FRAGMENT NGA ROMANI “ NATA PA MËNGJES”

Biser Mehmeti

Biser Mehmeti
Biser Mehmeti, u lind në fshati Sefer të Preshevës, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ferizaj, kurse fakultetin e letërsisë dhe të gjuhës shqipe në Prishtinë. Gjatë kohës sa ka qenë stundent ka bashkëpunuar me revistat "Zëri i rinisë" dhe "Bota e re" ku ka botuar një numër të madh shkrimesh gazetareske, por edhe krijime të ndryshme letrare. Me shkrime letrare  merret që nga shkolla e mesme Është bashkautor në librin “Katërmbëdhjetë autorë” i botuar në vitin 1985 në Ferizaj,nga Klubi letrar “De Rada”( të cilin pushteti i atëhershëm  e pati djegur!)dhe në antologjinë “Orët e bardha” të krijuesve të klubit letrar “De Rada” të Ferizajt,botuar në vitin 2001. Në gazetën "Bota sot" ka botuar një numër të madh tegimesh. Në vitin 2004 në SHB "Vatra" në Shkup ka botuar romanin "Nata pa mëngjes". Në dorëshkrim ka përmbledhjen me tregime "Katër kalorësit e apokalispsit". Punon në Ferizaj si  mësimdhëns i gjuhës shqipe.



FRAGMENT NGA ROMANI “ NATA PA MËNGJES”

…Ditët që rodhën më vonë nuk sollën asgjë në jetën time. E vetmja gjë që ndryshonte ishte qielli,i cili i ngjante një njeriut që dergjet një kohë të gjatë e pastaj sëish këndellet. Mirëpo këndellja e tij ishte tepër e ngadalshme, madje gjithnjë merrte diçka nga e kaluara. Mjegullat e murme që dikur shtriheshin si qefin mbi hapësirë kushedi kah ishin tretur. Qielli kishte mbetur i zbrazët si një varr që nuk e mban kufomën brenda. Dukej i lodhur nga një rrugë e gjatë e tash munedohej të bënte një gjumë të qetë… Gjatë ditëve kur stinët kishin filluar të grindeshin në mes veti, varrtari gjithnjë vinte në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje… Sot ose nesër do të bëhet dasmë që nuk mbahet mend! Dhe kur bëhet dasmë rreziku për të vdekur është i madh, ngase atëherë gëzimet arrijnë kulmin, më thoshte ai… Unë isha i bindur  marrëzisht se dasmë nuk do të bëhej fare. E përse nuk do të bëhej nuk e dija. Njerëzit i kishte hapluar një dëshirë e madhe që dasma të bëhej patjetër, që kokat e tyre të preheshin e pastaj të rokulliseshin gjithnjë nëpër një rrugë të rrëpittë, e cila nuk do të përufnondte kurrrë. Disa nuk përtuan t’i shkruajnë letra mbretit dhe t’i luteshin që ta martonte vajzën e vetme sa më parë, ngase ajo tërë jetën e kishte kaluar e mbyllur në dhomën e saj që kishte vështrimin kah malet e larta. Ushtarët vazhdonin të patrullonin nëpër rrugë të lirë, pinin duhan të mirë dhe flisnin për vajzën e mbretit…
-Njëherë e kam parë vajzën e mbretit për vrimën e çelësit! Ishte një bukuri magjike, një dritë vezlluese që nuk mund të përshkruhet me fjalë….
-Jo more, ajo është një vajzë e shëmtuar! Unë  me sytë e mi ia kam parë fytyrën e djegur, syrin e vërbër, gojën e shëmtuar, bythët e mëdha…
-Vajza e mbretit nuk është e vërtetë! Ajo është një krijësë e çuditshme që i ngjan njeriut, po që njeri nuk është! Vetë e kam parë si ecte me katër këmbë, si hante bari dhe si fliste si njeri…
Gjatë kësaj kohe gjithnjë qëndroja i mbyllur në kasollën time të braktusr dhe gjithnjë  prisja të kthehet mbreti i zhdukur nga pallati dhe të më tregonte për vajzën e mbretit të huaj. Koha kalonte shumë ngadalë, kurse nga ai nuk duhej asnjë gjurmë. Dikur fillova të besoj se ai ishte martuar me vajzën e mbretit, se tri net kishte bërë qejf me të, kurse natën e katërt kishte dashur ta mbyste mbretin e huaj… Pas një kohe të gjatë më lindi dëshira t’i tregoj dikujt për kthimin e mbretit tonë, ngase nuk dëshiroja që të vdisja me këtë mister në shpirt. Dhe një ditë vendosa të shkoj te varrtari dhe t’i shpallja fshehtësinë e vetme që e ruaja në zemër. Rrugës hetova se qielli herë bëhej i zi, herë i bardhë, herë i kuq. Gjatë kësaj kohe herë ishte dimër polar, herë pranverë tropikale. Hapërisa herë bëhej e ngushte , herë e gjerë. Së shpejti hetove se herë plakësha, herë përtrihesha… Në kthesën e parë , aty ku takohej perëndimi dhe lindja., katër ushtarë të mbretit bënin një gjumë të trilluar. Njëri  prej tyte, i cili kishte fytyrë të vogël si të miut, shihte ëndërr sikur martohej me vajzën e mbretit, të cilën nuk dinte ku ta fshihte për të bërë qejf me të… Kur bëra të kaloj në heshtje të thellë njëri prej tyre u zgjua nga gjumi e pastaj më tha: hej, ti që jen ngritur nga varri! Ku dreqin dëshiron të shkosh?!...Derisa e vështroja në sytë e tij pashë një lumë që sillej e mbështillej nëpër një humnerë të thellë. Pak më tutje pashë do male të larta, të cilat ishin kalbur nga stina e ftohtë… Unë, i thashë me një zë që nuk ishte imi, nuk shkoj askund, madje as që kam shkuar ndonjëherë dikund! Gjithnjë kam qëndruar në këtë vend të shkretë dhe kam pritur vdekjen time të më shpie në ferr… Ushtari në fillim qeshi pa zë e më vonë me zë. Nga qeshja e tij u zgjuan edhe ushtarët e tjerë, të cilët klithën në kor: uh, sa shpejt u krye dasma e mbretit….

