Pjesë nga libri SEKRETI

Kur shohim përreth nesh, madje edhe trupin tonë, ajo që shohim është maja e ajsbergut.
Dr.John Hegelin

Mendo për këtë një çast.Shikoje dorën tënde.Ajo duket e fortë, por në të vërtetë nuk është e tillë.Nëse do ta vije nën një mikroskop të përshtatshëm, do të shihje një mase energjie që dridhet.
Bob Proctor

Gjithçka është bërë nga e njëjta substancë, qoftë dora jote, oqeani apo edhe një yll.
John Assaraf

Gjithçka është energji dhe më lejo të të ndihmoj ta kuptosh paksa këtë.Kemi Universin, galaktikën tonë, planetin tonë dhe pastaj janë individët;dhe brenda këtij grupi janë sistemet e organeve, qelizat, molekulat dhe pastaj atomet.Dhe më pas është energjia.Pra, nivelet për të cilat mund të mendosh janë të shumta, por në Univers gjithçka është energji.
Dr.Ben  Johnson

Kur zbulova Sekretin, doja të dija opinionet e shkencës dhe të fizikës për sa i përket kësaj njohjeje.Ajo çka zbulova ishte absolutisht mahnitëse.Një prej gjërave më entuziazmuese të të jetuarit në këtë kohë është që zbulimet e fizikës së kuanteve dhe shkencës së re janë në harmoni të plotë me mësimet e Sekretit dhe me ato që mësuesit e mëdhenj kanë ditur gjatë gjithë rrjedhës së historisë.
Në shkollë nuk kam studiuar asnjëherë shkencë apo fizikë, por prapseprapë, kur lexoja libra të ndërlikuar mbi fizikën e kuanteve, i kuptoja në mënyrë të përsosur, sepse doja ti kuptoja.Studimi i fizikës së Kuanteve më ka ndihmuar ta kuptoj më në thellësi Sekretin, në një këndvështrim energjitik.Bindja e shumë njerëzve përforcohet kur ata shohin ndërsjellshmërinë perfekte mes njohjes së Sekretit dhe teorive të shkencës së rë.

Më lejo të shpjegoj se si ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në Univers.Thënë me fjalë të thjeshta, gjithë energjia dridhet në një frekuencë.Duke qenë energji, edhe ti dridhesh në një frekuencë që përcaktohet nga ajo çka ti mendon dhe ndien.Të gjitha gjërat që do, janë të bëra nga energjia.Edhe ato dridhen.Gjithçka është energji.
Këtu hyn faktori ‘’ suprizë’’.Kur mendon për atë që do dhe e emeton këtë frekuencë, bën që energjia e asaj çfarë dëshiron të dridhet në atë frekuencë dhe e tërheq drejt Teje!Kur përqendrohesh në atë që dëshiron, ndryshon dridhjen e atomeve të asaj gjëje dhe bën të dridhet drej Teje.Ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në Univers, sepse të është dhënë fuqia për ta përqendruar energjinë tënde nëpërmjet mendimeve të tua dhe të ndryshosh dridhjet e gjërave në të cilat je përqendruar, që më pas i tërheq magnetikisht drejt vetes.
Kur i mendon dhe i ndien gjërat e mira që dëshiron, je futur menjëherë në atë frekuencë, e cila më pas bën që të dridhet drejt teje energjia e tyre dhe ato shfaqen në jetën tënde.Ligji i tërheqjes thotë se të ngjashmit të tërheqin të ngjashmit.Ti je një magnet energjie, ndaj dhe energjetizon elektrikisht gjithçka drejt teje, e energjetizon elektrikisht veten drejt gjërave që dëshiron.Qeniet njerëzore e administrojnë energjinë e tyre magnetizuese, sepse askush jashtë tyre nuk mund të mendojë ose të ndiejë për ta; dhe janë mendimet dhe ndjenjat ato që krijojnë frekuencat tona.
Rhonda Byrne

Nga ç`do këndvështrim që ta shohësh, rezultati është gjithmonë i njëjti.Ne jemi Një.Jemi të gjithë të lidhur dhe jemi pjesë e Fushës Energjitike Unike, e Mendjes Supreme Unike, e Vetëdijes Unike ose e Burimit Krijues Unik.Quaje si të duash, por jemi të gjithë Një.
Rhonda Byrne

Nëse tani mendon për ligjin e tërheqjes, i vetëdijshëm që të gjithë ne jemi Një, do të shohësh perfeksionin absolute.
Rhonda Byrne

