Fatos Kongoli: Franca, liria ime dehëse në vitet e izolimit

Nga Admirina Peci

Është një mot i çuditshëm. Bie shi me gjyma, stuhi e rrebesh… mandej një diell i madh vesh rrugët e kryeqytetit gjithë 
ndriçim. S’është çudi që pas pak kohe të të zërë një stuhi breshëri… Me Fatos Kongolin, takohem në kafenenë e përhershme plot me libra në “Friend’s Book House”. Sa përmendim motin, ai kujton një shprehje që elbasanasit e përdorin gjithmonë. “E di si është ky mot? - thotë ai tek perifrazon njerëzit e qytetit të tij. - Është lagatera”. Ç’do të thotë, e pyes? “Është një fjalëformim”, - shpjegon ai. Lag dhe ter. Diçka që ndodh kaq afër në kohë sa nuk mund ta ndash. Njëkohësisht, i lagur nga këto reshje të befta dhe i terur nga ky diell plot shkëlqim”... 
Sidoqoftë, takimi ynë nuk ka qëllim këtë zbërthim gjuhësor. Shkak është bërë një bisedë e lënë pezull që nga ceremonia e dorëzimit të titullit të lartë “Kalorës i Legjionit të Nderit” në ambasadën franceze. E veç kësaj, si për të na shtyrë më tej një lajm i sapombërritur. Në Spanjë sapo ka dalë nga botimi libri i dytë i Kongolit, përkthyer në këtë gjuhë nga Ramon Sançes, “Jetë në një kuti shkrepësesh”. E nisim prej këndej, e mandej flasim për lidhjet e tij me Francën e frëngjishten, kujtimet e kohës së diktaturës, tek rendte drejt hapësirave të lirisë, pikërisht përmes librave në frëngjisht, që “i zbulonte” në fondin “rezervat” të bibliotekës së shtëpisë botuese “Naim Frashëri”... Flasim edhe për miqtë e tij frankofonë, Edmond Tupja e Viktor Kalemi, për bisedat e paharruara në frëngjisht, në ato që ai i quan “seancat e gjata të alkoolit”. Por, edhe lidhjet dhe kujtimet me Jusuf Vrionin.... 
Romani “Jetë në një kuti shkrepësesh” sapo është botuar në Spanjë. E këtij botimi i ka paraprirë një tjetër roman juaji i suksesshëm “Lëkura e qenit”. Cila është zanafilla e botimeve tuaja në këtë gjuhë? 
Librat e mi në Spanjë kanë filluar të botohen tani së fundi, i pari, siç e përmendët edhe ju, romani “Lëkura e qenit”, në fillim të vitit  2009, i dyti, “Jetë në një kuti shkrepësesh”, i sapobotuar. Përkthyesi i veprave të letërsisë shqipe në spanjisht, zoti Ramon Sançes, ka qenë i interesuar prej kohësh për të përkthyer dhe botuar ndonjë libër timin në Spanjë, çka, sigurisht, nuk varej vetëm nga dëshira e tij. Duhej së pari një botues dhe që të bindësh një botues jashtë është një punë jo aq e lehtë. Për fat, në prill të vitit 2008, me ndërmjetësimin bujar të ambasadorit të Spanjës në Shqipëri, shkëlqesisë së tij zotit Montobio, i cili kishte lexuar libra të mi në frëngjisht dhe anglisht, u mundësua një vizitë imja në Spanjë, i ftuar nga një fondacion i njohur, i quajtur Carolina. Gjatë një qëndrimi prej dy javësh, me një program shumë të ngjeshur, sipas kërkesës sime ishin paracaktuar edhe tre takime në shtëpi botuese, njëra në Madrid, dy të tjerat në Barcelonë. Kështu ndodhi që qysh në fillim të vizitës në Spanjë të realizoja takimin me shtëpinë e parë botuese në Madrid, “Siruela”. Ka qenë dhe do të mbetet një takim e paharruar për mua. Pata rastin të bindesha se përpjekjet ndër vite të Ramon Sançesit, i cili ndodhej i pranishëm në takim, kishin qenë të efektshme. Te “Siruela” më njihnin, kishin një numër librash të mi të botuar në Francë, me dosjet përkatëse të shtypit francez. Më shpjeguan se çështja nuk shtrohej nëse do të më botonin ose jo, por se me çfarë librash të fillonin. Dhe më propozuan nënshkrimin e një kontrate për tre romane sipas renditjes “Lëkura e qenit”, “Jetë në një kuti shkrepësesh” dhe “I humburi”. Unë u befasova, nuk e prisja këtë, si njeri impulsiv që jam propozimin e pranova menjëherë, por me shumë mirësjellje m`u tha të mos ngutesha, ndoshta shtëpi të tjera botuese mund të më ofronin kushte më të mira. Dy takimet e tjera në Barcelonë të them të drejtën, i realizova formalisht, vetëm sepse bënin pjesë në programin e vizitës. Mendjen tashmë e kisha mbledhur, do të nënshkruaja kontratën me shtëpinë botuese “Siruela”, dhe kështu ndodhi. 
Botimi spanjoll ka ruajtur thuajse plotësisht kopertinën e botimit në shqip, me një foto që ka një domethënie të veçantë për ju… Çfarë përfaqëson ai pallat i dalë boje ku ende duket shënimi “Lavdi PPSH”? 
Është një fakt interesant ky. Një ditë, marr një e-mail nga zonja Elena Garcia-Aranda, menaxhere e të drejtave të autorit me jashtë në shtëpinë botuese “Siruela”. Më thoshte se kishte parë në internet kopertinën e botimit shqip të romanit “Jetë në një kuti shkrepësesh”, se i ishte dukur interesante, e përshtatshme edhe për botimin spanjoll të librit dhe më kërkoi se si mund të komunikonte me zonjën Irena Toçi, drejtoreshë e shtëpisë botuese ‘Toena’ dhe autore e kopertinës në fjalë. Ndërmjetësova që ato të lidheshin me njëra-tjetrën, u morën vesh dhe botimi spanjoll ka pothuajse të njëjtën kopertinë me botimin shqip. 
Dua të them këtu se kopertina është një gjetje origjinale e Irenës. Fotografia është marrë në zonën ku banoj prej rreth njëzet e pesë vjetësh, e quajtur “Pallatet 1 Maji”. Pallati i fotografuar është përbri atij ku banoj unë, me ndryshimin e vetëm se ai ku banoj unë është jo dy, por trekatësh. Romani “Jetë në një kuti shkrepësesh” është, veç të tjerash, edhe “historia” e një banese tipike të epokës komuniste. Tek shkruaja këtë libër kam pasur nga fillimi deri në fund ndjesinë se kjo banesë, në metamorfozat e ndryshimeve të saj, ishte një personazh po aq dramatik sa personazhet e librit. 
Cili është botimi i radhës në spanjisht? 
Vitin e ardhshëm, pra në fillim të 2011-ës, do të botohet “Bolero në vilën e pleqve”. Sipas kontratës i takonte të botohej “I humburi”. Por meqë autori, së paku kështu ndodh me mua, ka dobësi për librin e tij më të fundit, unë ia dërgova “Bolero”-n zotit Ramon Sançes, me sugjerimin që nëse atij do t’i pëlqente, të dilnim te “Siruela” me propozimin për të zëvendësuar “I humburi” me “Bolero në vilën e pleqve”. Ramonit libri i pëlqeu, kështu që u arrit të bëhej një ndryshim në kontratë, pra u hoq “I humburi” dhe u vendos “Bolero”-ja. 
Tashmë harta e gjuhëve në të cilat botohet sot vepra juaj është zgjeruar. Mund të bëjmë një rezyme të botimeve në gjuhë të huaja? 
Deri tani librat e mi janë botuar në dhjetë gjuhë të huaja. Meqë ju përmendët fjalën “hartë”, e meqë janë vetëm njëmbëdhjetë e jo dyzet e më shumë vende, po i rendis: Francë, Zvicër, Gjermani, Britani e Madhe, Itali, Spanjë, Greqi. Më tej: Poloni, Sllovaki, Bullgari, Serbi. Kam një kontratë për botimin e romanit “Lëkura e qenit” në gjuhën esperanto, përkthyer tashmë nga një esperantist polak. Mirëpo, nuk di nëse ky botim ka dalë. 
Vetëm para pak kohësh ju është akorduar nga presidenti Sarkozi titulli “Kalorës i Legjionit të Nderit”. Ç’përfaqëson për ju dhe letërsinë tuaj kjo dekoratë? 
Në fillim gjej rastin t’ju falenderoj për pasqyrimin që i bëtë në gazetën tuaj kësaj ngjarjeje të jetës sime, duke botuar përveç kronikës së hollësishme, edhe fjalën e plotë që mbajta në ceremoninë e zhvilluar në ambasadën franceze. Është një vlerësim shumë prekës për mua, s’më kishte shkuar nëpër mend. 
Gjuha frënge dhe Franca ishin të parat që përqafuan veprën tuaj, e tashmë thuajse gjithçka keni shkruar është përkthyer dhe botuar në frëngjisht. Ndërkohë, lidhja juaj me gjuhën dhe kulturën franceze është shumë më e hershme. Cilat janë fillesat e saj? 
Kësaj pyetjeje i jam përgjigjur pak a shumë në fjalën që mbajta në ceremoninë e zhvilluar në ambasadën franceze, të cilën, siç thashë, ju patët mirësinë ta botonit të plotë. Por, për arsye kohe dhe sepse nuk ishte as vendi, disa hollësira nuk i përmenda. Fjala vjen, plot pesëdhjetë e dy vjet të shkuara, kur nis “historia” e marrëdhënieve të mia pasionante me gjuhën dhe kulturën franceze, me qytetërimin francez, një rol vendimtar për të më shtyrë drejt tyre luajti im atë, Baki Kongoli. Me studime të kryera dikur për violinë në Konservatorin e Pavias, në Itali, ai ishte njëherazi edhe njohës i mirë i gjuhës frënge. Ai lexonte shumë, ndoshta më shumë se pjesa dërmuese e shkrimtarëve të brezit të tij dhe në shtëpi unë gjeja vazhdimisht libra, sidomos romane, në gjuhën frënge. Në vitin e parë të gjimnazit, kur m’u desh, përveç gjuhës ruse, e detyrueshme në program, të zgjidhja si gjuhë të dytë fakultative, pra jo të detyrueshme, një nga tri gjuhët e mëdha perëndimore, anglisht, gjermanisht ose frëngjisht, me shtytjen e tim eti unë zgjodha këtë të fundit. Kështu nis marrëdhënia ime më se gjysmëshekullore me gjuhën, kulturën dhe qytetërimin francez, që e kam quajtur si histori e një adhurimi të gjatë, të heshtur, në largësi. 