FRAGMENT NGA ROMANI “ NATA PA MËNGJES”

Biser Mehmeti

Biser Mehmeti
Biser Mehmeti, u lind në fshati Sefer të Preshevës, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ferizaj, kurse fakultetin e letërsisë dhe të gjuhës shqipe në Prishtinë. Gjatë kohës sa ka qenë stundent ka bashkëpunuar me revistat "Zëri i rinisë" dhe "Bota e re" ku ka botuar një numër të madh shkrimesh gazetareske, por edhe krijime të ndryshme letrare. Me shkrime letrare  merret që nga shkolla e mesme Është bashkautor në librin “Katërmbëdhjetë autorë” i botuar në vitin 1985 në Ferizaj,nga Klubi letrar “De Rada”( të cilin pushteti i atëhershëm  e pati djegur!)dhe në antologjinë “Orët e bardha” të krijuesve të klubit letrar “De Rada” të Ferizajt,botuar në vitin 2001. Në gazetën "Bota sot" ka botuar një numër të madh tegimesh. Në vitin 2004 në SHB "Vatra" në Shkup ka botuar romanin "Nata pa mëngjes". Në dorëshkrim ka përmbledhjen me tregime "Katër kalorësit e apokalispsit". Punon në Ferizaj si  mësimdhëns i gjuhës shqipe.



FRAGMENT NGA ROMANI “ NATA PA MËNGJES”

…Ditët që rodhën më vonë nuk sollën asgjë në jetën time. E vetmja gjë që ndryshonte ishte qielli,i cili i ngjante një njeriut që dergjet një kohë të gjatë e pastaj sëish këndellet. Mirëpo këndellja e tij ishte tepër e ngadalshme, madje gjithnjë merrte diçka nga e kaluara. Mjegullat e murme që dikur shtriheshin si qefin mbi hapësirë kushedi kah ishin tretur. Qielli kishte mbetur i zbrazët si një varr që nuk e mban kufomën brenda. Dukej i lodhur nga një rrugë e gjatë e tash munedohej të bënte një gjumë të qetë… Gjatë ditëve kur stinët kishin filluar të grindeshin në mes veti, varrtari gjithnjë vinte në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje… Sot ose nesër do të bëhet dasmë që nuk mbahet mend! Dhe kur bëhet dasmë rreziku për të vdekur është i madh, ngase atëherë gëzimet arrijnë kulmin, më thoshte ai… Unë isha i bindur  marrëzisht se dasmë nuk do të bëhej fare. E përse nuk do të bëhej nuk e dija. Njerëzit i kishte hapluar një dëshirë e madhe që dasma të bëhej patjetër, që kokat e tyre të preheshin e pastaj të rokulliseshin gjithnjë nëpër një rrugë të rrëpittë, e cila nuk do të përufnondte kurrrë. Disa nuk përtuan t’i shkruajnë letra mbretit dhe t’i luteshin që ta martonte vajzën e vetme sa më parë, ngase ajo tërë jetën e kishte kaluar e mbyllur në dhomën e saj që kishte vështrimin kah malet e larta. Ushtarët vazhdonin të patrullonin nëpër rrugë të lirë, pinin duhan të mirë dhe flisnin për vajzën e mbretit…
-Njëherë e kam parë vajzën e mbretit për vrimën e çelësit! Ishte një bukuri magjike, një dritë vezlluese që nuk mund të përshkruhet me fjalë….
-Jo more, ajo është një vajzë e shëmtuar! Unë  me sytë e mi ia kam parë fytyrën e djegur, syrin e vërbër, gojën e shëmtuar, bythët e mëdha…
-Vajza e mbretit nuk është e vërtetë! Ajo është një krijësë e çuditshme që i ngjan njeriut, po që njeri nuk është! Vetë e kam parë si ecte me katër këmbë, si hante bari dhe si fliste si njeri…
Gjatë kësaj kohe gjithnjë qëndroja i mbyllur në kasollën time të braktusr dhe gjithnjë  prisja të kthehet mbreti i zhdukur nga pallati dhe të më tregonte për vajzën e mbretit të huaj. Koha kalonte shumë ngadalë, kurse nga ai nuk duhej asnjë gjurmë. Dikur fillova të besoj se ai ishte martuar me vajzën e mbretit, se tri net kishte bërë qejf me të, kurse natën e katërt kishte dashur ta mbyste mbretin e huaj… Pas një kohe të gjatë më lindi dëshira t’i tregoj dikujt për kthimin e mbretit tonë, ngase nuk dëshiroja që të vdisja me këtë mister në shpirt. Dhe një ditë vendosa të shkoj te varrtari dhe t’i shpallja fshehtësinë e vetme që e ruaja në zemër. Rrugës hetova se qielli herë bëhej i zi, herë i bardhë, herë i kuq. Gjatë kësaj kohe herë ishte dimër polar, herë pranverë tropikale. Hapërisa herë bëhej e ngushte , herë e gjerë. Së shpejti hetove se herë plakësha, herë përtrihesha… Në kthesën e parë , aty ku takohej perëndimi dhe lindja., katër ushtarë të mbretit bënin një gjumë të trilluar. Njëri  prej tyte, i cili kishte fytyrë të vogël si të miut, shihte ëndërr sikur martohej me vajzën e mbretit, të cilën nuk dinte ku ta fshihte për të bërë qejf me të… Kur bëra të kaloj në heshtje të thellë njëri prej tyre u zgjua nga gjumi e pastaj më tha: hej, ti që jen ngritur nga varri! Ku dreqin dëshiron të shkosh?!...Derisa e vështroja në sytë e tij pashë një lumë që sillej e mbështillej nëpër një humnerë të thellë. Pak më tutje pashë do male të larta, të cilat ishin kalbur nga stina e ftohtë… Unë, i thashë me një zë që nuk ishte imi, nuk shkoj askund, madje as që kam shkuar ndonjëherë dikund! Gjithnjë kam qëndruar në këtë vend të shkretë dhe kam pritur vdekjen time të më shpie në ferr… Ushtari në fillim qeshi pa zë e më vonë me zë. Nga qeshja e tij u zgjuan edhe ushtarët e tjerë, të cilët klithën në kor: uh, sa shpejt u krye dasma e mbretit….

