i plotësoj ato me tipare të tjera. Kjo do të thotë se vendosin marrëdhënje intime me veprën dhe lexuesin. Tregimit “Mbrëmjet në një fshat afër Dikankës” janë një tablo e tërë e plotë e jetës shtëpiake të popullit, e gëzimeve të vogla, e hidhërimeve të vogla të tij, ndër të parët që u mrekullua prej tyre ishte Pushkini, poeti i madh i Rusisë i shek 19, i cili ishte edhe ndër të parët që zbuloi talentin e Gogolit. “Ja një gaz i vërtetë, i sinqertë - shkruante ai lidhur me këto tregime, - pa poza, i shpenguar, i natyrshëm, që na bëri të qeshim ne, që s’kishim qeshur që nga koha e Fonvizinit”.
        Hakmarrjen e gjejmë të përshkruar në dy tregime të dy autorve sië është hakmarrja të tregimi “Gjomomadhë e Gjatollinj” është si një legjende mbi trimërinë fshatare, legjendë për njërezit të fortë, që e kanë trimërinë, “siç ka zogu erën e peshku ujin”.
“Gjonomadhët e kishin trimërinë, si t’ju them unë i mjeri, gjëkafshë që nuk veçohet dot nga burri, sindozot se nuk veçohet mishi nga thoji. E kishin, them, të tyren, siç e ka zogu erën e peshku ujin”[32]. Kur luftonin Gjonomadhët me Gjatollinjt, na tregon autori, dukej sikur luftonin mbreti me mbret. Ishte një ndeshje e madhe, e papërmbajtur, që hidhte në luftë të gjitha forcat njërezore e shkelte mbi çdo arsyje të shëndoshë. Dashuria që nis nga fundi i rrëfimit është në të vërtetë triumfi i mendimit të ri. Në vijat kryesore të rrëfimit autori mban një qëndrim të shëndoshë, pohon një ide të drejtë, përpiqet për një konceptim të jetës sa më afër të vërtetës, por mënyra romantike e të shkruarit, përshkrimet vende - vende të ekzaltuara të hakmarrjes, njëfare nostalgjie që ndihet aty këtu, e bejnë veprën deri diku sikur autori pa dashur përligj trimërinë e dy fiseve në luftë me njëri - tjetrin, ai sikur më këtë do të thotë se dhe kjo trimëri në kohën e vet ka bukurinë e saj. “Në prozën tregimtare të Kutelit gjejmë të paraqitur artistikisht shumë anë të botës shqiptare: jetën e gjallë, psikologjinë, mentalitetet, zakonet, atmosferën, deri dhe peisazhin dhe intonacionet e të folurit. Në mënyrë të veçantë, një pasqyrim të begatë ka gjetur Pogradeci dhe malësia e Mokrës. Fabula e rrëfimeve të Kutelit zakonisht është e thjeshtë, pa koklavitje të mëdha. Karakteristike për të është aftësia e rrallë e të rrëfyerit, mënyra origjinale e tregimit[33]. Me të drejtë, veçoria kryesore e prozës së tij është parë të gjerësia e të rrëfyerit. “Rrëfimet e Kutelit shquhen për një begati të madhe leksikore dhe sintaktike”[34]. Hakmarrja e tmerrshme përbën tani një çift me Taras Bulbën, dhe të dy këto tablo të mëdha tregojnë se sa lart mund të ngrihet talenti i z. Gogol, thotë Belinski. Gogoli merr anën e Taras Bulbës, që nuk ngurroi të vrasë të birin, i cili për hir të dashurisë u bashkua me armiqtë. “Unë ta dhash jetën unë kam të drejtë të ta marr!”. Por vetë Tarasi nuk ligështohet asnjë grimë, kur e djegin në turren e druve. Ai është i bindur se me flijimin e tij bën detyren sublime, që duhet ta bejë çdo njëri i tokës së vet. Të tregimi “Manteli” i Gogolit gjatë novelës ka qenë grotesku i vërtetë fantastik, i përcjellë si lojë me realitetin; këtu rrëfimi pulson në botën e fakteve e të përfytyrimeve më të zakonta, porse gjithçka traktohet në stilin e lojës me fantastikën. Ky është një mashtrim i ri, truk i groteskut të përkundërt: “fantaza befas hodhi sytë përrotull dhe duke ndalur pyeti: ç’do këtu? dhe tundi një grusht të tillë, që as ndër të gjallët s’bën vaki. Kalimtari tha hiç dhe u kthye mbrapsht. Megjithatë, fantazma që shumë më shtatlartë, mbante një palë mustaqe të stërmëdha dhe, duke shtrirë hapat, siç u pa, drejt urës së Obuhovit, humbi krejtësisht në errësirë[35]
        Gogoli ka sugjeruar : “Po kush e përfytyronte, se këtu ende nuk janë thënë të gjitha për Akakij Akakieviçin, që qënkesh thënë të jetojë bujshëm edhe disa ditë pas vdekjes së tij, si të thuash, në shpërbëlim të asaj jete të pa vënë re prej askujt. Por kështu ka ngjarë, dhe histori - zeza jonë papritmas merr një fund fantastik”. Në të vërtetë, ky fund nuk është aspak me jo fantastik dhe romantik, se sa gjithë novela. P. V. Annenkov na kallëzon për të : “Ai thoshte se për suksesin e një novele dhe në përgjithësi të një tregimi, mjafton që autori të përshkruajë një dhomë apo një rrugë të njohur. Në letrën drejtuar Pushkinit Gogoli shkruan: “Kini mirësinë, jepmeni një farë syzheti, qoftë ndonjë gjë qesharake apo jo qesharake, por që të jetë anekdotë e kulluar ruse… Kini mirësinë, jepmeni një syzhet; do të këtë frymën e komedisë prej pesë aktesh, dhe ju betohem, ka për të qenë me qesharake se djalli!”. Nga ana tjetër Gogoli dhe Turgenievi dallohet për një mënyrë të veçantë në leximin e gjërave të tij, sikundër na dëshmojnë shumë bashkëkohas të tyre. Mund të veçojmë dy metoda në leximin e tij ose deklamimin patetik këngëtues, ose aftësinë e posaçme lojacke të rrëfimit mimik, pa ndërkaluar asnjëherë, siç na rrëfen I. S. Panajevit, sesi Gogoli i mahniti gjithë të pranishmit, duke kaluar drejpërdrejti nga kuvendimi në lojë, kështu që në fillim ndërhundja e tij dhe frazat personale qenë paanuar si të vërteta reale. Knjaz D. A. Obolenskij ndërmend: “Gogoli lexonte në mënyrë mjeshtërore: nuk qenë vetëm fjalët që i shqiptonte kuptueshëm, por, duke ndërruar shpesh intonacionin e ligjerimit, ai i dha larushi dhe i bëri dëgjuesit të përvetësonin nuancat më të imta të mendimit. I. I. Panajev e përkufizon leximin e Gogolit kështu: “Gogoli lexonte në mënyrë të papërsëritshme. Madje diktimi shndërrohej tek Gogoli dhe Turgenievi në një lloj të veçantë deklamimi.