Përballë errësirës së regjimit diktatorial, gjuha dhe kultura franceze u kthyen në “hapësira lirie”, siç i keni cilësuar ju. Si i përgjigjeshit etjes për këtë liri? Sa e vështirë ishte në atë kohë të gjeje titujt dhe autorët e dëshiruar? 
Për rreth pesëmbëdhjetë vjet unë kam punuar si redaktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Në atë kohë e vetmja që botonte veprat e autorëve tanë si dhe ato të përkthyera nga letërsia e huaj. Ky ka qenë “shansi” im. Te “Naim Frashëri” gjendej një bibliotekë shumë e pasur për kohën. Ajo ishte krijuar ndër vite, qysh në themelimin e shtëpisë botuese, nga persona me kulturë, përgjithësisht përkthyes, me CV jo fort higjienike për regjimin totalitar. Për nevoja të botimit porositeshin jashtë rregullisht libra autorësh të ndryshëm, klasike dhe bashkëkohore, ndër të cilët lexuesit i jepej një pjesë shumë e vogël. Të tjerët, pjesa dërmuese, mbeteshin brenda mureve të asaj biblioteke. Kur unë u futa për herë të parë atje u mrekullova, çfarë nuk gjeje nëpër rafte, libra kryesisht në gjuhën frënge. Dhe gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve në shtëpinë botuese unë i rashë me not pash asaj biblioteke nga njëri cep në tjetrin, lexova në frëngjisht libra dhe autorë që ndoshta diku tjetër nuk do t’i kisha zbuluar kurrë. Sigurisht, jo kushdo mund të futej e të merrte libra atje, e kam fjalën për libra të quajtur të fondit “rezervat”, por unë gëzoja përkrahjen e ish-drejtorit të ndërmarrjes, në veçanti edhe mirëkuptimin e një zonje që drejtonte bibliotekën. As më parë e as më vonë unë nuk kam lexuar me atë intensitet dhe gjate atyre viteve të rënda izolimi të plotë gjuha frënge, kultura franceze, u bënë me gjithë kuptimin e fjalës hapësira e lirisë time, hapësira ku arratisesha në vetmi, ku zbuloja një botë tjetër, atë të letërsisë së madhe, mjeshtrit e saj, që janë shkollat e vërteta të letërsisë. Në atë kohë, siç e kam thënë edhe më parë, unë shkruaja pak, thjesht sepse nuk mund të rrija pa shkruar, dhe lexoja shumë, pa e kuptuar se ky ishte investimi im më i madh, pa e ditur gjithashtu se ky, pra leximi frenetik, ishte një luks, të cilin me pas do t’ia lejoja vetes gjithnjë e më pak. Atëherë lexoja shumë dhe shkruaja pak. Tani më ndodh e kundërta, e ky është shqetësimi im i përhershëm, dhe nuk e di se si dhe kur do të mund të vendos një ekuilibër të domosdoshëm midis të lexuarit dhe të shkruarit. 
Po me frëngjishten e folur, ç’raporte kishit? Si e praktikonit? 
Me këtë pyetje keni prekur një pikë timen të “dobët”. Përgjithësisht kam qenë i prirur ndaj gjuhëve të huaja por “dobësia” ime më e madhe ka qenë t’i flas ato. Nuk kam pasur asnjëherë druajtje për të folur, nuk jam trembur se mos i them gjërat gabim e turpërohem, e kjo ndodhi edhe me gjuhën frënge. Fillimisht jam orvatur të “belbëzoj” në frëngjisht, në Kinë, ku vajta me studime sapo mbarova shkollën e mesme. Atje kishte shumë studentë afrikanë nga vendet frëngjishtfolëse, dhe unë gjeja rastin të bisedoja me ta. Më pas, me t`u kthyer në Shqipëri, pasoi një periudhë tepër e gjatë kur s’kisha me cilin të flisja, po të mos përmend dy kushërinj të mi të afërt, më të rritur se unë, njëri mbaruar dikur Liceun e Korçës, tjetri mjek, njohës i shkëlqyer i disa gjuhëve të huaja. Tashmë kane vdekur që të dy. Sidoqoftë, “dyert” e frëngjishtes së folur u “hapen” për mua vetëm pasi fillova punë në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. 
Aty njohët besoj, edhe disa nga miqtë tuaj frankofonë, çfarë ndanit mes jush? 
Këtu dua të dal. Në godinën ku ndodhej shtëpia botuese “Naim Frashëri”, gjendej edhe shtëpia botuese “8 Nëntori”, që merrej me botimin e letërsisë politike, veçanërisht me serinë pa fund të “veprave” të ish-diktatorit, në gjuhën shqipe e në gjuhë të huaj. Në redaksinë e frëngjishtes punonin edhe dy miq të mi të vjetër: Edmond Tupja dhe Viktor Kalemi. Tek i pari, të cilin e njihja prej vitesh, qysh kur unë punoja në gazetën “Drita” dhe ai ishte student në Francë, nuk po zgjatem, marrëdhënia jonë e vjetër dihet. Të dytin, Viktor Kalemin, edhe ky studiuar në Francë, e njoha me të futur këmbët në shtëpinë botuese. Ato vite unë u lidha veçanërisht me Viktorin edhe për një arsye tjetër. Ashtu si unë, Viktori ishte një përdorues i kualifikuar, elegant, nëse më lejohet të shprehem kështu, i alkoolit, kryesisht konjakut dhe fërnetit. Seancat tona me alkool, kur midis nesh flisnim frëngjisht dhe vetëm frëngjisht, kanë qenë pa fund. Tani mund të them me bindje të plotë se ato seanca pa fund të bisedave në frëngjisht me Viktorin, janë kujtimet më të bukura që unë ruaj nga ajo periudhë e zymtë, e errët, pesëmbëdhjetë vjeçare në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. 
S’mund të lë pa përmendur një hollësi. Ndodhte që me ne bashkohej edhe Mondi, por ky nuk pinte. Ndërsa unë e Viktori kthenim gotë pas gote, Mondi i derdhte gotat e tij në një saksi lulesh pranë tryezës ku rrinim, në një lokal pranë shtëpisë botuese. Këtyre dy miqve të dashur, përkthyes të shquar e me kulturë të gjerë, që tregoheshin të durueshëm me një amator si unë dhe nuk shfaqën kurrë ndonjë shenjë bezdie kur u drejtohesha në frëngjisht, unë u detyroj frëngjishten time të folur, dhe jo vetëm kaq. Ata më mrekullonin me bukurinë e frëngjishtes së tyre. 
Mes miqve tuaj frankofonë ishte edhe Jusuf Vrioni. Ç’kujtime ruani për të? 
Ruaj kujtimet më të shkëlqyera për atë njeri. Mondi dhe Viktori, që punonin me të, i silleshin me respekt të thellë dhe, në fillim, kur me ndërmjetësinë e tyre m’u dha rasti ta njihja nga afër, në praninë e tij përfshihesha nga emocione. Ata të tre flisnin mes tyre  frëngjisht, por unë, sado “llafazan” me miqtë e mi, para Vrionit stepesha, goja me lidhej, nuk guxoja të formuloja asnjë fjalë në frëngjisht. Kjo vazhdoi edhe më vonë, kur u miqësuam, ndonëse ai ishte një njeri tepër i sjellshëm, fisnik, nuk të imponohej kurrë. Ndoshta unë stepesha përpara tij pikërisht nga këto cilësi. Në të gjitha pikëpamjet ka qenë njeriu i klasit më të lartë që kam njohur në jetën time. 
Jam takuar jo rrallë me të edhe në Paris, por kujtimin më mbresëlënës e ruaj kur në vitin 1997, në kulmin e trazirave në Shqipëri, në Francë u botua romani im i parë “I humburi”. Ka qenë një sukses i papritur për mua, shkruan artikuj vlerësues gazetat më të mëdha të Parisit, ndër të cilat “Le Monde”. Kjo e fundit botoi një shkrim të gjatë, shoqëruar me një fotografi të madhe timen, plot një faqe. Shkrimi, bashkë me foton, u lajmëruan në faqen e parë të gazetës, në krye. Ndërkaq, pasi isha ftuar në Paris nga botuesi im për promovimin e librit, unë ndodhesha në Tiranë, s’dija gjë për shkrimin. Një apo dy ditë pas kthimit tim, më merr në telefon nga Parisi Vrioni, natën vonë. Ai ka qenë i pari që më uroi. “Ti nuk mund ta kuptosh se ç’do të thotë kjo për ty”, - me tha. Dhe, unë vërtet nuk e kuptoja. Nuk e dija se falë atij artikulli do të më vinin propozime për lidhje kontratash nga disa shtëpi botuese, nga vende të ndryshme të Europës. Atë natë vonë, me shprehjen “Ti nuk mund ta kuptosh ç’do të thotë kjo për ty”, i paharruari Jusuf ndoshta deshi të më thoshte pikërisht këtë. 
Me përkthyesin Edmond Tupja jeni bërë tashmë një dyshe e pandarë. Ai është lexuesi juaj i parë dhe përkthyesi besnik në gjuhë frënge… Keni ndonjë titull të ri që pret të përballet me lexuesin francez? 
Po, para ca kohësh Mondi përfundoi përkthimin e romanit “Bolero në vilën e pleqve”. Tashmë përkthimi ndodhet në shtëpinë botuese “Rivages” në Paris, ku është lexuar dhe pëlqyer. 