PËRMBLEDHJA POETIKE: "KRISMA E FJALËS" nga SHABAN CAKOLLI



Photobucket
KRISMA E FJALES
Autori: Shaban Cakolli

JEHONA E SHEKUJVE

Aty pran trotuarit
rrokaqielli përgëdhel yjet
më poshtë
nën hije purgatori
tenda e fshehur e mallkimit


Në guvën e shpirtit

Në guvën e shpirtit

Shpresa – ylber amshimi
ngrihet hark në qiell
nënë të cilin rrjedh
lumi i amshimit

Kush është ai trim
që mund ta kapërcejë
harkun e fatit të vet
që poemën e vet
ta dëgjojë për së gjalli


FJALA JUAJ

Në kujtesë do mbetet
ajo fjalë
që vjen maleve
me flakën e kushtrimit
heu
kush është trim
se ora ka ardhë
ujkun e çalë
ta heqim zvarrë
nëpër baltë


UNË DHE MALLI

Tërë natën bashkë
unë dhe malli

na mbyti halli
i kësaj jete jallane

Kur s’kam gjumë fare
ndez një cigare
brengat t’ kthej në tym


DROJA

Druaj se djalli
me xixa stralli
na vizaton yllin
midis balli

Vijnë pastaj hijenat
t’i grisin pelenat
e foshnjeve të palindura

Këta klysh popi
soji e sorrollopi
që të pijnë gjak populli
shekulli s’i ngopi

Në këtë rreth harkor
të rrugëtimit mizor
vetëm lëmshi i fatit
na mbeti në dorë


FJALA E HUMBUR

Mbeta pa fjalë
a ditën kur jam nisur në jetë
rrugëve të paruugë
në dritë e mugë

Në guvën e shpirtit
ndryer është qe një shekull
e betuar nën dritë qiri
para ikonës sate
liri


KAPTINA II
GJURMË PAS GJURME


E GJATË KJO NATË
Sonte
gjithçka po fle në qetësinë ë vet

Në dhomën time
qielli i ka ndezur fanarët
të mos tremben
qelizat që tajisin
lëngun e jetës

të gjatë shekujt
që flejnë dhomat flejnë qytetet
sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët
bëjnë qarqe,
nëpër vargje
të regjur si gëzofet
shkrihen në vuajtjet e popullit.


E NDIEJ HUMBJEN

Viti shkel vitin
pesha bie
pingul në shpirtin tim
tretur në mërgim

Një pjesë e diellit
m’ është shkëputur
nga qielli i bebëz
nga hija e lotit tim
derdhur
në dhe të huaj

Nëse unë s’ kthehem
hija ime do të bredhë
trotuareve të nbotës
pas mallit tim

Për çdo natë
e bëj nga një shtegëtim
në mendje
për në shtëpi
për amanetin e nënës
para se të japë lamtumirën
pranverave të ikura pa kthim


HALL MBI HALL

Turma shkojnë
turma vijnë
mbijnë si bari i keq
në faqen e blertë të globit

Prej shekulli në shekull
kërkojnë lëmoshë
trotuareve të fatit

Trokasin në portë të hapur
kastat luksoze
të ngopura parfumnesh
të një biznesi të ndyrë


ORA JONË

Gjurmë pas gjurme
bjeshkë pas bjeshke
na ndoq sopata shpatën
nëpër shekuj

Këtu varrë e atje varrë
më bëhet shpirti mulli ere
në skëterrë pas skëterre
deri kur të bredh me bredh
kështu,o shpirti im?
nga të palarat
e botës pelim

Këtu s' jam
atje s’më lënë,
o nënë

qenia ime e ndarë në dysh
në udhëkryq


E BUKURA MORE

Moj e bukura More
si të lash, e më s'të pash
si të lash, si të lash
si të lash, e më s'të pash
(popullore)

Ec nëpër të kaluarën
për ta gjetur të ardhmen
ëndërro shqip,
frymo shqip
o Arvanit

Hy kalabrisht
i dehur mendimeve
arbërisht
e jetën vazhdo
prore
e dasmën
bëje pleqërisht

Edhe varrin hape
me E bukura More

Rro sa malet
me dhembjen shkëmbore
buzë detit
me shikim të humbur
nga e bukura More


TY QË PO VJEN

Në këtë botë
erdhëm njëlloj
me rregullat e ngurta
të natyrës

A lejon natyra
pamjet me dy fytyra

Njëri maskë
laraskë
në atë degë të fatit
që çukit
kokrrat e inatit

Me kurriz për murriz
tjetri kruan
unazat e shekullit


LAMTUMIRË

Tërë kohën u rropate
për këtë jetë bajate
ndërtoje kulla prej letre
rrokaqiej e pallate

Atë që bëje ditën
rrënoheshin brenda nate

Falë të qoftë
o miku im
ky mashtrim


MORT

Të etur për gjak
këta barbarë
edhe në ëndrrat e tyre
hapnin varr

Po nga varri i tyre
s’ do mbijë as fije bari
vetëm ndonjë gjethe ançari
mund ta sjell
era nga shkretëtira


KËNGË NË DARDANË

Metush Krasniqit

Në Dajkoc
e në Dardanë
anembanë
këndohet një këngë
përjetësie

Këndon bilbili
maje lisit
për një legjendë
që e lindi fisi

Këndojnë në kor
shkëmbi
e lumi
duke rënë
nëpër fushë
për shqiponjen e Krasniqes
në qiellin e kuq
të Kosovës


KOSOVËS

Kosovë
copë fushe e Edenit
me përmasa ëndrre
me qiellin
përplot shqiponja
që ngrejnë qerdhe
nëpër zemrat tona


PËR TY DRITË

Flakadan lirie
që n driconte nëpër zemrat tona
me shekuj

Shekull pagjumësie
është ky
c’ të bëjmë me ty
në cilin qerpik
si në shandan
të vëmë
në cilin qiell
të bebëzave tona
të grisura

Tokë e shenjtëe
e Kosovës
me këtë florë
të kuqe gjaku
me xixëllonja stralli
që dalë kanë
nga nga limfa jonë


NË BRENDI

Këndej gjithë zjarr
e andej akull
vetëm gjurmë
e kthtërave
të stinës në xham

Zjarri djeg
leckat e stinës së ikur
nga fryma e detit
të strukur në gjethe bajameje

Një syth ëndrre
zënë e ka zogun e bilbilit
në kafaz


E GJATË KJO NATË

Sonte
gjithçka po fle në qetësinë ë vet

Në dhomën time
qielli i ka ndezur fanarët
të mos tremben
qelizat që tajisin
lëngun e jetës

të gjatë shekujt
që flejnë dhomat flejnë qytetet
sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët
bëjnë qarqe,
nëpër vargje
të regjur si gëzofet
shkrihen në vuajtjet e popullit.