        Këto të gjitha së bashku dëftenjë se themeli i tekstit gogolian dhe turgenian është rrëfimi. Dinamika e vërtetë, e tok me të dhe kompozicioni i veprave të tij, qëndron në ndërtimin e rrëfimit, në lojën e gjuhës. Personazhet e tij kanë paza të ngrira. Me personazhet e tij kryesore të “Manteli”, Gogoli jep të flitet shumë pak, dhe, si gjithëherë të ai, ligjerata e tyre është formësuar në një mënyrë të posaçme, kështu pa i marrë parasysh dallimet individuale, kjo ligjeratë asnjëherë nuk ngjall përshtypjen e ligjerimit jetësor. Ligjetata e Akakij Akakijeviëit ndërkallet në sistemin e përgjithshëm të ligjerimit tingullor gogolian dhe mimikës së artikulimit. E kërkuar është edhe ligjerata personale e Gogolit - rrëfimi i tij. Të “Manteli” ky rrëfim është stilizuar sipas një shkujdesje të veçantë, një derdëllitje naive. Krejt pavullnetshëm kërcejnë detajet e “panevojshme”:
“në krahun e djadhtë qëndronte kumbari, një njeri i mrekullushëm, Ivan Ivanoviç Jeroshkin që shërbente si kryetar tryeze në senat, dhe kumbara, gruaja e një oficeri të lartë, grua virtytesh të rralla, Ariana Semjonovna Bjellobrjushkova[36].
         Në anekdotën mbi nëpunësin Gogoli pati çmuar pikërisht këtë kufijëzim fantastik, përbërjen e përmbyllet të mendimeve, ndjenjave dhe dëshirave, në sinoret e ngushta të së cilës artisti është i lirë të përzmadhojë detajet dhe të thyejë propocionet e zakonshme të botës. Këtu nuk është fjala aspak për “kotësinë e Akakij Akakieviçit dhe as për predikimin e “humanizmit” ndaj vëllait të vogël, porse në faktin se, duke gardhuar gjithë sferën e rrëfimit prej realitetit të madh, Gogoli mund të bashkojë të pabashkuarën, të përzmadhojë të voglën dhe të shkurtojë të madhën - me një fjalë, ai mund të lozë me të gjitha normat dhe ligjësitë e jetës reale shpirtërore. Bota e Akakij Akakijeviçit nuk është e kotësishme, bota e tij ishte fantastikisht e përmbyllur[37].


2 Truku artistik i hiperbolizimit dhe animizmit
        
        Në objektin e artit Kuteli përfshinte, përveç dukurive të rëndomta të realitetit objektiv, edhe invencionet e konvencionet artistike (simbole, aludime, hiperbola, groteskun), produktet e fantazisë e të imagjinatës, madje paragjykime, iluzione, bestytni, ëndrra e dukuri të tjera, që e zgjerojnë konceptin e realiteti, e objektit të letërsisë artistike. Në këtë kuptim, kur Kuteli sajon tregime me lugetër e fantazma, me hiperbolizime groteske e me trillime përrallore, me paragjykime e bestytni, kjo nuk mund të shikohet e të vlerësohet si largim nga realiteti, nga problemet sociale të kohës, si varfërim i përmbajtjes sociale të artit, si largim nga realizmi, pra si kufizim[38].
        Në stilin grotesk, në hiperbolizimet groteske të Kutelit duket jo vetëm pasuria e figuracionit grotesk popullor, por edhe forca krijuese imagjinative poetike e artistit mjeshtër. Duam të sjellim një varg figurash të hiperbolizmit grotesk, që dëshmojnë këtë tipar thelbësor të stilit të mëvetshëm kuteljan: “Hajtujt fërshëllenin e ulërinin sikur të ishin mbushur me mijëra lugetër të dalë nga varret e ngrira a s’di që ku”, “Me këto vezme, pallaska e palcore, me këto pisqolla me çark brezit, me këto jataganë, hedhur krahut dyfeqet e gjatë të larta me argjend e flori, e ku je ti, more dridhej foshnja në barkun e s’ëmës!”, “Rexhep Palla u rrëkëllye që në plumbin e parë, u zhgërrye përdhe duke derdhur gjak nga goja, pëlliti si gomar, gjersa kafshoi gjuhën e ngordhi”, “Shisheja e gjatë sa mund të flinin dyzet pula njëra pranë tjetrës”, “Hija e trupit e hija e Shishanes shqisnin e thyheshin nëpër ferra e driza”, “Të gërhiturit e kish më të fortë se buçima e pendës, tundeshin edhe minjtë kur e dëgjonin”, “Kemi ngrënë bashkë një karvan kripë”, “Pinte duhan me okë”, “E keq i helmuar ish sa sikur t’i bije me thikë, nuk do t’i dilte pikë gjak nga trupi, por vetëm vrer i zi”, “E na zu një mall i madh, që s’ka si thuhet”, “Në mes të këtij lumi me vrer”, “Sa të derdhësh një cigare duhan, e sa të shkrepësh me masat, u bë bota pus”, “Ja dha pastaj një vetëtimë si gjarpër dhe një krismë si vrungulloi bota e tërë, sikur lojtën malet nga themeli”, “Zuri një shi i rreptë, si litar gjemie”, “E nuk vinte një vetë, po me shokë shumë, shkëmbinj e gurë sa të deshe, që të merrnin më qafë pa pyetur si e qysh”, “Valonte zjarr i madh, sa për të djegur një furrë nga ato të mëdhatë”, “Foli me një zë të trashë si ariu i malit”, “Ato mustaqe të egra si dëllinja”, “Kjo raki e malit, raki dardhe dy herë zier, na bëri çakërrqejf”, “Kishte për t’u pirë rakia me opinga (me opingë ore, për atë vakëf e më thertë)”,Bërtiste e buçiste si ulku në shkurt, që i turret edhe njeriut”, “E kositnin si kositet bari, sa mbushej vendi plot kokë pa shapka e shapka pa kokë”,Ai ishte i shumë si miza e s’mbrohej dot”, “Një bullgar sa një katallan, çingel i zi, me sy të skuqur si të bollës”, “M’u rrëkëllye nëpër tokë kjo kokë e prerë me sy të hapur, trupi pa krye bëri dy tre çape me dyfek në dorë e me gjak si burmi, gjer në shëmb”, “U rrëkëllye koka si kungull”, “E ç’darkë për dyzet veta, jo për dymbëdhjetë sa ishim ne”, “Burrë me kokën në tavan”, Deli grua sa një plevicë[39].