Kumti i vdekjes

Astrit Cani

Libri

Për  vëllimin me poezi “Me mujtë me fjetë me kthimin e shpendve” të Ledia Dushit

Dalja e përmbledhjes me poezitë e Ledia Dushit, në një vëllim të hollë me ilustrimet e Franc Dushit, vëllait të poetes, për botimet IDEART u festua tek libraria “Andrra e Jetës”. Rreshtat e mëposhtëm përmbledhin gjërat kryesore që pata shansin të shpreh me atë rast. Ajo çka e ka karakterizuar e kushtëzuar poezinë shqipe qysh prej heshtjes së Lasgushit, është artificialiteti. Kjo përbashkon si poetët e realizmit socialist, që akoma gjenden në tekstet tona shkollore, ashtu edhe poetët e modernizmit kopjativ të viteve të tranzicionit. Në këtë lumnajë të turbullt, Frederik Rreshpja ka qenë përjashtimi më i mirë. Kur them artificialitet, nuk kam parasysh mospraninë e natyrës në poezi, por praninë artificiale të saj. Me qëllime e mjete artificiale. Ky artificialitet karakterizon poezinë e patalentuar të të gjitha kohërave dhe vendeve. Zakonisht ne mund ta njohim atë qysh në titujt e përmbledhjeve të ndryshme. Ai është vlerësuar nga juri artificiale të konkurseve letrare, lokale e kombëtare. Dhe nëse ka një mënyrë që poezia t’i rezistojë kësaj kakofonie, është pikërisht falë natyrshmërisë. E kjo është edhe ana më e mirë e poetes Ledia Dushi. Natyra e saj dhe natyra e poezisë së saj janë një: janë shpirt. Të shkruarit gegnisht nuk pat qenë kurrë kaq i natyrshëm qysh prej kohës së Camës. Dhe kjo natyrshmëri është e vetmja gjë që e përbashkon me mjeshtrin, sepse në fakt Ledia Dushi, nga ana e saj, ka një armë shumë të fortë natyrore për të mbërritë njëherit më lart dhe më thellë, ka ndjeshmërinë e femrës, pra: amës, burimit, shtratit, matricës brenda saj.