AS NË JETË;AS NË VARR

Më humbi shoku i shpirtit
e zhdukën pa gjurmë
këlyshët e ferrit

S' është askund
as në jetë
as ndër varre.
s’është më hija e tij

Ai s’është askund
se është gjithkund
duke u dhënë shpirt
gurit e drurit


KAPTINA III
ZJARRI QË KA KOSOVA


LETRA E NËNËS

Më çoi nëna letër

shkruar më kishte
me lotët e saj

Liqe i pafundë
dukej pika e mallit
që derdhur ish
nëpër fjalë

Më shkroi nëna letër
dhë një liqe malli
e ktheu në avull
vetëm me një fjalë


RRUGËS PËR NË QIELL

Sa herë mbi çati
na këndonte korbi
nëna e mallkonte
thoshte: këndon morti

Shenjat e shenjta
të krahut të shqiponjës
u dukën në qiell
dhe në palcën tonë
rrymoi liria


ERDHI ORA

Pabesitë e bardha
nga shekulli në shekull
mallin për liri s'na shuan

Brigjeve të ëndrrave
u përplas akullnaja
në rropulli
u trand liria
e ujqërit uluritën
e bjeshkët gjëmuan
e u trembën majet me dëborë
se erdhi ora
e flakës së pashuar
të zjarrit ilir

Dielli ka shndëritur
qiellin e zemrave tona
se jehoi zëri i Ademit
se Hamza i zu pritën
jehut të kushtrimit

i gjallë apo i vdekur
i Besëlidhjes së Gjergjit
jam për jetë


NË UDHËKRYQ

Këtej vihet
andej shkohet
rrugët tona
s'mund të ritakohen.
në brendi
shpalos kujtimin
tëndin dhe timin
i vogël është hapi im
pafund
veç mall e trishtim.


PËRSE MË IKE


Më ike
o mike,
me mëngjesin
e vjeshtës
më le
me hirin e mallit
të ruajë
atë gacë të fshehur
të dashurisë

Mbeta në udhëkryq
të dashurisë
me sy kah qielli
duke pritur
pikat e lotëve të tu
që do t’i sjellin
retë ë kësaj vjeshte


E VËRTETA

Kur kreshnikët tanë
i hapën hartat
atyre në duar
iu dogjën kartat

Lartmadhëria
mbet lakuriq
para pasqyrës
u bë gaz i botës
karikaturë e gjallë
që të bën më lot
të qeshësh

Gomari që shtihej ujk
mbeti pa lëkurë
dhe filloi të pëlliste
deri në kupë të qiellit

Vetëm kur në gjyq
e depozitoi mendjen
u pa sheshit
se burri i botës
për mburrje e kishte
trurin e gomarit


ETIKETA MIRËSJELLJEJE

Atyre iu iu dridhej buza
e u kruhej zuza
tek flisnin me romuza
për luftën e madhe

Urrenin njeri-tjetrin
tek i lanin faqet ndërsjellë
me pështymën e puthjeve

Biografitë plot akuza
kandidatë për biruca
që kur lindën nga lluca

Trima para pasqyrës
para kufomave
dhe dhomave
që kundërmonin ligësi


LOT KOSOVE

Sllav e shkja
dhe djalli i zi
na lakmuan edhe gjelbrimin
e fushave tona
në sy

As me vetëveten s’ lanë
të flisnim njerëzisht
për njerëzimin
se njerëz s’ishin

Shkilnin tokën tonë të bukës
me thundrrat e tyre
me brirë therrnin
qiellin e kaltër
të bebëzave tona

Zjarrin që ka Kosova
për liri tund dheun
dhe shpërthen
deri në qiell
duke djegur e pjekur
mustakët e miu
në fytyrat satanike

Kur shiu i lotëve pushoi
rreze lëshoi liria
dhe me foshnje u mbush shtëpia.


TRIMAT

Zjarrin që ka Kosova
s’e ka Etna
as vullkanet në Tokën e Zjarrtë

Aty ku shpërthen zjarri
ngrohet shqiptari
me flakën e lirisë

Më bënë trim dhe mua
ushtri e rritës
roje e Kosovës
dhe e shkëndijave të gjakut
Mbrapsht në krye Shko poshtë


KAM NJË HALL

Kam një hall
më të madh se lumi
me netë të tëra .
s'më zë gjumi
kështu dje
kështu sot
i përgjumur nëpër glob
mbuluar prej luksi

Anonim
në azil
pa mik e me myk
i mbyllur në terr
endem nëpër vetëvete
në anonimitet rroj
e vdes ngapak
çdo ditë


EMËR I NEMUR

Udhëtarë të territ
hyjnë dhe dalin
nga dera në derë
ecin për teh të thikës
duke u përpjekur
të kërcejnë në humnerë
hapur në anatemë
si fëmijë të humbur
thellë në pyll
lajkash e trishtimi

U lexohet në dritën e syve
mallkimi i territ
ngrysen e gdhihen
me një vel mërzie

Nuk kanë shteg as prag
s'dijnë kah nisen,
as ku ndalen
me këtë rrugë muge
emër të nemur
gurbet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit


JETË PA SHIJE

Kam etje
si në dimër
ashtu në verë

Tablo e recetës sime
e pij qumësht
më bëhet vrerë
ha bukën
më bëhet gurë.

Para syve perde muge
kjo është panorama ime
në muzgje gjumi

Menu e pashkruar
me një përzgjedhje
për oreksin e humbur të ditës


JETË E VAJ

Rrodhi përrocka ujë loti
rrodhi kot së koti
kur ndryshoi moti

Në katër anët e globit
rri buzë trotuari
duke shikuar
ndërrimin e ngjyrave në semafor

Kërcitën kockat nga reuma
kur filloi riga e shiut
të bjerë nga ai qiell kuq e zi

Në gjysmë u ngrit flamuri.
flamuri i kuq
i larë me gjak
për këtë jetë të pafaj


KAPTINA IV
ËN QIELLIN E HUAJ

MËRGIMTARI

Larg atdheut
larg shtëpie
të shkuan vitet
sikur hije

Vetëm agimi i djalërisë
hap portën e kujtimeve
dhe në fushat e bleruara
të viteve
një çunak këmbëzbathur
mbledh Lulenarçizi

E shkurtër është jeta
si një shirit celuloidi
që fillon në kujtime
dhe mbaron në një beze të bardhë
në murin e moshës

Imazhe gri
si bryma e flokut tënd
ngrin e shkrin në lëvizje
të përhershme
të ëndrrës