        Edhe “Fshati im e pi rakinë” është një nga rrëfimet piktoreske të Kutelit, me ngjyra të forta e me tone gazmore, kushtuar jetës e zakoneve fshatare. Është fjala për një fshat të krahinës së vendlindjes, për të cilin autori merr përsipër të tregojë për zakonin e të pirit. Tregimi i tij është i shtruar, i këndshëm, me humor. Flitet për fshatin që s’di tjetër veçse të pijë, një fshat dionisian, thua se prej andej të ketë dalë perëndia e verës. Vepron në të hiperbola, trazuar me një humor plot kripë, ironia e qesëndia fshatare dhe situatat komike e plot gaz. Problemet dhe hallet e ditës lihen anash dhe vendin e tyre e zënë situata gazmore e skena gastronomike, rite zakonore dhe përshkrimi i portreteve të burrave. Në lidhje me hiperbilizmin në studimin e tij Behar Gjoka, shkruan për hiperbolën e gjendjes tek tregimi i Kutelit: “Fshati im e pi rakinë[40].
     -    Hiperbolika e caqeve kohore, siç shprehet: “Që nga djepi e gjer te varri”.
     -   Hiperbolika e ndjenjës që vjen e befasishme në frazën: “Raki nër gaze, raki nër helme e gjithë raki midis helmesh e gazesh”.
-          Hiperbolika e fantastikes së skajshme, atërerë kur rrëfen: “Një raki e fortë e me damf sa i vdekur të jeshë, ngrihesh nga varri”.
-          Hiperbilika e tipikes, tek shkruan: “Kazan e shtëpi- shtëpi e kazan”.
-          Hiperbolika ndërkohore, kur thotë: - “Të jeshë aty në fshat dem-baba-dem, nga gjyshi e stërgjyshi e më tutje”.
-          Hiperbolika karakterizues, ndërsa formulon: “Se nxjerrin raki për syleshë, për truleshë e për lale lakuce”.
-          Hiperbolika e trefishimit, siç ngjet: “Një shlivë triherë-zjerë, bojë portokalle, erë borzilogu, që sa e pi të duket vetja kral e sikur fluturon përmbi Drin e gjer mbi Mal të Thatë”.
-          Hiperbolika e njësimit, tek formulon: “I vogli e pi kupën barabar me të madhin; as dridhet, as shembet, as shëmtohet”.
-          Hiperbolika e tjetërsimit, sipas gjasës: “Se kështu e paska kjo e shkretë botë, helmi sjell gaz e gazi tjetër gaz, gjer ta ngrysim e ne”.
-          Hiperbolika e pafundme, kur thekson: “Në të qahet a këndohet (njerëz jemi, ne të mjerët...) pi raki, pi raki, pi raki”.
-          Hiperbolika e pazakontë, që ndeshet: “Po ka ca kohë që po na dehen edhe shpesëria”.
-          Hiperbolika përtallëse ndërsa fjaloset: “Se kjo e uruara raki s’qenke pak e mirë, po beter e më tutje; si për njeri e për gomar”.
-          Hiperbolika e portretizimit, teksa paraqet një siluetë njeriu: “Me dy pagure të mëdha që i mbante në brez si kobure karadaklli”.
-          Hiperbolika e përtejme: “Vinin njerëzia e i vaditnin varrin me raki”, sepse ndarja është vazhdim i jetës.
-          Hiperbolika e dalldisë, që vjen kështu: “Ik rruga përpara tij, unjen e ngrihen shtëpitë, duke i bërë temenara”, si për ta përmbyllur pëlhurën e hiperbolizmit.
        Animizmi është, në kuptimin e ngushtë të tij, doktrina e shpirtrave dhe në sens të gjerë të fjalës, doktrina e qenieve shpirtërore në përgjithësi. Fjala animizëm, e cila fillimisht u përdor për të përshkruar një sistem filozofik të caktuar, duket se e ka marrë kuptimin aktual nga Tylor. Njerëzit primitivë thotë Freudi - e populluan botën me qenie shpirtërore të panumërta, si shpirtmira ashtu edhe të liga; këto shpirtra dhe demonë shikoheshin prej tyre si shkaqe të fenomeneve natyrore dhe ata besonin se jo vetëm kafshët dhe bimët, por edhe objektet e pajeta të botës merrnin jetë prej këtyre shpitrave, ndërsa duke marrë në konsideratë mendimin e Wundt i cili deklaron se: “Ato janë produkti psikologjik i nevojshëm i një ndërgjegjësimi mitformues”[41]. Shumë prej autorëve priren të besojnë se këto ide të shpirtrave janë bërthama fillestare e sistemit animistik, se fantazmat janë vetëm shpirtra që u bënë të pavarur dhe se shpirtrat e kafshëve, bimëve dhe objekteve u ndërtuan sipas modelit të shpirtit njerëzor. Kësisoj ne s’kemi pse çuditemi kur të mësojmë se, dorë për dore me sistemin animistik, mori formë një tërësi rregullash që tregonin se si mund të ruhet kontrolli mbi njerëzit, bishat dhe gjërat ose më mirë të themi, mbi shpirtrat e tyre. Këto rregulla, përmblidhen nën termin magji. Në studimin tonë themeli i magjisë është kaq i dukshëm, saqë të tre shkrimtarët që janë në shqyrtim e kanë identifikuar atë. “Shpirtrat dhe demonët, janë vetëm projektime të impulseve emocionale të vetë njeriut[42].