Shumë komshi të poezisë, duke parë përdorimin e gegnishtes me rezultate kaq të qenësishme, do nguten t’i japin leje që ta vazhdojë përdorimin e saj. Në fakt, varianti kaq personal e njëherit klasik i gegnishtes së Ledias, ka një rrezatim shëlbyes për çdo shqipshkrues. Një gjë tjetër që duhet vënë re si e mrekullueshme te ky libër, është fakti se ai është kryekëput më vete prej ‘Ave Maria bahet lot’ dhe ‘Seancë dimnash’. Ndryshimi qëndron tek fakti shumë i rëndësishëm, se duke shkruar këto poezi Ledia Dushi i ka mbyllur të gjithë librat, them të gjithë, me poezi italiane e spanjolle, me librat e pasardhësve të saj të shkollës shkodrane... e qoftë edhe Ungjillin. Dhe poeti që guxon kaq shumë, të mbërrijë me pohue individualitetin e vet me një sinqeritet kaq total, rrezikon fizikisht kokën. Në këtë marrje në sy të destinit që poezia pjell, kjo përmbledhje i ngjason librit “Verra’ la morte e avra’ i tuoi ochi” të Cesare Pavese-s.

Veç, në u ktheftë  nga ky takim me vetveten, poeti do sjellë dhe do e ndajë me ne diçka që ka forcën të na rrisë, një energji të pariprodhueshme e të qashtër: amën, burimin, shtratin, matricën.

Dhe i vetmi vend ku mundesh me i mbyllë të gjithë librat në Shqipëri, është  Shkodra, natyrisht, dashuria e së cilës i ka mëkuar poetët shqiptarë ndër shekuj, me ëmbëlsinë e ujërave të veta, me malet e fushat e gjuhën e saj. Është Shkodra ku këto poezi u shkruan dhe Shkodra që i shkroi këto poezi. Dhe mjafton të hapësh sytë për të parë, se rrallëkund si në këtë qytet, natyra e kultura festojnë dorë për dore si këtu. Prandaj, edhe pse nuk jam nga ata që e pranojnë se arti vdes, më duket (dhe këtë përshtypje mua si shqiptar ma konfirmon Lasgushi, Rreshpja e tash së fundmi Ledia), se sikur arti të vendoste të vdiste, do vinte të vdiste këtu, sepse këtu ka lindur. Besoj veç kësaj, se ajo do mbesë jo me mbiemrin por me emrin e saj, si Dante apo Naimi. Dhe kaq shumë mjaltë ka mbledhë ajo në këtë libër sa unë e quaj me dëshirë: bleta mbretëreshë.

Dhimbja e dhimbjeve të gruas shqiptare në kohën e diktaturës

Nga Tomë Mrijaj (New York)

Refleksione rreth vëllimit të dytë të librit “Dhimbje” të autores shkodrane Fatbardha Saraçi Mulleti