Rini e thinjur
stacioneve
presin e përcjellin
vagonat me radhë
që bredhin nga stina në stinë


NËN QIELLIN E HUAJ

Ky qiell mbi rrokaqiell
dhe jeta jonë drith e miell
brenda mureve të betonit
vyshket e pafaj
në këtë nënqiell

Deri në asht unë kam acar.
dhe duhet të mbulohem
me një re të trashë tymi
ose të pëlcas si tollumbace
në duart e një fëmije bonjak
e gjuajtur
nga një shigjetë acari

Zemra ime e mërdhirë
del gjysmëlakuriqn të shëtisë
nëpër kopshtin e mbuluar me vesë


BUZË LUMIT RAJNA

Buzë lumit Rajna
mbi syprinën e ujit
hijen mallit e ndeza
tani jam pa hije
i lehtë si avulli
si një hije malli
që ka rënë mbi ujë


ME SHTEGTARËT

Bashkë me dallëndyshet
u nisëm
për një ditë shtegëtimi

Kaluam fusha
lumenj dhe detra
për ta gjetur folenë
e stërgjyshërve pellazg

Kur vinin pranverat
dhe bora shkrihej
në diell shfaqej
strofulli i lashtë
në një dege të tharë


KUR DOLA PREJ SHTËPISË

Kur dola prej shtëpisë
ia dhash flakën rinisë

Si qen e tërbuar
lehte uria
e skamnorit
në dheun e huaj

Erdhi koha për t’ u nisë
dhe i thash nënës
të ma varë atë bazybe
në qafë
që të më ruaj
nga syri i keq i mërgimit

Zemra e nënës
u vyshk për një minut
siç vyshket lulja nën brymë
dhe zemra e mërgimtarit nga malli

Një vaj i padukshëm
ma dridhi buzën
dhe s’ mund të them
asnjë fjalë malli
për tokën që po e lë

Jetë e namur
sot për nesër
me rininë e humbur viteve
të njomura me lot

Vitet shënohen
me hijeroglifet
për historinë fatkeqe
të brezave që po vijnë


MALLI PËR KROIN E FSHATIT

Ngjiten vashat shpatit
shkojnë te kroi i fshatit
të buta si delet
i zbukurojnë belet
kur ngjesin kordelet.

Qafat me rruzare
n’kostume shqiptare
qëndisur me rreze

Kroi i fshatit
ujë rrjedh teposhtë
nga fushat
për t’i çmendur çunat
për t’i joshur çupat

Tani më zgjon etjen
në këtë tokë mërgimi
malli më djeg shtatit
për kroin e fshatit.


NËNË MOJ NËNË

Kur u ndava nga ti
o nënë
qava natën e tërë
se kisha mall
për një fjalë tënden

Kur m’i këndoje ninullat
o nënë
në gjoksin tënd.
fluturoja në qiell


Më ty për dore
hapëroja nëpër oborre
dhe sot
më merr marrë malli
të më marrish përdore.
o nënë

Rrudhat e pleqërisë
sa të hijshme i kishe
si vija të dritës të yjeve në qiell
në netët plot hënë

Sa më ka marr malli
për një bukë
nga dora jote.
o nënë
për një bukë misri
me shije fëmijërie

Si zgavër lisi
zemra më është bërë
ke era fsheh borën
për flokët e mia

Edhe zogjët e malit
nëse më thërrasi
t’ i lot mos lësho
qëndro dhe më prit
se do të kthehem një ditë.


NË VIZION

Në një kopsht në Osnabrück
me një me një dallëndyshe u bëra mik

Zemra bëri benë
se do t’ia ruaj folenë
derisa të kthehet nga shtegëtimi

Iku duke më përshëndet
me krahun e lehtë.
zogu i shkretë

Kalon detëra edhe toka
të sjell të fala
nga Shiroka

N’ ma pashë nënën me lot në sy
ajo qanë edhe për ty:


I ZHDUKUR

Një gotë verë
një cigare
si në odat
shqiptare
shuaj mallin e vendliondjes

Pa shtëpi e katandi
shterg i humbur
në stinë vjeshte

Jam shumë larg
vetë syrgjyn
me një gotë
dhe tym duhani
rendis ditët
në rruzaret e vitit

KUSH JEMI

Kështu ishte
kur jetë
bënim me dreqërit

Brejtësit na e grisnin
dokumentin e identitetit
të mos e njohim
as shembëlltyrën tonë
në ujin e pusit

Na pyesnin: Kush jeni?
nga vini?
a ke dëshmi
për identitet

Ja këtë kartë ndërkombëtare
se këtu kemi ardhur
nga ferri ynë
se jemi në thelb
origjinal


VIZIONARIT

I.Rugovës

Jeta
hije e vogël
Për ëndrrën tonë
të madhe

Mbyll një portë
hap një portë
për të dalë në një moshë tjetër

Edhi dita
t’ mbledhim frutet
në atë pemë të jetës
në mungesën tënde

Dita e dhimbje se madhe

N'shekuj morti
u rritën brezat
duke pritur
të vish ti
me një fanar ardhmërie në dorë

Tani një diell i kuq
rri varur
në atë degë të
të bleruar
në pemën e jetës

Ai iku
po një brerore lirie
ndriçon përjetësisht
në atë afresk
me portretin tënd


ANTIHISTORIKE

Sa herë ia shikoj fytyrën
mësuesit të historisë
më bëhet se lexoj
një pergamenë të lashtë
të zhubrosur nga vitet


NË FLAKËN E KUSHTRIMIT

Në kërkim të fatit

Znj. Reile Hildebrandt

Sa shumë lustra fjalësh për paqaën
po botës s’ia ndërron fgaqen
prej mesjete
ne histori
s’ia ndërron kush numrin
kësaj flete
të lirbrit të fatit

Karvane të pandalura
nëpër rrjeta rrugësh
të labirinthit në Ballkan
jetë insektesh bënin
nëpër shekuj

Nga muri kinez
deri te Muri i Berlinit
nëpër gjurmët e hirin
fati shtijohej
nga brezi në brez

Edhe sot
nën harkun e fatit
rrjedh ai lumë i pagjumë
njerëzish
për të dalë
në atë fushë jeshile të Edenit

PËRMBLEDHJA POETIKE: "KRISMA E FJALËS" nga SHABAN CAKOLLI



Photobucket
KRISMA E FJALES
Autori: Shaban Cakolli

JEHONA E SHEKUJVE

Aty pran trotuarit
rrokaqielli përgëdhel yjet
më poshtë
nën hije purgatori
tenda e fshehur e mallkimit