        Maret-i, mendimi i të cilit është i pasur dhe kompleks, e pranon religjionin si një aparat që rregullon jetën shoqërore dhe mundëson bashkësitë e ndryshme njerëzore të kapërcejnë krizat e tyre dhe tensionet e brendshme. Shpirti është i ngjitur tek njeriu duke u nisur nga refleksionet që ai bën mbi gjumin dhe ëndrrat. Në një këndvështrim tjerër, vdekja është ajo që shfaros trupin dhe i krijon mundësinë shpirtit të jetë i lirë nga burgu material shpirtërat njerëzore të të ndjerëve udhëheqin jetën e pasardhësve të tyre; shpirtërat e botës bimore, e mineraleve, e kafshëve, e yjeve, etj., udhëheqin jetën e mbarë botës. Pra, ideja se njeriu mbijeton, në formën e hijes a lugatit, është krejtësisht e natyrshme. Mendojmë se ajo duhet t’i ketë paraprirë idesë më të përpunuar të një parimi që do ta shpirtëzonte trupin si një frymë: kjo frymë është ai vetë, i shpirtëzuar dalëngadalë në shpirt (anima ose animus). Thelbi i kësaj teorie është shpjegimi i fuqisë që ka shpirti njerëzor mbi trupin. Midis asaj që është e prekshme dhe e paprekshme, e rrokshme- e parrokshme. Mareti u përpoq të shpjegonte se shpirti një rol vendimtar[43].
        Është e vërtetë se në vetvete, lugati i trupit do të dukej i paaftë të ndikonte mbi ngjarjet njerëzore, por megjithatë ndikon, sepse vjen si nevojë e një veprimi të vazhdueshëm që ka sjellë besimin te mbijetesa.
        Parimet e teorive animiste janë: Këto teori kanë orientimet drejt mbinatyrores, inkoshientes, animistët shikojnë shpirtin, anën spirtuale, aty ku bota karteziane shikon të vetëdijshmën, anën racionale. Animistët në veprat e tyre pranojnë ekzistencën e një përvoje të dyfishtë tek njeriu. Kjo përvojë e dyfishtë tek njeriu është gjumi dhe vdekja. Produkti i njeriut gjatë gjumit janë ëndrrat. Njeriu i vjetër i mistifikonte ëndrrat, ëndrrat e mira i lidhte me hyjnitë, ndërsa ato të këqijat me demonët, djallin. Ëndrra është një lloj përralle dhe është një përvojë, edhe vdekja është një përvojë.


3 Formulat magjike si komunikim i tabuzuar me demonët

Përralla është zhaner me veçori të theksuara artistike, në përrallë përdorët formulësimet hyrëse dhe përmbyllëse. Bota e përrallës është unike e përbërë nga kjo botë dhe ajo botë (bota tjetër). Kalimi prej njërës në tjetrën bëhet pa vështirësi, sepse ”personazhet migrojnë[44]. Kuteli i ndërtonte me vetëdije tregimet e rrëfenjat sipas principit e formulës së fillimit dhe të mbylljës së përrallave (Që dhe s’ qe”; “Ishte dhe nuk ishte”; “As përrallë s’ju rrëfeva, po desha e ju gënjeva”; “Atje qeshë e këtu arçë”; një të vërtetë s’e thashë”), formula që theksojnë karakterin konvencionalo-artistik të përmbajtjës së tyre[45].
        Ndryshe nga përrallat, që i përcjellin këto formula në fillim e në mbyllje, domethënë jashtë subjektit të mirëfilltë, si kornizë të tij Kuteli përdor kuptimin e këtij ”çelësi” të informacionit artistik të tregimeve të përrallave popullore, duke u shkrirë në gjithë strukturën e brendshme të subjekteve sipas natyrës specifike të letërsisë së kultivuar.
Për djallin përdorën këto formula ose eufemizma si: qoftëlargu, larg këtej, i mallkuar, i paudhë. Ato shprehin marrëdhëniet e njerëzve, vetitë morale, sjelljen në shoqëri, virtytet, veset: ”Agai u zgjua po nuk u zgjua mirë se ëndrra vazhdoi. Sikur cçte në një vapë të madhe, në një rrugë pa hije edhe i digjej shpirti për një pikë ujë. Edhe vuante e gulçonte si jo më keq, sikur kish kaluar mbi supe qoftëlargun”[46].
”sikur më shpinte qoftëlargu”, ”Vetëm Arapi, si më i paudhi i të paudhëve”, ”Sikur kish dalë qoftëlargu me shokë nëpër rrugët e fshatit”, ”Që aty bëri nga gropa e Qoftëlargut”, ”Qoftëlargu kërkon gjak njeriu”, ”edhe tashti të vulosi qoftëlargu”, ”Të pyes tashti ty, o çun’ i Qipros, a do pish ujë nga qoftëlargu”, ”ndër të gjallë e ndër të vdekur e pastaj, rrinë zhduken se i përpin qoftëlargu[47].
        Kurse të Gogoli djalli na del me këto eufemizma: ”Njënatëzaj e pashë ëndërr të paudhin; nuk m’u nda tërë natën. Atë mbrëmje, si u fala, më shkoi mendja të hedh fall me kartra dhe, siç duket, zoti më dërgoi qoftëlargun për dënesë. Uh, sa i shëmtuar ish! Brirët i kish të gjatë, si ata të kaut”, ”Ata po i luteshin zotit të bënte ndonjë mrekulli: ta shpëtonte qytetin, t’ua forconte kurajën njerëzve, t’u jepte durim, t’ua largonte të paudhin, që i silllte fatkeqësi kësaj bote[48].
        Eufemizmat që përdorën në gjuhët popullore paraqesin një interes të veçantë, ”ato janë si të thuash ura që të shpie nga gjuha në folklor[49].
Veçanërisht të pasura me eufemizma janë gjuhët e Ballkanit. Ato janë pjesë e së folurit figurativ. Eufemizmat nënkupton që një frymor, një send, një koncept, një figurë e besimit popullor, në disa rrethana evitohet të mos quhet me emrin që ka dhe ky emër zevendësohet me një emër tjetër, i cili të thuash se vjen nga arsyjet e një veprimi të tillë është frika. ”Eufemizmat janë pjellë e frikës dhe e përpjekjës që bën njeriu primitiv për të larguar rreziqet që ai në bestytnitë e tij mendon se i kërcënohen[50].
