Shkëmbi

Rovena Kalaja

Ishte dikur një shkëmb që mbante në shpinë një zot. Por një ditë  zoti vdiq. Dhe njerëzit u sulën drejt shkëmbit që të bëheshin zota.Por shkëmbi ishte i vogël dhe shumë u rrëzuan.
Atëherë të tjerët e hodhën shkëmbin në erë.Dhe të gjithë morën nga një copë për të vënë bythët e tyre si zota.

Nga libri "Zemërimi i demit"
SHB ALBUM, 1997
 ·  · Share
  • 10 people like this.
    • Botimet Shqiptare 
      MIDIS ZEMRASH

      - Një zemër e thyer i thotë shoqes:
      - Çfarë të bëri të lumtur?
      - Fjala, ishte fjala, - tha ajo.
      - Po ty çfarë të bëri copë-copë?
      - Fjala, mike, ishte fjala.

      Rovena Kalaja
      Monday at 02:14 ·  ·  12 people · 
    • Castra Artsac Sa e vertete!
      Sa e thjeshte!
      Sa kuptimplote!
      Monday at 02:15 ·  ·  · 
    • Botimet Shqiptare 
      FATI IM

      Rrëmova në qiell, por yjet e mërzitur m’i dogjën gishtat.Rrëmova në tokë, por dheu zuri të më përpinte.Rrëmova në pemë, por ranë gjethet e gjelbra nga përdëllimi.Mbetën kokat e tyre lakuriq.
      Rrëmova nëpër qytet.Mespërmes mjegullës fut...See more
      Monday at 02:20 ·  ·  6 people · 
    • Olga Thanasi Karabeci hahaha dhe un prita se mos gjente ndonji gjo tjeter ..shum reale.
      Monday at 08:08 ·  ·  · 
    • Natasha Dhrami shume te bukura, shume origjinale. Te pershendes
      Monday at 08:21 ·  ·  · 

Shkëmbi

Rovena Kalaja

Ishte dikur një shkëmb që mbante në shpinë një zot. Por një ditë  zoti vdiq. Dhe njerëzit u sulën drejt shkëmbit që të bëheshin zota.Por shkëmbi ishte i vogël dhe shumë u rrëzuan.
Atëherë të tjerët e hodhën shkëmbin në erë.Dhe të gjithë morën nga një copë për të vënë bythët e tyre si zota.

Nga libri "Zemërimi i demit"
SHB ALBUM, 1997
 ·  · Share
  • 10 people like this.
    • Botimet Shqiptare 
      MIDIS ZEMRASH

      - Një zemër e thyer i thotë shoqes:
      - Çfarë të bëri të lumtur?
      - Fjala, ishte fjala, - tha ajo.
      - Po ty çfarë të bëri copë-copë?
      - Fjala, mike, ishte fjala.

      Rovena Kalaja
      Monday at 02:14 ·  ·  12 people · 
    • Castra Artsac Sa e vertete!
      Sa e thjeshte!
      Sa kuptimplote!
      Monday at 02:15 ·  ·  · 
    • Botimet Shqiptare 
      FATI IM

      Rrëmova në qiell, por yjet e mërzitur m’i dogjën gishtat.Rrëmova në tokë, por dheu zuri të më përpinte.Rrëmova në pemë, por ranë gjethet e gjelbra nga përdëllimi.Mbetën kokat e tyre lakuriq.
      Rrëmova nëpër qytet.Mespërmes mjegullës fut...See more
      Monday at 02:20 ·  ·  6 people · 
    • Olga Thanasi Karabeci hahaha dhe un prita se mos gjente ndonji gjo tjeter ..shum reale.
      Monday at 08:08 ·  ·  · 
    • Natasha Dhrami shume te bukura, shume origjinale. Te pershendes
      Monday at 08:21 ·  ·  · 

Vjollcë Berisha - JAM E VARFËR SI BOTA

(Nënës Terezë)

Vjollcë Berisha
Dhe toka ka pak dritë, Nënë
Njerëzit janë të brishtë
Dënojnë dashuritë

Njerëzit kanë harruar të lindin
Ata nuk zgjasin dorë
Se nuk kanë
Kanë sall ca sëpata të mprehta
Ua kam frikën, nënë

Më the
Ta rindërtoj pa bëzamë atë që ma prishën natën
Atë që e bëra tërë jetën
Dhe unë s’guxoj
Kam atë djallin përbrenda
Që më kërkon shpagim për ty
Që s’të zuri kurrë

Botë e tërë e varfër
Dënon dashuritë
Të varfër janë të pashpirtët, më the,
Të varfër janë të paditurit
Të gjithë janë të varfër ngapak
Dhe s’kanë mëshirë për veten

Ndihmoi o Zot mëkatarët, thua,
Unë s’e them dot
Jam e varfër nënë
Si bota
 ·  · Share

    • Kushtrim Zendeli Vargje te bukura. Plot shpirt!
      28 August at 16:12 ·  ·  3 people ·  · 

    • Zirap Luma EXCELLENT
      28 August at 16:26 ·  ·  1 person ·  · 

    • Albulena Halili Poezi qe te le pa fryme! Vjollca permes poezise se saj gjithnje jep nje porosi domethenese. Keto vargje e bejne Vjollcen nje poete altruiste ndryshe nga poetet e tjere shqiptare, te poezite e te cileve gjen vete ata. Vargjet e Vjollces jane gjithnje kuptimplota plot ndjesi. Ato bartin te lexuesi ne menyre te sofistikuar ate qe ndjen poetja perbrenda e te cilen deshiron ta ndaje me lexuesit e saj. "Jam e varfer si bota..." Te lumte!
      28 August at 16:36 ·  ·  1 person ·  · 

    • Besa Ademi magnifique
      28 August at 20:28 ·  ·  1 person ·  · 

    • Diana Bilali Vargje shume te bukura te lumte
      28 August at 21:10 ·  ·  1 person ·  · 

    • Rudina Cupi vargje te pasura, te ndjera... qe e bejne lexuesin te jene me fat qe i ra t'i lexoje
      28 August at 21:15 ·  ·  1 person ·  · 

    • Nebi Jusufi Gjate leximit te kesaj poezie,te shoqeron nje ndjenje dhe te duket sikur te madhen GONXHE BOJAXHIU-NENE TEREZ-en,e kemi prane dhe ç'do moment do te komunikojme me 'te. Vargje vertet shume te bukura.
      Sunday at 00:05 ·  ·  1 person ·  ·