Para disa ditëve në postë me mbërriti Vëllimi Dytë i librit: “Dhimbje” (Tiranë, 2008), me nënshkrimin e autores shkodrane Fatbardha Saraçi Mulleti. Tek shfleton faqet e përgjakura, plot dhimbje dhe vuajtje, keqtrajtime dhe internime, të grave fisnike, trime dhe sokolesha të papërkulura nga presioni i shtypjes së madhe të terrorit komunist; vajzave dhe nënave shqiptare, që kurrë nuk njohën fëmijërinë dhe rininë e tyre, por u burrëruan (pjekën para kohe) nga vuajtjet e stërmundimet brenda qelive të ftohta të burgjeve të diktaturës; menjëherë më pushtoi një dhimbje e fortë, por edhe krenari, se këto martire të flijuara dhe të mbijetuarat (të gjalla si dëshmi e kohës), janë sot nderi dhe dëshmia e historisë së freskët të kalvarit, duke qenë kësisoj dokumente të gjalla të Lirisë dhe Demokracisë së Vertetë Shqiptare. Çdo faqe e librit të hulumtueses së palodhur Saraçi, është një akuzë e freskët ndaj sistemit komunist, arkivë (file & folder) e gjallë dhe dosjeve, që për mendimin tim ekzekutorët komunist, duhet të dërgohen në Gjyqin Nërkombëtar të Hagës, me motivacionin: Krime të Përbindshme Kundër Njerëzimit... Më kot thuhet, përmes media-ve të manipuluara në Shqipëri, se duhen hapur Dosjet. Kush më mirë se zonja Fatbardha Mulleti Saraçi, e ka kryer detyrën fisnike të hedhjes dritë mbi të vërtetat historike, duke na dhënë faqe për faqe, fakt mbas fakti, malin e madh të vuajtjeve dhe mjerimit, ku e plandosi rininë shqiptare kulçedra e kuqe e diktatorit Enver Hoxha; vajzat fisnike të familjeve të mëdha patriotike ndër shekuj, të nderuara dhe respektuara në mjedisin shqiptar; gratë e vajzat e mrekullueshme të ish - përndjekurve politikë në Shqipëri për harkun kohor të viteve 1944-1990. Këto vajza e gra trimëresha, vinin nga familjet e njohura me tradita atdhetare brez mbas brezi, duke filluar nga epiqendra ose djepi i kulturës Shkodra deri në Sarandë dhe nga Durrësi në Kukës e përtej saj në Republikën e Re të Kosovës... Hulumtuesja skrupuloze e derës së mirënjohur të Mulletëve, nëna fisnike Fatbardha Mulleti - Saraçi, është në të njëjtën kohë pjesë e kalvarit të përgjakshëm, që kaloi mbi shpinë familja e saj. Nëse shikohen me kujdes figurat kryesore ose përsonazhet martire dhe të gjalla nga mbijetesa, në librin historik të autores, mund të them me bindje, se vajzat dhe gratë shqiptare të persekutuara në kohën e diktaturës komuniste, ishin dhe mbetën disidenca e mirëfilltë për popullin e shumëvuajtur, larg atyre servilëve dhe shërbetorëve të diktaturës, që sot rrahin gjoksin, duke thënë se kanë bërë disidencë nga lozhet e përgjakura të piramidës së kuqe komuniste. Gjatë udhetimëve të mia në vendlindje dhe trojet e tjera enike shqiptare, me rastin e mbajtjes së simpoziumeve me temë: “E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike” (ku janë mbajtur deri më sot tetë tubime historiko - shkencore, shënimi im T.M.), pata fatin të njihem për së afërmi me nacionalisten e kulturuar shkodrane Fatbardha Mulleti Saraçi. Sikurse gjatë bisedave të lira, ashtu edhe në ligjerimet e saj historike, autorja Saraçi, ka si subjekt të përhershëm analizën ose përshkrimin e vuajtjeve dhe torturat çnjerëzore të femrës së pafajshme, nën rregjimin diktatorial të E. Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve servilë të tij. Duke parë përmbajtjen e librit dhe gjatë leximit të vemendshëm, që lexuesi mund t’i ndesh në fletët e veprës, të rrënqethet trupi dhe të dhemb shpirti për historitë e dhimbshme, që janë dhimbja e 50 vjetëve të femrave tona, nën epideminë apo termetin e përsekutimit total ose barbar komunist. Studiuesja e nis veprën ose dhimbjen e dhimbjeve, me familjet fisnike plot tradita atdhedashurie më të njohura të kombit tonë. Kështu në fillim ajo na jep një përshkrim dhe analizë historike për familjen shtatë shekullore të Kapidanit të Mirditës (Gjomarku), duke filluar nga gruaja e Kapidan Marka Gjonit, trimëresha mirditore Dava Marka Gjoni (1857-1947), dhe vijon me radhë me: Mrika e Gjon Markagjoni (1885-1968), nënë e dhjetë fëmijëve, e bija e Gjok Pjetër Përvizit nga Kurbini, nëna e komandantëve të forcave të rezistencës kundërkomuniste në Shqipërinë e Veriut dhe Kosovë, trimave: Kapidan Dr. Mark dhe Llesh (Sandër) Gjomarkut, të vrarë heroikisht në përleshje me forcat komuniste në malet e Mirditës. Kjo malësore fisnike kaloi gjithë jetën në kampet e internimit deri më vdekjen e saj në Savër të Lushnjës, mbas 24 vjet internimi në moshën 83 vjeçare. Por persekutimi vijon, me vajzat e Kapidan Gjonit: Marta Gjomarkaj (1916-2006) dhe martirja e gjallë Bardha Gjon Markagjoni (1945). Gjithashtu jetë plot vuajtje kaloi Marta, qysh prej vitit 1945, gruaja e Kapidan Dr. Mark Gjomarkut, e cila u paralizua në kampet e përqendrimit (internim) bashkë me fëmijët: Kristinën, Çelestinën dhe Gjonin. Ajo ndërroi jetë në kapin e internimit, mbas 30 vjetëve, në vitin 1974. Duhet thenë, se gjatë leximit të librit, që ende pikon dhimbje, për çdo lexues me gjak shqiptari. Autorja Saraçi, ka parasysh dhe njeh shumë mirë Derën e famshme të Kapidanit të Mirditës, që nuk mundën t’a nënshtrojnë për 500 vjet me topa, jeniçerët barbarë të ushtrisë otomane (Sulltanët e Stambollit), mundi t’ia bënte përbindshëm “shqiptari” komunist i ideologjisë bolshevike - Derës së Kapidanit të Mirditës, që ishin ndera dhe krenaria e gjithë kombit tonë. Në mesin e shumë bijave shqiptare, që qysh në rininë e saj rroku pushkën për bashkimin e trojeve etnike shqiptare dhe kundër vendosjes me dhunë të sistemit komunist në Shqipëri e Kosovë, ishte edhe sokolesha sypatrembur heroina më e madhe e të gjithë kohërave Marie Shllaku (1922-1946). Studiuesja Saraçi, i kushton një vend të rëndësishëm bijës së Shkodrës dhe martires së Kosovës Marie Shllaku nga f. 218-224. Kjo trime fisnike ishte e vetmja femër shqiptare, që vepronte në malet e Kosovës, sëbashku me trimat e 50 çetave antiserbe e antikomuniste. Edhe përpara gjyqit komunist shqiptaro - serb, që e denoi me pushkatim, ajo ripërsëriti moton e saj: “Gjithçka për Kosovën dhe gjaku im t’u bëftë dritë!”. Libri i ri i hulumtueses së palodhur Fatbadha Saraçi, mund të them me bindje te plotë, se është një ndër arkivet e mbushur me dhimbje nga më tragjiket për femrën shqiptare. Vepra në fjalë, është e vetmja në llojin e vet, që tërësisht i përkushtohet vuajtjeve të papërshkrueshme të nënave, nuseve, vejave, jetimëve, vajzave të reja dhe adolishenteve, foshnjeve dhe plakave nën diktaturën më të egër të rregjimit komunist në Shqipëri gjatë viteve 1944-1990. Çdo faqe, rresht dhe fjalë e peshuar shumë me kujdes nga hulumtuesja, është një përmendore e pavdekshme, që përjetëson vuajtjet e tmerreshme 47-vjeçare, të shtresës së dhimbshme të gjinisë femrore, e cila është etiketuar shpesh me cinizëm dhe përbuzje totale nga koha e diktaturës komuniste, si: “Armiq të popullit shqiptarë!”, “Shtresë e lidhur me imperializmin amerikan dhe socialimperizmin sovjetik!”, “Vajza e gra të klasave të përmbysura!”, “Agjentë të fuqive të huaja!”, “Mbështetës të reaksionit ndërkombëtar!”, “Bija pinjolle të bejlerëve dhe agallarëve!”, etj., dhe gjatë gjyqeve të inskenuar, njerëzit e zgjedhur të partisë komuniste, që mbushnin sallën kërkonin dënimin kapital për çdo vajzë dhe grua shqiptare nacionaliste, duke bërtitur me histerizëm: “Plumbin ballit!”, “Varje në litar!”, “Burgim të përjetshëm!”, “Poshtë trathtarët – plumb, plumb, plumb!” etj. Unë nuk kam dëgjuar e lexuar asnjëherë, që të jetë bërë një trajtim i tillë, kaq mizor plakave të sëmura dhe foshnjëve të paushqyera, grave dhe vajzave as në periudhën e skllavërisë, as në kampet naziste, madje as në rregjimet e tjera komuniste të Europës Lindrore apo në vendet komuniste sot në Afrikë apo Amerikën Latine. Mendja njerëzore, nuk mund të konceptojë se si ka mundësi, në Shqipëri, për arsye të bindjeve të ndryshme politike, ekonomike e shoqërore të persekutohen foshnjet, gratë shtatëzëna, plakat e tejmoshuara (me një koleksion sëmundjesh), e në përgjithësi bota femënore, që është gjinia më e dobët dhe e brishtë, më i ndjeshëm, më i dashur, më i pafajshëm e më i parrezikshëm, në aspektin e shoqërisë njerëzore; NËNA, kjo fjalë fisnike dhe e dashur si riprodhuese e jetës njerëzore, e të mbahen 10, 20, 30, 40 e më shumë vite në burgje, një jetë të tërë të internuara (në kushte më çnjerëzore), të lindin dhe të rriten në kampet e internimit dhe mundimeve, pa njohur dhe ndjerë asnjë mirësi të shoqërisë njërëzore; për të vetmin faj, se dështën si dritën e syve Lirinë, Demokracinë, Përparimin e Shqipërisë, përkrah familjes së madhe të Europës Perendimore dhe kampionin e vlerave të demokracisë botërore: Shtetet e Bashkuara të Amerikës… Bota, ende sot nuk ka një ide të qartë mbi llojin e persekutimit më barbar, që iu bë femrës shqiptare panderprerje nga rregjimi komunist për 47 vjet me radhë. Prandaj, mendoj se është detyrë e institucioneve përkatëse, që kjo Dhimbje (e autores si pjesë e kësaj dhimbje) të përkthehet në gjuhë të huaja, në mënyrë që të njohin bota rregjimin më antinjerëzor të diktatorit Enver Hoxha. Nga ana e tjetër, bota mund të njoh dhe të ketë parasysh, se sundimi i komunizmit nuk solli asnjë të mirë përveç dhunës, erës së gjakut dhe viktimave të pafajshëm. Deri më sot, në vendet komuniste janë vrarë mbi 100 milionë njerëz të pafajshëm, midis të cilëve përfshihen edhe femrat heroina shqiptare, që e bënë jetën fli, për triumfin e idealeve të shenjta të lirisë dhe demokracisë në vendet e tyre. Këto janë nënat, motrat dhe vajzat shqiptare, të cilat e mbajtën moralin gjithnjë lart, të panjollosur, jo një ditë, javë, muaj apo vit, por një jetë të tërë, në kushte mizereje. Ato ditën të qëndrojnë stoike, duke banuar nëpër kasolle me familjet e përgjysmuara të tyre, në baraka me dërrasa dhe llamarinë, pa ujë e pangrohje, pa ndriçim e pa banjo, duke u përballur me punët më të rënda fizike, mes urisë dhe etjes, mes të ftohtit të madh e vapës së padurueshme; me humbjen e njerëzve më të afërt e të dashur, shumica e të cilave mbetën varrhumbur... Dhe është pikërisht ky qëndrim stoik gjatë një jete të tërë, që e mbajti lart moralin e tyre, duke mbetur sot nderi, krenaria dhe lavdia e kombit shqiptar. Duke ardhur nga kjo bashkësi vuajtjesh të përgjakshme, autorja Fatbardha Mulleti Saraçi, vendos një lule në panteonin e nderit, lavdisë dhe krenarisë së femrës martire shqiptare nga viti 1944-1990, duke kryer me fisnikëri dhe modesti një detyrë shpirtërore dhe humane, ndaj së cilës të gjithë përulemi me respekt.