Në guvën e shpirtit

Në guvën e shpirtit

Shpresa – ylber amshimi
ngrihet hark në qiell
nënë të cilin rrjedh
lumi i amshimit

Kush është ai trim
që mund ta kapërcejë
harkun e fatit të vet
që poemën e vet
ta dëgjojë për së gjalli


FJALA JUAJ

Në kujtesë do mbetet
ajo fjalë
që vjen maleve
me flakën e kushtrimit
heu
kush është trim
se ora ka ardhë
ujkun e çalë
ta heqim zvarrë
nëpër baltë


UNË DHE MALLI

Tërë natën bashkë
unë dhe malli

na mbyti halli
i kësaj jete jallane

Kur s’kam gjumë fare
ndez një cigare
brengat t’ kthej në tym


DROJA

Druaj se djalli
me xixa stralli
na vizaton yllin
midis balli

Vijnë pastaj hijenat
t’i grisin pelenat
e foshnjeve të palindura

Këta klysh popi
soji e sorrollopi
që të pijnë gjak populli
shekulli s’i ngopi

Në këtë rreth harkor
të rrugëtimit mizor
vetëm lëmshi i fatit
na mbeti në dorë


FJALA E HUMBUR

Mbeta pa fjalë
a ditën kur jam nisur në jetë
rrugëve të paruugë
në dritë e mugë

Në guvën e shpirtit
ndryer është qe një shekull
e betuar nën dritë qiri
para ikonës sate
liri


KAPTINA II
GJURMË PAS GJURME


E GJATË KJO NATË
Sonte
gjithçka po fle në qetësinë ë vet

Në dhomën time
qielli i ka ndezur fanarët
të mos tremben
qelizat që tajisin
lëngun e jetës

të gjatë shekujt
që flejnë dhomat flejnë qytetet
sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët
bëjnë qarqe,
nëpër vargje
të regjur si gëzofet
shkrihen në vuajtjet e popullit.


E NDIEJ HUMBJEN

Viti shkel vitin
pesha bie
pingul në shpirtin tim
tretur në mërgim

Një pjesë e diellit
m’ është shkëputur
nga qielli i bebëz
nga hija e lotit tim
derdhur
në dhe të huaj

Nëse unë s’ kthehem
hija ime do të bredhë
trotuareve të nbotës
pas mallit tim

Për çdo natë
e bëj nga një shtegëtim
në mendje
për në shtëpi
për amanetin e nënës
para se të japë lamtumirën
pranverave të ikura pa kthim


HALL MBI HALL

Turma shkojnë
turma vijnë
mbijnë si bari i keq
në faqen e blertë të globit

Prej shekulli në shekull
kërkojnë lëmoshë
trotuareve të fatit

Trokasin në portë të hapur
kastat luksoze
të ngopura parfumnesh
të një biznesi të ndyrë


ORA JONË

Gjurmë pas gjurme
bjeshkë pas bjeshke
na ndoq sopata shpatën
nëpër shekuj

Këtu varrë e atje varrë
më bëhet shpirti mulli ere
në skëterrë pas skëterre
deri kur të bredh me bredh
kështu,o shpirti im?
nga të palarat
e botës pelim

Këtu s' jam
atje s’më lënë,
o nënë

qenia ime e ndarë në dysh
në udhëkryq


E BUKURA MORE

Moj e bukura More
si të lash, e më s'të pash
si të lash, si të lash
si të lash, e më s'të pash
(popullore)

Ec nëpër të kaluarën
për ta gjetur të ardhmen
ëndërro shqip,
frymo shqip
o Arvanit

Hy kalabrisht
i dehur mendimeve
arbërisht
e jetën vazhdo
prore
e dasmën
bëje pleqërisht

Edhe varrin hape
me E bukura More

Rro sa malet
me dhembjen shkëmbore
buzë detit
me shikim të humbur
nga e bukura More


TY QË PO VJEN

Në këtë botë
erdhëm njëlloj
me rregullat e ngurta
të natyrës

A lejon natyra
pamjet me dy fytyra

Njëri maskë
laraskë
në atë degë të fatit
që çukit
kokrrat e inatit

Me kurriz për murriz
tjetri kruan
unazat e shekullit


LAMTUMIRË

Tërë kohën u rropate
për këtë jetë bajate
ndërtoje kulla prej letre
rrokaqiej e pallate

Atë që bëje ditën
rrënoheshin brenda nate

Falë të qoftë
o miku im
ky mashtrim


MORT

Të etur për gjak
këta barbarë
edhe në ëndrrat e tyre
hapnin varr

Po nga varri i tyre
s’ do mbijë as fije bari
vetëm ndonjë gjethe ançari
mund ta sjell
era nga shkretëtira


KËNGË NË DARDANË

Metush Krasniqit

Në Dajkoc
e në Dardanë
anembanë
këndohet një këngë
përjetësie

Këndon bilbili
maje lisit
për një legjendë
që e lindi fisi

Këndojnë në kor
shkëmbi
e lumi
duke rënë
nëpër fushë
për shqiponjen e Krasniqes
në qiellin e kuq
të Kosovës


KOSOVËS

Kosovë
copë fushe e Edenit
me përmasa ëndrre
me qiellin
përplot shqiponja
që ngrejnë qerdhe
nëpër zemrat tona


PËR TY DRITË

Flakadan lirie
që n driconte nëpër zemrat tona
me shekuj

Shekull pagjumësie
është ky
c’ të bëjmë me ty
në cilin qerpik
si në shandan
të vëmë
në cilin qiell
të bebëzave tona
të grisura

Tokë e shenjtëe
e Kosovës
me këtë florë
të kuqe gjaku
me xixëllonja stralli
që dalë kanë
nga nga limfa jonë


NË BRENDI

Këndej gjithë zjarr
e andej akull
vetëm gjurmë
e kthtërave
të stinës në xham

Zjarri djeg
leckat e stinës së ikur
nga fryma e detit
të strukur në gjethe bajameje

Një syth ëndrre
zënë e ka zogun e bilbilit
në kafaz


E GJATË KJO NATË

Sonte
gjithçka po fle në qetësinë ë vet

Në dhomën time
qielli i ka ndezur fanarët
të mos tremben
qelizat që tajisin
lëngun e jetës

të gjatë shekujt
që flejnë dhomat flejnë qytetet
sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët
bëjnë qarqe,
nëpër vargje
të regjur si gëzofet
shkrihen në vuajtjet e popullit.