Do të kuptosh pse mendimet e tua negative për dikë tjetër rikthehen që të dëmtojn vetëm Ty.Jemi Një! Nuk mund të pësosh dëme nëse nuk i thërret ato duke emetuar mendime dhe ndjenja negative.Të është dhënë vullnet i lirë që të zgjedhësh, por kur ushqen mendime negative dhe ke ndjenja negative, e ndan veten nga e Mira Unike dhe Absolute.Mendo për emocionet negative që ekzistojnë dhe do të zbulosh se secili prej tyre bazohet te frika.Këto emocione lindin nga mendime ndarjeje dhe nga të shikuarit e vetes si të ndarë nga të tjerët.
Rhonda Byrne

Konkurrenca është një shembull i ndarjes.Së pari, mendimet e tua mbi konkurrencën vijnë nga një mentalitet mungese, sepse është sikur po thua që ka rezerva  të kufizuara.Po thua që nuk ka mjaftueshëm për të gjithë, ndaj duhet të bëjmë konkurrencë e të luftojmë për të marrë gjëra.Kur bën konkurrencë, nuk mund të fitosh kurrë, edhe nëse mendon se ke dale i fituar.Në bazë të ligjit të tërheqjes, kur je në konkurrencë tërheq shumë njerëz e rrethana që hyjnë në konkurrencë me  Ty në çdo aspekt të jetës tënde dhe në fund humbet.Jemi të gjithë Një, prandaj kur hyn në konkurrencë, hyn me veten Tënde.Duhet ta heqësh konkurrencën nga mendja dhe ta bësh këtë të fundit krijuese.Përqendrohu tek ëndrrat e tua, të vizionet e tua dhe hiqe konkurrencën nga jeta jote.
Rhonda Byrne

Universi është rezerva Universale dhe furnizuesi i gjithçkaje.Çdo gjë që vjen nga Universi dhe transportohet tek ti nga ligji i tërheqjes nëpërmjet njerëzve, rrethanave dhe ngjarjeve.Konsideroje ligjin e tërheqjes si ligjin e furnizimeve.Është ligji që të lejon të tërheqësh nga rezervat e pafundme.Kur emeton frekuencën e përkryer të asaj që dëshiron, do të tërheqësh njerëzit, rrethanat dhe ngjarjet e përkryera!
Rhonda Byrne

Nuk janë njerëzit ata që të japin gjërat që dëshiron.Nëse i përmbahesh kësaj bindjeje të rreme, do të përjetosh mungesa, sepse e sheh botën e jashtme dhe njerëzit si rezerva.Rezervat e vërteta janë fusha e padukshme, nëse ti e quan atë Univers, Mendja Supreme, Zoti, Inteligjenca Infinite apo çfarëdo tjetër.Sa herë që merr diçka, kujto që e ke tërhequr nëpërmjet ligjit të tërheqjes, duke qenë në frekuencë dhe në harmoni me Rezervën Universale.Inteligjenca Universale, që përhap gjithçka, ka vënë në lëvizje njerëz, rrethana dhe ngjarje, me qëllim që të ta japë ty atë gjë, sepse kështu funksionon ligji.
Rhonda Byrne

Shumë njerëz ndihen sikur janë viktima në jetë dhe shpesh ua hedhin fajin ngjarjeve të kaluara, ndoshta ngaqë janë rritur me një prind abuziv apo në një familje jofunksionale, prandaj papritmas na rezulton që ti nuk je dhe aq unik.
Prindërit e mi ishin të alkoolizuar.Im atë abuzonte me mua.Ime më u divorcua me të kur unë isha gjashtë vjeç… Dua të them, kjo është pothuajse historia e kujtdo në një formë a tjetër.Pyetja shtrohet: çfarë do të bëj tani? Çfarë zgjedh tani?Sepse duhet të përqendrohesh te kjo ose tek ajo që do.Dhe kur njerëzit fillojnë të përqendrohen tek ajo që duan, ajo që duan nuk ikën, ndërkohë që pjesa që duan zgjerohet dhe tjetra zhduket.
Jack Canfield

‘’Një person që e përqendron mendjen në anën e errët të jetës, që i përjeton herë pas here fatkeqësitë dhe zhgënjimet e së shkuarës, praktikisht lutet për fatkeqësi dhe zhgënjime të ngjashme në të ardhmen.Nëse në të ardhmen tënde nuk do të shohësh gjë tjetër vecse fat të keq, ti po lutesh për një fat të tillë dhe me siguri një fat të tillë do të kesh.’’
Prentice Mulford