        Aty ku është ruajtur kulti i zanës, njerëzit nuk e zënë në gojë emrin e saj duke e quajtur mëkat një gjë të tillë. Kështu, për ta emërtuar e për ta përmenduar ata përdorin eufemizma si: Shtojzovallet: (Shtoji zot vallet),Shtojzorreshtat (Shtoji zot rrathët e tyre), Të Lumet, Fatmirat, Të Bardhat, Të Mirat, Nuset e Malit. Kjo ka të bëjë me mendësinë sipas së cilës emri i hyjnisë nuk duhet të përmendet rast e pa rast, se është mëkat i rëndë[51]
Ato nuk mund të shihen prej kujtdo dhe ndonjëherë godasin njerëzit në mënyrë misterioze. Sipas këtij përfytyrimi, këto qenie mitike i gjejmë të përshkruara edhe në veprën e Kutelit me emrin Të Bardhat: ”Asaj kohe, kur flisnin dallandyshet edhe kocominjtë, kur Të Bardhat rrëmbenin njerëz dhe i shpinin në male me gurë edhe kur kuajt kishin krahë edhe fluturonin si shpesëri, të shumta ishin botët e Theofilit. Në pranverë, kur çilte molla e qershia mbushej fshati rëngë me Të Bardha, që loznin valle, natën me hënë, aty nër kopshte të lulëzuar[52].
        Te rrëfenja ”Babalja”, personazhi i kësaj rrëfenje, një njeri që ishte në paqe me njerëzit, me kafshët, me natyrën (as merimangat, as gjarprin nuk vriste, as gomarit nuk i binte me stap) i shihte Të Bardhat dhe arrinte ta zbuste inatin e tyre kur ishin të zemëruara me ndokënd. Fakti se ato shihen dhe sillen mirë me njërzit që si Babalja nuk i bëjnë keqe as mizës, justifikohet nga origjina e tyre si mbetje të hyjnisë së natyrës së virgjër.
”Në pranverë, kur çelte molla e qershia, mbushej fshati rëngë më të bardha, që loznin valle, natën me hënë, aty nër ato kopshte të lulëzuara[53].
”E ngrinin pa një, pa dy ato Zonjat e Bardha (paçin e hijen e tyre!) edhe e shpinin atje ku s’ta pret mendja asty, as mua”. ”Po aq bukur kqëndonin këto Të Bardhat sa e sa nuk i kishin dëgjuar... sa u turbullonin mendjen të rinjve, i nxirrnin jashtë pragjeve dhe i rrëmbenin e i shpinin larg- larg, si e patën ngritur atë të mjerin Niku, po për të gëzuar gjithë i gëzuar ish se ato zonjat e Bardha dinin ta bënin njerinë të lumtur”, ”Mos, bijani, mos! Mos i prishni punë plakut. Se plaku ju do. Ju jeni bija të bardha, jeni të mira, jeni të bukura si ju ka bërë vetë Shënediela, i paçim uratën”[54]. ”Atë e lahen Të Bardhat (të bardha qofshin)”[55].
        Për orët përdoret zakonisht shprehja: ”Zoti ju shtoftë vargun”, kuse fjala shtojzovallet, që vjen nga shoj, zot dhe valle, dmth ”Zoti ua shtoftë rreshtat”.
Orët i quajnë shtoizorrjeshtat, shtoizorreshtat, ngjisje fjale krejt analoge me shtoizavalle.
“Po ti na pate thënë në krye fjalën e mirë: “Ju shtoftë Zoti vargun”, prandaj hë për hë s’po të beim prapa, po të lemë të gjallë e po zbresim drejt në jutbinë që t’i ankohemi
Gjeto Basho Mujit, ta pyesim a do të na e marrë gjakun[56].
         Një tjetër eufemizëm është emri i shtoizavalleve, shtozovalleve, i cili vjen nga urimi shtoi Zot vallet, është pra një fjalë e dalë nga një fjali e tërë.
“Mirë se ju gje, o orët e malit! Ju shtoftë Zoti vallen![57].
“Atëhere Paji Harambash e mbledh veten e u thotë ashtu siç ka dëgjuar se thonë të lumeve të natës banoret e Krahinës, shqiptarët: -Hej, ju shtoftë Zoti vargun!”[58].
“Mirë se ju gjej, o orët e malit! Ju shtoftë Zoti vallen! Mirë se vjen, o Gjeto Basho Muji- ia kthejnë ato dy zanat e shëndosha[59].
“Atje i qoftë, me sytë si pufka”[60].
“Ka, moj motër, në botë, ca sypëgërë e syplasje që jarebi! Mos arrfshin të shohin më u plastë të bardhët, u plastë!. I plastë syri, kush e ka të keq[61].
Nuse u thotë populli zanave të pyjeve dhe të liqeneve[62].


4 Aletë dhe kundërshtare

        Proçesi i analizimit të njeriut shqiptar nis me njohjen dhe përshkrimin e përbërsve të botës së tij mendore e shpirtërore. Në besimet tona popullore ka plot rrëfime mitologjike për hënën, diellin, yjet, për dukuri atmosferike.
Mes tyre ndër më kryesorët është besimi në zana dhe në orë. Akti i ”të besuarit”, është shprehje e një qëndrimi pranues dhe miratues i një përmbajtjeje me kuptim të caktuar, shoqëruar me një ndjenjë bindjeje intime. Rrëfimet dhe rrëfenjat e Kutelit bashkë me rolin që u  japin zanave dhe orëve, si figura qendrore të besimit popullor shqiptar, lidhen gjithashtu në mënyrën e ndërtimit me një tjetër përbërës të kulturës shpirtërore popullore, siç është përralla. Njëherësh vjen para lexuesit ”ajo në të cilën populli beson” - zana, dhe shprehja konkrete e realizimit artistik të këtij besimi- përralla popullore[63].
                         Figurat mitologjike ruajnë një rol disaplanësh:
                        a- Arrijnë të lidhin të sotmën me një kohë të papacaktuar, tepër të largët.
                        b- Dëshmojnë në mënyrë të pakundërshtueshme ekzistencën e një tradite, e cila i ka transmetuar përmes brezash.
                        Si figura autentike shqiptare, duke qenë një lloj kuintesence e qenies shqiptare, zanat ndihmojnë autorin në rrugën e tij për përcaktimin e tipareve tona etnike. Besimi në ekzistencën e qenieve mitologjike është një prej elementeve të mendësisë shqiptare, e konceptuar si shprehje e lidhjes me rrënjët. ”Karakteri specifik i tipareve të zanës së mitologjisë shqiptare është vënë në dukje prej studiuesve[64].
Çabej e ka përcaktuar si figurë në të cilën gërshetohen disa cilësi të Artemidës greke e të Dianës romake e në të njëjtën kohë përjashtohen cilësi të tjera[65].