Dy libra të rinj me poezi “Sentiment dhe “Kristal i krisur”

FLUTURA AÇKA & DEMIR GJERGJI

Këto ditë gazetari dhe poeti i njohur Isidor Koti, ka nxjerrë në qarkullim dy libra me poezi “Sentiment” dhe “Kristal i krisur”.  Përveç fushës akademike dhe gazetarisë ku punon prej vitesh, ai është kthyer edhe në një poet të kërkuar nga lexuesit, duke u vlerësuar edhe nga emra të famshëm të letërsisë shqiptare. Dy poetët Flutura Açka dhe Demir Gjergji, të cilët janë edhe kuratorët e dy librave të rinj të poetit, këtë herë sjellin mendimin e tyre për autorin dhe poezitë e tij: “Kisha kohë pa lexuar poezi strofike dhe gati po besoja se mund të ishte e huaj për një brez të ri poetësh shqiptarë, që, për arsye fare të kuptueshme, lëvrojnë vargun e lirë. Poezia e Isidor Kotit në librin e tij më të fundit “Sentiment” ishte një befasi dhe dhe më solli në kujtesë ëmbëlsinë, finesën dhe ritmin e poezisë strofike shqiptare, veçmas atë të Lasgushit. Ndoshta kjo pse në vargjet e Isidor Kotit ka shumë figura të rimarra në një sfond të ri poetik që e bëjnë poezinë e tij të luhatet mes vokacionit të traditës sonë poetike dhe gjuhës moderne të poezisë së re shqiptare. Isidor Koti është një poet i ri dhe i talentuar që me pjekurinë e tij letrare do të përshkojë po atë trajektore që merr poezia si kombinim i maturimit dhe përkushtimit sublim ndaj saj. Dhe poezia e tij e ka këtë premisë. Lexuesit i duhet vetëm ta vlerësojë, ta ruajë dhe t’i japë asaj dimensionin që i takon” – tregon Flutura Açka.
“Befasia e poezisë së Isidor Kotit edhe në librin “Kristal i krisur” shfaqet tek forma e saj. Pothuajse gjithkund një strofë katërvargëshe e traditës së prozodisë shqipe Një organizim i poezisë me “bedena”  të strofave të sakta. Thënë ndryshe; edhe 8-rrokëshi i Filip Shirokës, edhe rima e puthur e Çajupit, edhe shkathtësia e vargut të Asdrenit, edhe gjendja e Serembes, edhe finesa e Deradës, edhe sqima e Mjedës, edhe shkundullima e Fishtës, shkujdesja e Agollit, apo fryma popullore e Agim Shehut, edhe racionalizmi i Kadaresë, deri edhe mistika e Bogdanit apo më thellë në baladat popullore. Dhe kjo vihet re tek një poet i formuar në një kohë moderne, kur poezia shkruhet edhe si shenja pikësimi, edhe si vija grafike, edhe si asgjë, edhe si pergamenë, edhe si enigmë, edhe si fjalëkryq. Dhe kjo ndodh me Isidor Kotin, pasi ka kaluar nëpër disa stacione gjeografike e poetike njëherësh.
Lidhja e tij e fortë me traditën, duket shpejt se nuk është thjesht një mani formaliste. Duke e organizuar motivet dhe figuracionin modern, duke i transformuar përjetimet dhe ndjenjat e tij në vlera artistike pikërisht me forma të tilla vargjesh tradicionale, Dori, këmbëngul të thotë se poeti i vërtetë duket pikërisht tek rima e ritmi, tek organizimi korrekt i vargut, te afrimi i poezisë sa më pranë muzikës. Ai i beson vargut te rregullt pa koncepte nënvlerësuese dhe pa komplekse “moderniste”. Dhe pikërisht në këtë besim, guxim dhe ndërmarrje të tij poeti arrin të përcjellë emocione, gjendje dhe mesazhe moderne poetike.       Bota moderne, mendësitë, elementët, dukuritë, marrëdhëniet, skenat, mjediset, raportet e botës dhe njeriut të sotëm, të cilat janë limfa e poezisë në krijimtarinë e Dorit, ia japim krijimtarisë së tij atë modernitet që kërkon lexuesi, shija dhe dëshira e tij.Me këtë mënyrë të shkruari ai po shkon drejt një stili dhe fytyre te vetën në krijimtari. Poezia e tij, përveçse përmban një tension të lartë, emocionale, përveçse përcjell kënaqësi estetike nëpërmjet tingëllimit dhe shkëlqimit të figuracionit, ajo rrezaton mençuri dhe filozofi. Nga ana tjetër, Poezia e Dorit është një refleksion për veten, është një pasqyrë e vënë përpara secilit për të parë se kush je në të vërtetë. Midis pritjes së kotë dhe shpresës së takimit, midis hapit të valles dhe rrugëtimit të lodhur, është njeriu, i cili bën gjëma e mban mbi supe pesha të rënda. Shpesh, me një ironi të lehtë, Dori arrin të krijojë gjendje dhe realitete, prej të cilave, sado të përpiqemi t’i mohojmë, t’u biem hasha, ato i kemi brenda vetes, ose jemi te ndjekur prej tyre. Në fund të  leximit të këtij libri mbetet mendimi se Sizifi, nuk do ta arrijë kurrë majën, por ama gurin s’ka për ta flakur kurrë në honin e askundit” – shprehet poeti Demir Gjergji. 
Isidor Koti është autor i pesë librave, ndër të cilët tre janë me poezi dhe dy në fushën e gazetarisë. Ja cilat janë veprat:
1-    “Hirushja është zgjuar” – Radiogazetaria- 2008
2-    “Mediakriza sociale” – studim për median shqiptare në vitet e tranzicionit - 2009
3-    “Beteja e shpirtit” – poezi - 2009
4-    “Sentiment” – poezi - 2010
5-    “Kristal i krisur” – poezi - 2010
Ndërkohë që në planet e afërta tw autorit janë edhe dy libra të tjerë, një në fushën e gazetarisë dhe një tjetër në fushën e letërsisë. Por këtë herë do të ketë një surprizë. Isidori premton se do të vijë tek lexuesit me një roman interesant.

NJË LIBËR ME TREGIME I POETES MIMOZA AHMETI

Anton Gojçaj

Ekuivoket e një narracioni (Mimoza Ahmeti, Ich liebe dich, Adlia, Love Story, tregime, Marin Barleti, Tiranë, 2009)