Nëse e sheh jetën tënde në retrospektivë dhe përqendrohesh të vështirësitë e së shkuarës, jë duke tërhequr më shumë rrethana të vështira drejt Teje.Çlirohu prej saj, pavarësisht se çfarë është.Bëje për veten.Nëse vazhdon t`i mbash mëri ose të fajësosh dikë për diçka në të shkuarën, je duke i bërë dëm vetëm Vetes.Je i vetmi që mund të krijosh jetën që meriton.Kur të përqendrohesh qëllimisht në atë që do, kur të fillosh të emetosh ndjesi të mira, ligji i tërheqjes do të të përgjigjet.Të duhet vetëm të fillosh;dhe duke e bërë këtë, do t`i hapësh rrugë të lirë magjisë.
Rhonda Byrne

Ti je projektuesi i fatit tënd.Ti je autori.Je ti ai që e shkruan historinë.Stilolapsi është në dorën tënde dhe rezultati është ajoçka zgjedh ti.
Lisa Nichols

E bukura e ligjit të tërheqjes është se mund të fillosh aty ku je, mund të fillosh të formulosh ‘’mendime të vërteta’’ dhe të krijosh brenda vetes një ton harmonie dhe lumturie.Atëherë ligji do të fillojë t`i përgjigjet gjithë kësaj.
Michael Bernard Beckwith

Ndërkaq ti fillon të kesh bindje të ndryshme, si për shembull: ‘’Në Univers ka më se mjaftueshëm.’’ Ose: ‘’Nuk po plakem, po rinohem.’’ Mund ta krijojmë si ta duam, duke përdorur ligjin e tërheqjes.
Dr.Joe Vitale

Dhe mund të çlirohesh nga modelet e trashëguara, kodet kulturore apo bindjet shoqërore dhe të provosh një herë e mirë se fuqia që gjendet brenda teje është më e madhe se ajo që gjendet brenda botës.
Michael Bernard Beckwith

Ti mund të mendosh: ‘’E po, është shumë bukur, por nuk e bëj dot’’.Ose: ‘’Ajo nuk do të më lërë ta bëj!’’ ‘’Ai nuk do të më lërë kurrë ta bëj’’. ‘’Nuk jam aq i fortë për ta bërë.’’ ‘’Nuk jam aq i pasur për ta bërë.’’ ‘’Nuk jam, nuk jam, nuk jam….’’
Çdo  ‘’ nuk jam’’ është një krijim!
Dr.Fred Alan  Wolf

Është ide e mirë të bëhesh i vetëdijshëm, kur thua ‘’ nuk jam’’ dhe të mendosh se çfarë krijon kur e thua.Ky mësim i fuqishëm i dr.Wolf-it është dokumentuar edhe nga të gjithë mësuesit e mëdhenj, të cilët, ashtu si ai, e dinin fuqinë e fjalëve unë jam.Kur thua ‘’unë jam’’, fjalët që pasojnë tërheqin krijimin me një forcë të madhe, sepse ti po pohon që ky është fakt i kryer.Po e miraton me siguri.Prandaj, menjëherë pasi thua: ‘’Unë jam i lodhur, jam trokë, jam i sëmurë, jam vonë, jam mbipeshë, jam plak,’’ Xhindi thotë: ‘’ Dëshirat e tua janë urdhra për mua’’.
Rhonda Byrne

Duke e ditur këtë, a nuk do të ishte ide e mirë të filloje t`i përdorje në favorin tënd dy fjalët  më të fuqishme: UNË JAM? Si thua? ‘’UNË JAM duke marrë çdo gjë të mirë.UNË JAM i lumtur.UNË JAM i pasur.UNË JAM dashuria.UNË JAM gjithmonë në kohë.UNË JAM rinia e përjetshme.UNË JAM plot energji çdo ditë.’’
Rhonda Byrne

Pohimi është ky: ‘’UNË JAM i plotë, i përkryer, i fortë, i fuqishëm, i dashur, i harmonishëm dhe i lumtur.’’
Rhonda Byrne

Nëse kjo të jep përshtypjen se duhet të punosh shumë për ta nxjerrë atë nga e padukshmja në të dukshmen, provo këtë mënyrë të shkurtër:shikoje atë që dëshiron si të ishte fakt absolute.Kjo do të bëjë që ajo që ti dëshiron të realizohet me shpejtësinë e dritës.Në çastin që kërkon, objekti i dëshirave të tua është fakt në fushën shpirtërore Universale dhe ajo fushë është gjithçka që ekziston.Kur perception diçka në mendjen tënde, dije që bëhet fjalë për një fakt dhe që do të realizohet pa dyshim.
Rhonda Byrne