        Në dallim prej tyre, tipari thelbësor i zanës shqiptare është natyra e saj heroike dhe lidhja me luftën. Ashtu sië i frymëzon heronjtë në luftë, ashtu dhe i qan kur ata vriten dhe kënga e saj është njëkohësisht vaj e kushtrim.
Aty s’ndodhet askush tjetër veçse Mujit që rrëmon varrin, veçse shokëve që bëjnë gjëmën e vajit, veçse zanave të malit që lotojnë[66].
        Studiuesit janë të një mendjeje kur pohojnë se zana është një hyjni epike vendase e trojeve ilire, por që mori emër romak (ashtu siç morën dhe shumë hyjni të tjera) dhe përfshin në vetvete elemente pararomake-ilire dhe elemente greke e romake.
 “1- Zana e egër që dënon prishësit e rregullave në territorin e zotëruar prej saj; 2- Zana me natyrë amazone, por me një forcë në rënie e që mundet nga kreshnikët, 3- Zana ndihmëse vëllazërore e heronjve, e vënë tërësisht në shërbim të heroizmit”[67].
        Në besimin popullor të Shqipërisë së Veriut Zana u përngjan Orëve[68].
Kujdesi më i madh i malësorëve është që të mos i trazojnë Zanat kur ndodhen duke u larë a duke ngrënë në ndonjë gurrë mali. Prandaj shtegtari, para se të kalojë në këto vende duhet të kollitet, kështu që Zana që lahet e ha bukë të ketë kohë të largohet”. Nuk gjen malësor të moçëm që duke shkuar afër një gurre, të mos kollitet. Me këtë besim lidhet shprehja: “Mos ke shkelë kun në trevezë Zanash”?[69].
 “Dëgjo, o trim Gjeto Basho Muji! Kurdoherë që të duash vend për të lodruar, kurdoherë që të duash mriz për të mrizuar, kurdoherë që të duash të shtiesh në shenjë, ndalu gurave të freskohesh, ndalu mrizeve të pushosh, ndalu shesheve të shtiesh në shenjë. Të japim besën se askujt nuk do t’i bëjmë të keqe, askujt do t’i themi një fjale. Ne me tonat, ju me tuajat[70]. Ashtu si Zanat, Orët janë figura tipike të mitologjisë shqiptare e luajnë rol të rëndësishëm në besimin popullor. Jo rrallë zanat dhe orët marrin emrat e njëra-tjetrës, megjithëse kanë aspekte krejt të veçanta që i dallojnë mes tyre:
Ndryshimi themelor sipas burimeve më të shumta e më të besueshme është në funksionin e Zanës si mbrojtëse e natyrës së virgjër: male, pyje, burime, egërsira të malit, ndërsa Ora është mbrojtëse e njeriut, familjes, fisit, fshatit, të territoreve të bashkësisë fshatare rrethanore, por edhe në përmasa krahinore[71].
   -Ne jemi të lumet e natës, jemi orët e atij trimit të dheut Gjeto Basho Mujit. Atij i ndihmojmë. Mund të ndodhë edhe ta lemë që të kalojë nëpër ngushtica, mund të ndodhë edhe ta përulim kur ngutet e fryn ndokënd, po atëhere, kur e do çasti, hidhemi vrik dhe i marrim krahun, sepse ne jemi të lume nate e kemi gjithfarë mjetesh e mynxyrash që nuk i kanë njerëzit[72].                 
Sipas Propit[73] përralla ka gjithësej 7 personazhe kryesore, të tjerët janë variante, përveç këtyre ekzistojnë edhe personazhet lidhëse, treguesit, tradhëtarët dhe disa personazhe të tjerë që kanë funksion dytësor në përrallë, por që janë të domosdoshëm dhe nuk mund të hiqen. Të tilla në përrallat tona janë:
        Brevë-a- gjarpër i zi, një a dy pash i gjatë, që i përdridhet njeriut pas trupit ose kafshës dhe e shtrëngon me fuqi; bullar (Tiranë); bollë (Pogradec). Në përrallat dhe tregimet fantastike thuhet se bolla të qepet pas trupit, të shtrëngon e “të rreh me bisht”.
Në disa raste gjarpëri me qime mbi krye thuhet se është gjarpër me brirë të artë. Që gjaprëri i shtëpisë është me brirë apo me lesh, këtë e thotë dhe në Veri, në disa raste. Mund të flasim për dy lloje gjarpërinjësh: gjarpri si kafshë e shenjtë dhe gjarpri që bëhet Kuçedër, pra personifikim i forcave negative të natyrës, por edhe të jetës shoqërore[74].
Në ndryshim nga gjarpëri i cili del si aleat, bolla është kundërshtare.
“Kur kalon mesnata hyn në odë një gjarpër i madh, i zi si korbi, fërshëllen, i afrohet Hysos e matet t’i lëpijë plagët, t’i derdhe helmin. Pas pak hyn një gjarpër tjetër, më i madh, i kuq si gjaku, fërshëllen edhe më fort se sa i pari, i afrohet Hysos, matet t’i lëpijë plagët, t’ia helmojë[75].
         Djajtë[76], figura të besimeve popullore, djalli shfaqet në shumë trajta në mitologjinë shqiptare dhe për të ka një numër të mirë termash, termi mysliman shejtan, nga hebraishja satanas dhe luçifer dhe është kundërshtarë.
        Hëna[77], shërben si simbol dhe motiv i përhapur në artin popullor shqiptar, në gurë varri e në tatuazhe dhe është aleate.
”Hënëza ish mbi korije edhe e ruante mos i ngjasë ndonjë e keqe. Hija e saj i vinte pas, besnike, edhe era fërshëllinte nëpër bar e fletë”[78].
        Hija[79], figurë në mitologjinë shqiptare, kjo fantazmë femër është ose shpirti i një personi të vdekur, ose një fantazëm a djall i papërcaktuar, por gjithsesi në kuptimin e një demoni, të një fantazme. Sipas besimeve tona, shpirti nuk mbante përgjegjësi  për mëkatet e trupit dhe ishte krejt i pavarur prej tij dhe është kundërshtare.
        Krehëri: Atëherë djali hedh krëhrin dhe sa çel e mbyll sytë bëhet prapa tyre një pyll i tërë me drizëri, që as gjarpri s’e çan dot[80], që ndihmojnë heroin.
        Pasqyra: Atëherë vëllai i Xinxifilos hedh prapa pasqyrën dhe namëta bëhet një det i madh pa fund, pa anë[81].
