Tom Sleigh: Pse një poet amerikan nuk është patriot?


Nga Dhurata Hamzai

Flet për “TemA” gjatë zhvillimeve të edicionit të pestë të festivalit POETEKA poeti amerikan Tom Sleigh


Ka një lloj opozicioni sot mes intelektualëve më të mëdhenj të Amerikës dhe vetë Amerikës. Kjo gjë u vu re edhe kur lexuat esenë tuaj “Surrealizmi përballë klasicizmit ose përse bëj vrima në togëzën time”. Pse ka ndodhur kjo?


Mendimi im është se ka pasur një lloj opozite nga inteligjenca amerikane në vitet e sundimit të presidentit Xhorxh Bush. Po t’i referohen kujtesës sime, në fakt kanë qenë vitet e Reganit, vitet më të tmerrshme, por edhe vitet e Bushit të cilat erdhën më keq se ato të Reganit. Dhe mendoj se shumë shkrimtarë amerikanë kanë qenë në mënyrë ndjeshmërisht instiktive kështu. Duhet të pranoj se unë nuk jam shumë njeri politik, sado e çfarëdo mesazhi të ketë eseja ime. Por ajo është një e thënë dhe një diçka e ndjerë në mënyrë të hapur, ta bën të paevitueshme të ndahesh nga konceptimi i kohës, e ndjen veten të përfshirë në të. Nuk ka të bëjë me të ndjerit superior, apo inferior, por ka më tepër të bëj me ndjenjën që ke për vendin tënd. Çfarëdolloj ndjenje që ke për vendin tënd, të mirë apo të keqe mendoj se është thelb i një patriotizmi dhe unë duhet të pranoj se vetë nuk kam ndonjë ndjenjë konkrete patriotike apo nacionaliste. Patriotizmi dhe nacionalizmi janë abstraksione për të cilat unë nuk jam i aftë të bëjë ndonjë gjë me ndonjë farë autenticiteti.


Por ju ama protestoni kur shkruani në esenë tuaj se, “unë jam një nga “frytet e vërteta të Amerikës/ që marrosen”, siç i quan William Carlos William. Dhe e paraqisni Amerikën të zbehur nga mitet e kujtesa kulturore, ku ti si kostum tradicional njeh xhinse dhe T-shirt, çfarë lloj autenticiteti është ky juaji?


Është një përjetim imi origjinal, një lloj zbulimi që do ta krahasoja me njohjen e kulturave fetare, që pasi kam hyrë thellë në to më kanë mbushur me një lloj drithërimi, ose në një rast tjetër, në sensin më praktik: Kur unë shoh Xhorxh Bushin e hipur mbi një avion që reklamon se lufta e Irakut mori fund dhe e kuptoj që është ky një absurditet i madh, që nga ai moment nis të përfshihem emocionalisht për të ndjerë këtë që kuptoj, dhe e kuptoj që është një ndjesi tjetër dhe nuk ka të bëjë me ndjenjat patriotike dhe intelektuale. Kjo përkthehet në një lloj gjuhe, të cilën e ndjej të nevojshme ta përdor në poezinë time dhe do të doja të dija se çfarë plane do të më fshejnë rreth kësaj çështjeje dhe se si do të ecin Shtetet e Bashkuara pas çdo zgjedhjeje politike.


Mendoni ju se në Ballkan e vende të tjera të vogla nacionalizmi e cenon poezinë e poetëve?


Këtë le të ma thotë poeti grek Demosthenes Agrafiotis që është ballkanas, mendoj se ai duhet ta dijë më mirë?


Si perceptohet kjo çështje nga ju zoti Agrafiotis? (drejtuar poetit grek që është i pranishëm në këtë intervistë)


Unë kam një koncept tjetër, sepse Greqia nuk është në një pozicion dominant. Megjithatë, në thelb, nuk ka pozicion dominant të një vendi ndaj një vendi tjetër në botë, por varet si shihet nga politika e vendeve të ndryshme, sepse çdo vend mbart mjaft brenda nga problemet e veta. Për ne grekët është edhe një kontekst tjetër për të kuptuar fjalën patriotizëm, domethënë kemi një patriotizëm të vjetër dhe kemi edhe një ndjenjë të thellë patriotizmi të ri, që do të thotë: të pranosh edhe unicitetin edhe të tjerët që të rrethojnë. Është ky një lloj patriotizmi inteligjent, i cili është i aftë edhe të kuptojë ku janë të mirat edhe ku çalojnë ato.


Zoti Sleigh, tashmë sapo u njohe me shfaqjen e nacionalizmës së vendeve ballkanike. Më bën kurioze fakti që ju keni qenë njohur me kulturën e fiseve Maya, ndaj dua të di: Po njohjen me Ballkanin dhe Shqipërinë si e keni kuptuar përmes kryqëzimeve të kulturave?


Për mua të gjitha kulturat janë burime poezish, e poezia buron nga shpirti. E kam thënë në esenë time që shpirti është paracaktuar të takojë trupin që e mbart përtej kornizës së kulturës. Për mua burimet e të gjitha kulturave janë burim çlirimi, lirie.