‘’Nuk ka limite se çfarë mund të bëjë ky ligj për ty;guxo të besosh në idealin tënd;mendoje idealin tënd si një fakt tashmë të kryer.’’
Charles Haanel

‘’Si të mendosh që mund ta bësh, ashtu edhe që s`mundesh, në të dyja rastet ke të drejtë.’’
Henry Ford (1863 – 1947)

Nuk ka asnjë dërrasë të zezë në qiell,në të cilën Zoti të ketë shkruar qëllimin dhe misionin tënd në jetë.Nuk ka asnjë dërrasë të zezë në qiell, që të thotë: ‘’Neale Donald Walsch.Një djalë simpatik, i cili ka jetuar në pjesën e parë të shekullit të njëzetenjë, i cili….’’Pastaj një hapësirë bosh.Gjithçka që më duhet për të kuptuar se çfarë bëj këtu, pse jam këtu, është ta gjej atë dërrasë të zezë e të mbuloj e të zbuloj çfarë ka Zoti në mendje për mua.Por dërrasa e zezë nuk ekziston.
Pra, qëllimin tënd e përcakton ti vetë.Misioni yt është misioni që i jep ti vetes.Jeta jote do të jetë si ta krijosh ti dhe askush nuk do ta gjykojë as tani dhe as kurrë.
Je i detyruar ta mbushësh dërrasën e zezë të jetës tënde me gjithçka që dëshiron.Nëse e ke mbushur me plaçka të së shkuarës, fshije.Elimino gjithçka nga e shkuara që nuk të shërben, ji mirënjohës që të ka sjellë në këtë vend tani dhe në një fillim të ri.Ke një dërrasë të pastër dhe mund t`ia nisësh nga e para – këtu, në këtë çast.Gjej gëzimin tënd dhe jetoje!
Neale Donald Walsch

Sekreti është brenda teje.Sa më shumë ta përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do ta tërheqësh.Do të arrish në një pikë ku nuk do të kesh më nevojë të praktikosh, sepse ti vetë do të Jesh fuqia, perfeksioni, mençuria, inteligjenca, dashuria dhe gëzimi
Rhonda Byrne

Toka rrotullohet rreth orbitës së saj për Ty.Oqeanet ngrihen dhe ulen për Ty.Zogjtë këndojnë për Ty.Dielli lind dhe perëndon për Ty.Yjet dalin për Ty.Gjithçka është për Ty, çdo që e bukur që sheh, çdo përvojë e mrekullueshme që përjeton.Hidh një sy përreth.Asgjë nga ato që të rrethojnë, nuk mund të ekzistojnë pa Ty.Pavarësisht se çfarë ke menduar se ke qenë, tani e di të Vërtetën se kush je Realisht.Je padroni i Universit.Je trashgimtari i mbretërisë.Je perfeksioni i Jetës.Dhe tani e di Sekretin
Gëzimi qoftë me ty.
Rhonda Byrne

‘’Sekreti është përgjigja mbi gjithçka që ka qenë, gjithçka që është dhe gjithçka që do të jetë.”
Ralph Emerson

Duhet ta gjesh dërrasën e zezë të jetës tënde me të gjitha gjërat që ti dëshiron.
Rhonda Byrne

Gjëja e vetme që duhet të bësh është të ndihesh mirë tani.
Rhonda Byrne

Sa më shumë të përdorësh fuqinë që gjendet  brenda teje, aq më shumë do ta tërheqësh atë.
 Rhonda Byrne

Koha për të pranuar madhështinë tënde është tani.
Rhonda Byrne

Jemi në mes të një epoke të lavdishme.Nëse i mënjanojmë mendimet kufizuese, do të përjetojmë madhështinë e vërtetë të njerëzimit në çdo fushë krijimi.
Rhonda Byrne

Bëj çfarë të pëlqen.Nëse nuk e di çfarë të sjell gëzim, bëj pyetjen: ‘’Cfarë më sjell gëzim?’’ Dhe ndërsa i përkushtohesh gëzimit tënd, do të tërheqësh një ortek gjërash të gëzueshme për faktin e thjeshtë që ti rrezaton gëzim.
Rhonda Byrne

Tani që ke mësuar Sekretin, varet nga ti se çfarë do të bësh me të.Çfarëdo të zgjedhësh, është e drejtë.Fuqia është e gjitha e jotja.
Rhonda Byrne

Përgatiti për botim :
Dezdemona Marku