        Vitorja - Domovoj[82] në Rusi, shpirt mbrojtës i shtëpisë i cili përfytyrohet si një gjarpër i shkurtër e i trashtë që ruan shtëpinë e që i sjell fat asaj. Vitoret janë tri fatitë e mirat që mendohet se i vjinë foshnjës tek djepi natën e tretë të lindjes e i caktojnë fatin që do të ketë në jetë. Vitorja, thuhej se ishte e truallit, ishte e shtëpisë. Edhe kur shtëpia braktisej, besohej se në murët e shembura të saj vazhdonte të rrinte Vitorja, Gjarpri i Shtëpisë. Ai ishte ruajtës, mbrojtës i truallit dhe trualli pa gjarprin e vet nuk vlente për banim. Besimi që edhe në muret e shembura ka gjarpër të shtëpisë shpjegohet me faktin se në të tilla vende të braktisura shihen shpeshherë gjarpërinj që ngrohen në diell[83].
Ne e dëgjuam e nuk shkuam në shtëpi, ndehjmë të flemë aty, të gjithë bashkë. Avdiusha u hoth e foli: “Çdo të bëjmë, o djem, po të na dalë domovoj?” Po mbaruar fjalën Avdiusha, dëgjuam se lart mi kokat tona, në tavan, po ecte dikush. Ne kishim rënë të flemë poshtë, kurse ay ecte lart te rrota. Mbajtmë veshin të dëgjojmë: ecte, ecte atje lart; kërcinin e përkuleshin drrasat nënë hapat e tij. Kështu arriti drejt mi kokat tona. Përnjëherësh zuri të buçasë uji. Buçiti sa buçiti, pastaj zuri të vërtitet rrota. U trembëm shumë e shikuam, po nuk pamë njeri[84].



[1]  Plasari, Aurel: “Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve”, “Apollonia”, Tiranë, 1995, fq. 44.
[2]  Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, fq. 295.
[3] Kuteli, Mitrush: “Vepra letrare 2”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, fq. 300.
[4] Sartri, Zhan. Pol: “Ç’është letërsia”?, “Deas”, Tiranë, 1998, fq. 74.
[5]Lumi, Elvira: “Miti i metamorfozës në prozën e Mitrush kutelit, Ismail Kadaresë, Kasem Tërbeshinës”, “Skanderbeg Books”, Tiranë, 2006, fq. 335
[6] Mitrush, Kuteli: “Vepra letrare 1”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, fq. 233.
[7] Todorov, Tzvetan: “Poetika e prozës,” “Shtëpia e librit”, Tiranë, 2000, fq. 75-76.                                     
[8] Plasari, Aurel “Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve”, “Apollonia” Tiranë, 1995, faqe. 40 – 43.
[9] Kuteli, Mitrush: Tregimi “Rinë Katerinëza”,  “Netë Shqiptare”, “Naim Frashëri” Tiranë, 1938, fq. 209.
[10] Kuteli, Mitrush: “E madhe është gjëma e mëkatit”, “Apollonia”, Tiranë, 1996, fq. 15.
[11] Kuteli, Mitrush: Tregimi “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e zotit”, “Netë Shqiptare”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1938, fq. 58.
[12] Gogoli, Nikolaj: Parathënja, “Tregime dhe novela”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987, fq. 5.
[13] Gogoli, Nikolaj: Tregimi  “Nata para Kërshëndellave”, “Tregime dhe novela”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1972, fq. 52 - 53.
[14]  Gogoli, Nikolaj: Tregimi “Kukudhi”,  “Tregime dhe novela”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987, fq. 225.
[15] Kuteli, Mitrush: Tregimi  “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e zotit”, “Netë Shqiptare”,  “Naim Frashëri”, Tiranë, 1938, fq. 59.
[16] Kuteli, Mitrush: Tregimi  “I pasuri që ish i varfër fort”,  “Netë Shqiptare”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1938, fq. 219.
[17] Plasari, Aurel: “ Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve, :Apollonia”, Tiranë, 1995, fq. 45-46.
[18] Kuteli, Mitrush: Tregimi  “Kryengritje për lugat”,  “Netë Shqiptare”,  “Naim Frashëri”, Tiranë, 1938, fq. 202 -203.
[19] Kuteli, Mitrush: Tregimi “Lugetërit e fshatit tonë”, “Netë Shqiptare”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1938, fq. 299.
[20] Kuteli, Mitrush: Tregimi “Rinë Katerinëza”,  “Netë Shqiptare”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1938, fq. 207.
[21] Kuteli, Mitrush: Tregimi “Natë muaji Maj”, “Netë Shqiptare”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1938, fq. 228.
[22] Plasari, Aurel: “Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve”, “Apollonia”, Tiranë, 1995, fq. 46.
[23] Kuteli, Mitrush: Tregimi “I pasuri që ish i varfër fort”, “Netë Shqiptare”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1938, fq. 223.

[25] Pasko, Dhimitër: Testament (1967) në “Hylli i Dritës”, 3 – 4, 1994, fq. 72-73.
[26] Plasari, Aurel: “Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve”, “Apollonia”, Tiranë, 1995, fq. 51.
[27]  Zheji, Gjergj: ”Kuteli i panjohur”, ”Hylli i Dritës”, fq. 133-135.
[28] Kuteli, Mitrush: “Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e zotit”, “Netë Shqiptare”, ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1938, fq. 58.
[29] Jorgaqi, Nasho: ”Vepër studimore dhe dokumentare të Prof. Nasho Jorgagji, ”Naim Frashëri”, Botimi 1 i Tiranë, 1979. Botimi 2, Dituria,  fq. 96 - 97.
[30] Belinski, G.V: ”Artikuj kritikë”, ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1977, fq. 245.
[31] Kuteli, Mitrush: “Vjeshta e Xheladin beut”,  “Tregime të zgjedhura”, ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1972, fq. 177.
[32] Kuteli, Mitrush:  “Tregime të zgjedhura”, ”Naim Frashëri”,  Tiranë, 1972, fq. 55.
[33] Po aty, fq. 98 – 99.
[34] Belinski. G.V: “Artikuj kritike”, ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1977, fq. 55.
[35] Gogoli, Nikolaj: Tregimi “Manteli”, “Tregime dhe novela”, ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1987, fq. 547.
[36] Gogoli, Nikolaj: ”Tregime dhe novela”, ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1987, fq. 532.