Libri “Ich liebe dich, Adlia” përbëhet nga tetë tregime, ku secili prej tyre është një tërësi e rrumbullakuar në vete, por që së bashku krijojnë një vëllim unik në diversitetin e tyre… i bashkon fuqia shprehëse dhe figurative e fjalëve, ngarkesa e trishtë e mendimeve, eleganca dhe lehtësia e narracionit në vetën e parë, shkëndijat e një inteligjence shpërthyese dhe një sinkretizëm magjepsës i gjuhës së prozës me elemente lirike. Titulli në gjuhën gjermane (i shoqëruar nga nëntitulli anglisht) sigurisht nuk është i zakonshëm në traditën tonë letrare, por shpreh botëkuptimin që ka autorja për artin dhe misionin e tij. Tregimi “Ich liebe dich, Adlia” është rrëfim për një grua “të gjithëkohshme”, një violiniste të bukur që detyrohet të punojë si përkthyese. Ajo nuk ka fat në dashuri dhe nuk mund të jetë me mashkullin e dashur edhe si rrjedhojë e ndryshimeve të kurseve të politikave shtetërore... Ksenofobisë që infekton politika, i kundërvihet dashuria, (që nuk vjen me komandë nga lart, por as nuk zhduket aq lehtë - madje as atëherë kur “gabimisht të dashuruarit” martohen madje edhe bëjnë fëmijë me të tjerë. “A e dini sa e kemi dashur perëndimin” i rrëfehet Adlia narratores, duke prekur nervin gjenetik-mistik me idenë se në pamundësi për të pasur histori intime normale me njerëz të popujve të tjerë, persona të caktuar (të të dyja sekseve) lidheshin me gjuhët e atyre popujve..., sepse “duke komunikuar, kufiri humbiste” – thotë Adlia. Njëherazi, ky është një rrëfim për dashurinë e penguar dhe për “dekonstruksionin” që kësaj ndjenjë sublime iu bë në një zonë (realitet) të tjetërsuar, ku historitë individuale ishin vetëm grimca të parëndësishme në kazanin e madh kolektiv. Ajo që e bën këtë tregim të veçantë është gërshetimi i transparencës me diskreten, kështu që pavarësisht nga narracioni i zhdërvjellët diçka mbetet e pazbuluar deri në fund. Vetë fjalia me të cilën mbyllet tregimi fillon me frazën-refren “Ich liebe dich, Adlia”, duke krijuar interferenca të ndryshme ideore dhe emocionale, në kontekstin e tregimit dhe përtej tij. Narratorja është e ndërgjegjshme se është pjesë e fiksionit: “Po ndalem këtu sepse dua të vazhdoj tregimin tim të dashur,...”, çka është (kryesisht) një dukuri e prozës (post)moderne. Vërehet një retorikë e kursyer, në favor të tablove dhe detajeve pikante, aq të gjalla në dinamikën e tyre: “Dhe një lot iu rrokullis, i vetëm, nga njëri sy”. Brenda këtij tregimi ka edhe disa vargje të bukura, në frymën baladike - që në fakt e përshkon krejt tregimin, mbase edhe librin në tërësi. Një prozë me shumë esprit është “Divorc në Seegasse 21”, ku kryepersonazhi, gruaja e Gustav Flaubert-it, e fajëson burrin e vet për sadizmin e shprehur në romanin e tij të famshëm, duke e bërë në një mënyrë përgjegjës për modelimin e personazhit të Emës si formë e një hakmarrjeje të padrejtë ndaj femrave, që u dashka të vdesin në vuajtje dhe me ndërgjegje jo të pastër për “tradhtinë” ndaj meshkujve, megjithëse në fakt ato s’bëjnë asgjë tjetër veç e dashurojnë bukurinë e jetës. Kjo tematikë jo shumë e pranishme në letërsinë tonë këtu zhvillohet si një përrua fascinues mendimesh dhe argumentesh provokuese. Elementet e sensibilitetit feminist në raport me marrëdhëniet ndërmjet dy sekseve këtu jepen me shije dhe me një logjikë të pëlqyeshme. Në tregimin “Mbetet të sillemi bukur” personazhi femër që ka edhe funksionin e rrëfimtares, me pak fjalë jep një vizion interesant (postmodern?!) matanë idealizmit dhe heroizmit, por njëkohësisht edhe tmerrësisht shumështresor, duke “pickuar” në të gjitha kahet përnjëherë (dhe që ndoshta nganjëherë nënkupton edhe të kundërtën e asaj që e thotë): “Roche, më thuaj a nuk ia vlen të vdesësh për një kupë kafe, kur të pihet? Dhe kur të pyesin: përse vdiq? Për një kupë kafe do të thonë, jo për një ideal. – shtova unë më shumë se sa me përbuzje”. Mungesa e fabulës në “Fantazma në RER” kompensohet nga një lum jashtëzakonisht i pasur me rrymime refleksionesh për jetën dhe vdekjen, për avuj shijesh dhe për theksimin e shqisores, për besimin dhe iluzionin, për atdheun dhe korrupsionin... Idetë dhe mendimet, herë të peshuara e herë “çmendurisht” të papritura, vegojnë porsi shkrepje vetëtimash, duke liruar energji të fuqishme shpirtërore. Kjo prozë nuk pushon të të shkundë me elektricitetin e vet, ndërsa shtresat e shumta kuptimore lexuesin e bartin drejt një katarze multiple. Vetëreflektimi (auto)kritik qoftë në prizmin personal të narratores (autores!?), qoftë në atë nacional, nuk ndalet, por duke përbuzur politizimet dhe shpërfillur kompromiset kulmon në një frazë ekuivoke, ku komikja dhe tragjikja përzihen me njëra-tjetrën: – “Shqipëria është një shaka e rëndë!”. Qëmtimi i të përjetuarit të realitetit post-komunist në Shqipëri, i realizuar në prozën pa ngjarje “Fitorja” është një tjetër përpjekje narrative për ta veshur me kuptim “jetën” qoftë edhe duke e spostuar në operacionet e të menduarit… Edhe këtu, nga rubineti i domethënieve rrjedhin sinteza lakonike dhe spirituoze, me zbërthime të peshuara mirë të dukurive të caktuara në shoqëri: “Protagonizmi ynë si qytetar kishte vdekur. Por kishim kënaqësinë e spektatorit dhe privilegjin të shikonim një protagonizëm të panjohur që konsiderohej si yni, dhe në mënyrë antropologjike të imagjinonim autorin e vërtetë të këtij protagonizmi dhe… hallin e tij”. Synimi për të përmbysur gjuhën, erupton në prozën e fundit “Të çlirojmë të ardhmen nga e shkuara, të çlirojmë të shkuarën nga e ardhmja” në të cilën autorja shpalos filozofinë (dhe estetikën) e vet krijuese: “E nënvizoj madhështore atë përmbysje ku të gjitha termat u zhveshën para meje dhe nocionet i lidhja, vishja e makioja, iu bëja paradë mendore, duke shtyrë në mënyrë ekzibixeve kapicën e madhe të rekuizitave të vjetra e të stërpërdorura të kuptimeve.” Ky “imazh” e demonstron edhe një herë frymën postmoderniste të kësaj proze, e cila me konotacionet e pafundme që përhap fjali pas fjalie dhe me ekuivoket pikëlluese që transmeton, si një baladë në origjinën e vet, është gjithsesi një nga prurjet më atraktive të letërsisë shqipe të viteve të fundit.

Fëmija i Hënës

Miranda Haxhia

Nëse Edmond Tupja shkroi librin dhe i vuri titullin “Dhimbja premton dashuri”