AS NË JETË;AS NË VARR

Më humbi shoku i shpirtit
e zhdukën pa gjurmë
këlyshët e ferrit

S' është askund
as në jetë
as ndër varre.
s’është më hija e tij

Ai s’është askund
se është gjithkund
duke u dhënë shpirt
gurit e drurit


KAPTINA III
ZJARRI QË KA KOSOVA


LETRA E NËNËS

Më çoi nëna letër

shkruar më kishte
me lotët e saj

Liqe i pafundë
dukej pika e mallit
që derdhur ish
nëpër fjalë

Më shkroi nëna letër
dhë një liqe malli
e ktheu në avull
vetëm me një fjalë


RRUGËS PËR NË QIELL

Sa herë mbi çati
na këndonte korbi
nëna e mallkonte
thoshte: këndon morti

Shenjat e shenjta
të krahut të shqiponjës
u dukën në qiell
dhe në palcën tonë
rrymoi liria


ERDHI ORA

Pabesitë e bardha
nga shekulli në shekull
mallin për liri s'na shuan

Brigjeve të ëndrrave
u përplas akullnaja
në rropulli
u trand liria
e ujqërit uluritën
e bjeshkët gjëmuan
e u trembën majet me dëborë
se erdhi ora
e flakës së pashuar
të zjarrit ilir

Dielli ka shndëritur
qiellin e zemrave tona
se jehoi zëri i Ademit
se Hamza i zu pritën
jehut të kushtrimit

i gjallë apo i vdekur
i Besëlidhjes së Gjergjit
jam për jetë


NË UDHËKRYQ

Këtej vihet
andej shkohet
rrugët tona
s'mund të ritakohen.
në brendi
shpalos kujtimin
tëndin dhe timin
i vogël është hapi im
pafund
veç mall e trishtim.


PËRSE MË IKE


Më ike
o mike,
me mëngjesin
e vjeshtës
më le
me hirin e mallit
të ruajë
atë gacë të fshehur
të dashurisë

Mbeta në udhëkryq
të dashurisë
me sy kah qielli
duke pritur
pikat e lotëve të tu
që do t’i sjellin
retë ë kësaj vjeshte


E VËRTETA

Kur kreshnikët tanë
i hapën hartat
atyre në duar
iu dogjën kartat

Lartmadhëria
mbet lakuriq
para pasqyrës
u bë gaz i botës
karikaturë e gjallë
që të bën më lot
të qeshësh

Gomari që shtihej ujk
mbeti pa lëkurë
dhe filloi të pëlliste
deri në kupë të qiellit

Vetëm kur në gjyq
e depozitoi mendjen
u pa sheshit
se burri i botës
për mburrje e kishte
trurin e gomarit


ETIKETA MIRËSJELLJEJE

Atyre iu iu dridhej buza
e u kruhej zuza
tek flisnin me romuza
për luftën e madhe

Urrenin njeri-tjetrin
tek i lanin faqet ndërsjellë
me pështymën e puthjeve

Biografitë plot akuza
kandidatë për biruca
që kur lindën nga lluca

Trima para pasqyrës
para kufomave
dhe dhomave
që kundërmonin ligësi


LOT KOSOVE

Sllav e shkja
dhe djalli i zi
na lakmuan edhe gjelbrimin
e fushave tona
në sy

As me vetëveten s’ lanë
të flisnim njerëzisht
për njerëzimin
se njerëz s’ishin

Shkilnin tokën tonë të bukës
me thundrrat e tyre
me brirë therrnin
qiellin e kaltër
të bebëzave tona

Zjarrin që ka Kosova
për liri tund dheun
dhe shpërthen
deri në qiell
duke djegur e pjekur
mustakët e miu
në fytyrat satanike

Kur shiu i lotëve pushoi
rreze lëshoi liria
dhe me foshnje u mbush shtëpia.


TRIMAT

Zjarrin që ka Kosova
s’e ka Etna
as vullkanet në Tokën e Zjarrtë

Aty ku shpërthen zjarri
ngrohet shqiptari
me flakën e lirisë

Më bënë trim dhe mua
ushtri e rritës
roje e Kosovës
dhe e shkëndijave të gjakut
Mbrapsht në krye Shko poshtë


KAM NJË HALL

Kam një hall
më të madh se lumi
me netë të tëra .
s'më zë gjumi
kështu dje
kështu sot
i përgjumur nëpër glob
mbuluar prej luksi

Anonim
në azil
pa mik e me myk
i mbyllur në terr
endem nëpër vetëvete
në anonimitet rroj
e vdes ngapak
çdo ditë


EMËR I NEMUR

Udhëtarë të territ
hyjnë dhe dalin
nga dera në derë
ecin për teh të thikës
duke u përpjekur
të kërcejnë në humnerë
hapur në anatemë
si fëmijë të humbur
thellë në pyll
lajkash e trishtimi

U lexohet në dritën e syve
mallkimi i territ
ngrysen e gdhihen
me një vel mërzie

Nuk kanë shteg as prag
s'dijnë kah nisen,
as ku ndalen
me këtë rrugë muge
emër të nemur
gurbet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit


JETË PA SHIJE

Kam etje
si në dimër
ashtu në verë

Tablo e recetës sime
e pij qumësht
më bëhet vrerë
ha bukën
më bëhet gurë.

Para syve perde muge
kjo është panorama ime
në muzgje gjumi

Menu e pashkruar
me një përzgjedhje
për oreksin e humbur të ditës


JETË E VAJ

Rrodhi përrocka ujë loti
rrodhi kot së koti
kur ndryshoi moti

Në katër anët e globit
rri buzë trotuari
duke shikuar
ndërrimin e ngjyrave në semafor

Kërcitën kockat nga reuma
kur filloi riga e shiut
të bjerë nga ai qiell kuq e zi

Në gjysmë u ngrit flamuri.
flamuri i kuq
i larë me gjak
për këtë jetë të pafaj


KAPTINA IV
ËN QIELLIN E HUAJ

MËRGIMTARI

Larg atdheut
larg shtëpie
të shkuan vitet
sikur hije

Vetëm agimi i djalërisë
hap portën e kujtimeve
dhe në fushat e bleruara
të viteve
një çunak këmbëzbathur
mbledh Lulenarçizi