[37] Ejhenbaum B: ”Mbi prozën, Mbi poezinë”. - Leningrad.: Hudozh. Literatura: Punimi për herë të parë është publikuar në përmbledhjen: Poetika. - Petërburg., 1919. - faqe 151-165; mandej në librin: Ejhenbaum B. M. Tejpërtej letërsisë. - Leningrad., 1924. – fq. 171-175. 
[38] Uçi, Alfred: “Krijimtaria letrare e Mitrush Kutelit dhe lidhjet e saj me folklorin”, Çështje të Folklorit Shqiptar, Nr 6, Tiranë, 1998, fq. 182.
[39] Kuteli, Mitrush: ”Vepra letrare 2”, ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, fq. 266-294.
[40] Gjoka, Behar: “Proza e Kutelit”, ”Ideart”, Tiranë, 2004, fq. 55-57.
[41] Freudi, Zigmund: ”Totem dhe Tabu”, ”Dituria”, Tiranë, 2003, fq. 81.
[42] Freudi, Zigmund: ”Totem e Tabu”, Dituria”, Tiranë, 2003, fq. 96.
[43] Bergson, Henri: ”Burimet e moralit dhe fesë”, ”Shtëpia e Librit & Komunikimit”, Tiranë, 2002, fq. 107.
[44] Eko, Umberto: ”Si shkruaj”, ”AIDK”, Prishtinë, 2003, fq. 34.
[45] Uçi, Alfred: “Mitologjia, folklori, letërsia”, ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1982, fq. 171.
[46] Kuteli, Mitrush: ”Vepra letrare 2”, ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, fq. 59.
[47] Po aty, fq. 204, 207, 209, 223, 245.
[48] Gogoli, Nikolaj: ”Frymë të vdekura”, ”Onufri”, Tiranë, 1998, fq. 66.
[49] Çabej, Eqerem: ”Disa eufemizma të shqipës”, ”Studime gjuhësore”, IV, ”Rilindja”, Prishtinë, fq. 17.
[50] Po aty, fq. 24.
[51] Tirta, Mark: ”Mitologjia ndër shqiparë”, ”Mësonjëtorja”, Tiranë, 2004. fq115.
[52] Kuteli, Mitrush: ”Vepra letrare 2”, ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, fq. 85.
[53] Kuteli, Mitrush: ”Netë shqiptare”, ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, fq. 180.
[54] Po aty, fq. 182-187.
[55] Kuteli, Mitrush: ”Vepra letrare 2”, ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, fq. 151.
[56] Mitrush, Kuteli: ”Tregime të moçme shqiptare”, ”Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2005, fq. 100.
[57] Po aty, fq. 102.
[58] Po aty, fq. 99.
[59] Po aty, fq. 102.
[60] Kuteli, Mitrush: ”Vepra letrare 2”, ”Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, fq. 80.
[61] Po aty, fq. 83.
[62] Kadare, Ismail: ”Autobiografia e popullit në vargje”, ”Onufri”, Tiranë, 2002, fq. 117.
[63] Shehri, Dhurata: “Përralla si tregim brebda tregimit”, Akte të Konferencës shkencore, “Letërsia si e tillë”, ”Toena”, Tiranë, 1996, fq. 225.
[64]Prapa figurës së zanës, me atributet e saj qenësore, vërejmë një hyjni të maleve, të natyrës së virgjer, mbrojtëse të bimësisë dhe të kafshëve të egra, gjahtare hyjnore. Është luftëtare me forca e mjete të mbinatyrshme në ndihmë të kreshnikëve. Zana, si figurë qendrore e besimeve popullore, zë një vend të veçantë në eposin legjendar mesjetar të shqiptarëve, madje merrte pjesë gjallërisht në veprimet e heronjeve të këtij eposi. Vend qendror zë edhe në disa balada mesjetare, në legjenda mitike: atë e ndeshim dendur në gjini të ndryshme të krijimeve folklorike. Dallohen për trimëri e aftësi luftarake hyjnore. “Me sa duket në këtë këndvështrim kanë ngjashmëri me Amazonat e lashtësisë në Azinë e Vogël”, Tirta, Mark: “Mitologjia ndër shqiptare”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2004, fq.112- 113.

[65] Çabej, Eqerem: “Diana dhe Zana”, “Studime Gjuhësore”, Vëll. V, “Rilindja”, Prishtinë, 1988, fq. 150-156.
[66] Kuteli, Mitrush: “Tregime të moçme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2005, fq. 154.
[67] Tirta, Mark: “Shtresime mitologjike”, Çështje të Folklorit Shqiptar, Nr 3, Tiranë, 1988, fq. 200.
[68] Çabej, Eqerem: “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, “MÇM”, Tiranë, 1994, fq. 34.
[69] Çabej, Eqerem: “Studime gjuhësore IV”, “Rilindja”, Prishtinë, 1977, fq. 213.
[70] Kuteli, Mitrush: “Tregime të moçme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2005, fq. 96.
[71] Tirta, Mark: “Mitologjia ndër shqiptare”, “Mësonjëtorja”, Tiranë, 2004, fq. 181.
[72] Kuteli, Mitrush: “Tregime të moçme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2005, fq. 99.
[73] Proppi, Vladimir: “Morfologjia e përrallës”, përktheu nga origjinali Agron Tufa, “Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit & Aleph”, Tiranë, 2004, fq. 34.
[74] Tirta, Mark: “Mitologjia ndër shqiptarë”, “Mësonjëtorja”, Tiranë, 2004, fq. 153.
[75] Kuteli, Mitrush: “Tregime të moçme shqiptare”, “Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2005, fq. 177.
[76] Po aty, fq. 47.
[77] Po aty, fq. 79.
[78] Kuteli, Mitrush: “Netë Shqiptare”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, fq. 206.
[79] Elsie, Robert: “A Dictionary of Albanian Religion, Mythology, and Folk Culture”, “London: Hurst & Co”, 2001, fq. 80.
[80] Po aty, fq. 364.
[81]Kuteli, Mitrush: “Tregime të moçme shqiptare”, “Përralla- Xinxifillua, Vepra letrare 4”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, fq. 366.
[82]Lambertz, Maximilian: “Demonologjia primitive dhe bestytni”, “Studime gjuhësore V”, Eqerem Çabej, “Rilindja”, Prishtinë, 1978, fq. 198.
[83] Tirta, Mark: “Mitologjia ndër shqiptarë”, “Mësonjëtorja”, Tiranë, 2004, fq. 155.
[84]Turgenievi, Ivan: “Kujtimet e një gjahtari”, Tregimi: “Luadhi i Biezhës”, “Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve”, Tiranë, 1955, fq. 100.