Nëse Edmond Tupja shkroi librin dhe i vuri titullin “Dhimbja premton dashuri”, është çasti që kjo gjë e dhuruar të shpërndahet dhe të edukohet në të gjithë ata që arrijnë të shikojnë syrin e zbehtë të një djali autik në kopertinën e librit të autorit; në të gjithë ata që arrijnë të duan jetën e një autiku, të cilin nuk e kanë parë kurrë e që ndoshta nuk do ta shikojnë kurrë, por që mësojnë të përdorin vështrimin për të përqendruar vëmendjen e shoqërisë ndaj një problemi të madh social – cili është fati i fëmijëve autikë në Shqipëri dhe cila është e ardhmja e tyre? Dhe ajo që është më e rëndësishmja, të gjithë ata që nuk janë bërë ende prindër, kanë fatin që të lexojnë librin e parë të këtij lloji të botuar në Shqipëri nga një autor shqiptar. Dhe jo libër dosido. Një libër-manual për mësimin e gjuhës së thjeshtë dhe të bukur shqipe. Më kishte marrë malli të lexoja libër të autorëve shqiptarë të shkruar thjeshtë, pastër, bukur, me gjuhë të kuptueshme dhe të këndshme, larg eksperimenteve fjalëformuese që shpeshherë u ngjasojnë sfilatave të modës që prezantojnë veshje kukullash. Libri i Tupjes është dëshmi se gjuha jonë është e zonja të përcjellë fabulën, ngjarjen, historinë me një tis të hollë fisnikërie dhe bujarie. Ky është në fund të fundit thelbi i saj. Kuptimësia, thjeshtësia, bukuria, madhështia. Gesi, personazhi. të cilit autori i kushton librin, jetën, lodhjen, gjumin, ëndrrat, gjithë shpresat që rrëzohen e ringrihen si nëpër legjenda, mungon në tërë këtë kohë, kur libri lexohet gjithandej, kur prindërit mendohen më gjatë për sjelljen e tyre ndaj fëmijëve, për ankesat dhe për dogmat që përpiqen t’u fusin me ngut dhe zor në kokë fëmijëve, duke u rrekur të rrisin makineri në vend të fëmijëve, duke i ngjeshur me ankesa dhe plotësi të paimagjinueshme. Nuk ishte në prezantimin e librit, megjithatë ndihej gjithandej, në ndonjë karrige bosh në sallë, në vështrimet e gjithë neve që po mësonim se një djalë i bukur, me sy të bukur, me trup të bukur ishte zënë në çark nga një gjendje e vështirë autizmi. Ka 23 vjet që ai djalë është mes nesh, ashtu si qindra të tjerë dhe ne vëngërojmë shikimin për t’i dalluar, ne harrojmë të kuptojmë se mund të ishte fëmija ynë njëri nga këta “Ges” që gjenden përballë shoqërisë konfuze, shoqërisë së painformuar dhe shoqërisë së paorganizuar për t’i mbrojtur, për t’i dashur, për t’i kuptuar në ankthin e tyre të pafuqishmërisë për t’u integruar. Autikët - këta fëmijë të Hënës, sot pas një kohe pafundësisht të gjatë po fillojnë të sensibilizojnë shoqërinë tonë. Atë që histori të tilla të ngjashme në botë e kanë bërë prej dhjetëra vjetësh, duke sensibilizuar strukturat qeveritare dhe shoqërinë për kujdes e vëmendje ndaj kësaj kategorie, duke ngritur institucione serioze, të specializuara, të mbushura me pasion, ngrohtësi dhe dëshirë për t’u shërbyer fëmijëve autikë po e arrin edhe Gesi Tupja me historinë e tij, ndërsa shenjat e para u dhanë me idenë e fondacionit “Fëmijët shqiptarë” për ndërtimin e qendrave të tilla në Shqipëri. Prej 2 vitesh, Shqipëria nëpërmjet Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, iu është bashkuar përpjekjeve ndërkombëtare dhe tashmë ajo bën pjesë në hartën botërore për trajtimin e autizmit. Fondacioni ka ndërtuar një partneritet mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e trajtimit të fëmijëve me autizëm në Shqipëri. Shqipëria është anëtare e Iniciativës Globale mbi Autizmin në Shëndetin Publik, një nga organizatat me më influencë në nivel botëror, e “Autism Speaks”. “Partneriteti ndërmjet Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhe “Autism Speaks” përbën një gur themeli të rëndësishëm dhe shumë të mirëpritur nga komuniteti i familjeve të prekura nga autizmi, komuniteti i profesionistëve dhe shoqëria shqiptare në tërësi, është shprehur Presidentja e këtij fondacioni në takimin e vitit në USA”. Publiku mbarëbotëror është njohur sot me apelin e një numri të madh personalitetesh nga e gjithë bota për më shumë vëmendje ndaj autizmit. E me gjithë këto, misioni që kreu e vijon të kryejë libri i Edmond Tupjes i kalon përmasat e së zakonshmes së Shqipëri. Pasi, edhe unë jam më shumë e informuar për autizimin, edhe mikja ime që kishte turp të rrëfente se i biri vuante nga autizmi, edhe vajza ime kur e lexoi librin mësoi se sa shumë kujdes duhej të ketë një njeri kur përgatitet të bëhet prind e ndodhet përballë një fenomeni të tillë. Cili prej nesh do donte të gjendej përballë një problemi të tillë? Por kur je dhe nuk di si të veprosh me fëmijën tënd, është e dhimbshme, është e trishtueshme. Këtë dhimbje, këtë trishtim, në librin e Tupjes mësojmë se si ta menaxhojmë, si ta edukojmë, si ta përcjellim në ato gjymtyrë të shoqërisë që edhe pse janë të ftohta, duhen vënë në punë, duhen sensibilizuar, derisa t’u dhembin gjithë kockat, derisa të kuptojnë se Gesi mund të ishte edhe fëmija i tyre, apo Arlinda nga fshati i humbur i Gramshit mund të ishte vajza e dikujt, e mund të kishin edhe ëndrra këta fëmijë të gozhduar nga gjendja autike. Jo ëndrra për parà, për pasuri, për ambicie ndërplanetare, por thjesht ëndrra për të shijuar fëmijërinë, rininë dhe jetën e tyre në një shoqëri të civilizuar dhe të kulturuar që di të dojë, që mëson të dojë dhe respektojë këdo që ka fatin të nisë rrugën e jetës, të startojë jo si të tjerët, me atlete, por zbathur, duke ndjerë dhimbje në çdo hap, duke i therur çdo vështrim në boshllëk. “Kur dhimbja premton dashuri” - ka tri fjalë shumë të rëndësishme brenda saj. Secila prej tyre është një kambanë për çdo njërin prej nesh dhe një shumësi alarmesh për shoqërinë në tërësi. Gesi, miku im i panjohur nuk del nga shtëpia, vështron tej dritares, ka mure rreth vetes, por është çasti që shoqëria të dalë përtej këtyre mureve të indiferencës, të mosvëmendjes, të moskujdesit dhe të shpalosë alternativat që këta fëmijë të kenë një të ardhme të shkruar të sigurt; në mos këta, fëmijët që do lindin me terrin autik që do t’u bëhet i errët më shumë nga indiferenca e madhe shoqërore. Gesi me vështrimin e tij në kopertinën e librit shikon një të ardhme të mjegullt; po a thua e ka ndjeshmërinë të vështrojë qartë të paktën një ditë? Atë që nuk e bën dot Gesi Tupja, po e bën me guxim, babai i tij, shkrimtari dhe ati, mësuesi dhe këshilluesi i çdo detaji të përjetuar. Dhe kjo është një vlerë e panjohur në librat e botuar në Shqipëri. Dhe e fundit, që nuk është një batutë e thjeshtë, por një gjykim largpamës, sipas meje. Do t’i jepja çdo çmim të mundshëm librit të Edmond Tupjes, të madh apo të vogël, kombëtar, apo lokal, letrar apo social, filozofik, apo politik, shëndetësor, apo mësimor, të çdo lloj fushe që kërkon një libër për konkurs. Sepse në fund të fundit misioni i librit në një shoqëri është edukimi i shoqërisë, emancipimi i saj, sensibilizimi dhe vëmendja e madhe. Një libër nuk përmbys shoqëri, por përmbys paragjykime. Dhe misioni i babait ndaj një fëmijë autik, duke u rrekur ta afrojë me diellin, përkushtimi i tij i madh, guximi për të shpresuar, jo shumë për të birin, por për dhjetëra e qindra të tjerë që vuajnë po aq sa ai, është mision human, qytetar, njerëzor, dhe një model kulture i panjohur deri më tash. Duke shpresuar të thithë vështrimin e gjithë shoqërisë, Edmond Tupja me librin e tij, më mbetet vetëm të guxoj: - Vështromë pak, Ges! Pa frikë!