E shkurtër është jeta
si një shirit celuloidi
që fillon në kujtime
dhe mbaron në një beze të bardhë
në murin e moshës

Imazhe gri
si bryma e flokut tënd
ngrin e shkrin në lëvizje
të përhershme
të ëndrrës

Rini e thinjur
stacioneve
presin e përcjellin
vagonat me radhë
që bredhin nga stina në stinë


NËN QIELLIN E HUAJ

Ky qiell mbi rrokaqiell
dhe jeta jonë drith e miell
brenda mureve të betonit
vyshket e pafaj
në këtë nënqiell

Deri në asht unë kam acar.
dhe duhet të mbulohem
me një re të trashë tymi
ose të pëlcas si tollumbace
në duart e një fëmije bonjak
e gjuajtur
nga një shigjetë acari

Zemra ime e mërdhirë
del gjysmëlakuriqn të shëtisë
nëpër kopshtin e mbuluar me vesë


BUZË LUMIT RAJNA

Buzë lumit Rajna
mbi syprinën e ujit
hijen mallit e ndeza
tani jam pa hije
i lehtë si avulli
si një hije malli
që ka rënë mbi ujë


ME SHTEGTARËT

Bashkë me dallëndyshet
u nisëm
për një ditë shtegëtimi

Kaluam fusha
lumenj dhe detra
për ta gjetur folenë
e stërgjyshërve pellazg

Kur vinin pranverat
dhe bora shkrihej
në diell shfaqej
strofulli i lashtë
në një dege të tharë


KUR DOLA PREJ SHTËPISË

Kur dola prej shtëpisë
ia dhash flakën rinisë

Si qen e tërbuar
lehte uria
e skamnorit
në dheun e huaj

Erdhi koha për t’ u nisë
dhe i thash nënës
të ma varë atë bazybe
në qafë
që të më ruaj
nga syri i keq i mërgimit

Zemra e nënës
u vyshk për një minut
siç vyshket lulja nën brymë
dhe zemra e mërgimtarit nga malli

Një vaj i padukshëm
ma dridhi buzën
dhe s’ mund të them
asnjë fjalë malli
për tokën që po e lë

Jetë e namur
sot për nesër
me rininë e humbur viteve
të njomura me lot

Vitet shënohen
me hijeroglifet
për historinë fatkeqe
të brezave që po vijnë


MALLI PËR KROIN E FSHATIT

Ngjiten vashat shpatit
shkojnë te kroi i fshatit
të buta si delet
i zbukurojnë belet
kur ngjesin kordelet.

Qafat me rruzare
n’kostume shqiptare
qëndisur me rreze

Kroi i fshatit
ujë rrjedh teposhtë
nga fushat
për t’i çmendur çunat
për t’i joshur çupat

Tani më zgjon etjen
në këtë tokë mërgimi
malli më djeg shtatit
për kroin e fshatit.


NËNË MOJ NËNË

Kur u ndava nga ti
o nënë
qava natën e tërë
se kisha mall
për një fjalë tënden

Kur m’i këndoje ninullat
o nënë
në gjoksin tënd.
fluturoja në qiell


Më ty për dore
hapëroja nëpër oborre
dhe sot
më merr marrë malli
të më marrish përdore.
o nënë

Rrudhat e pleqërisë
sa të hijshme i kishe
si vija të dritës të yjeve në qiell
në netët plot hënë

Sa më ka marr malli
për një bukë
nga dora jote.
o nënë
për një bukë misri
me shije fëmijërie

Si zgavër lisi
zemra më është bërë
ke era fsheh borën
për flokët e mia

Edhe zogjët e malit
nëse më thërrasi
t’ i lot mos lësho
qëndro dhe më prit
se do të kthehem një ditë.


NË VIZION

Në një kopsht në Osnabrück
me një me një dallëndyshe u bëra mik

Zemra bëri benë
se do t’ia ruaj folenë
derisa të kthehet nga shtegëtimi

Iku duke më përshëndet
me krahun e lehtë.
zogu i shkretë

Kalon detëra edhe toka
të sjell të fala
nga Shiroka

N’ ma pashë nënën me lot në sy
ajo qanë edhe për ty:


I ZHDUKUR

Një gotë verë
një cigare
si në odat
shqiptare
shuaj mallin e vendliondjes

Pa shtëpi e katandi
shterg i humbur
në stinë vjeshte

Jam shumë larg
vetë syrgjyn
me një gotë
dhe tym duhani
rendis ditët
në rruzaret e vitit

KUSH JEMI

Kështu ishte
kur jetë
bënim me dreqërit

Brejtësit na e grisnin
dokumentin e identitetit
të mos e njohim
as shembëlltyrën tonë
në ujin e pusit

Na pyesnin: Kush jeni?
nga vini?
a ke dëshmi
për identitet

Ja këtë kartë ndërkombëtare
se këtu kemi ardhur
nga ferri ynë
se jemi në thelb
origjinal


VIZIONARIT

I.Rugovës

Jeta
hije e vogël
Për ëndrrën tonë
të madhe

Mbyll një portë
hap një portë
për të dalë në një moshë tjetër

Edhi dita
t’ mbledhim frutet
në atë pemë të jetës
në mungesën tënde

Dita e dhimbje se madhe

N'shekuj morti
u rritën brezat
duke pritur
të vish ti
me një fanar ardhmërie në dorë

Tani një diell i kuq
rri varur
në atë degë të
të bleruar
në pemën e jetës

Ai iku
po një brerore lirie
ndriçon përjetësisht
në atë afresk
me portretin tënd


ANTIHISTORIKE

Sa herë ia shikoj fytyrën
mësuesit të historisë
më bëhet se lexoj
një pergamenë të lashtë
të zhubrosur nga vitet


NË FLAKËN E KUSHTRIMIT

Në kërkim të fatit

Znj. Reile Hildebrandt

Sa shumë lustra fjalësh për paqaën
po botës s’ia ndërron fgaqen
prej mesjete
ne histori
s’ia ndërron kush numrin
kësaj flete
të lirbrit të fatit

Karvane të pandalura
nëpër rrjeta rrugësh
të labirinthit në Ballkan
jetë insektesh bënin
nëpër shekuj

Nga muri kinez
deri te Muri i Berlinit
nëpër gjurmët e hirin
fati shtijohej
nga brezi në brez

Edhe sot
nën harkun e fatit
rrjedh ai lumë i pagjumë
njerëzish
për të dalë
në atë fushë jeshile të Edenit